Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se është miratuar rimbursimi i të gjitha gjobave të vendosura për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në vendet e Shengenit, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. Kohë kur vendi ynë ishtë në karantinë për shkak të koronavirusit.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme ka publikuar edhe listën me të gjithë dokumentet që duhet të dorëzojnë të gjithë individët që duan të rimbursohen, të cilat mund t’i dorëzojnë pranë Tatimeve ose t’ dërgojnë nëpërmjet shërbimit postar.
Dokumentet që duhen pasur në dispozicion janë: mandati i arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, i përkthyer dhe noterizuar, formulari i vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit); fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti); të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN); numër kontakti personal ose adresë email.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar, formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit); fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti); të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN); numër kontakti personal ose adresë email.
Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.
Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën [email protected]
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar ambasadorin Volodymyr Shkurov pasi ky i fundit është bërë diplomat ukrainas rezident në Shqipëri. Kreu i Shtetit...
KRUJË– Vijon operacioni për sekuestrimin e kanabisit në Krujë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se efektivë policie të Durrësit dhe Tiranës kanë “zbarkuar”...
KRUJË– Një i moshuar, 78-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. 78-vjeçari...
TEPELENË– Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase me aftësi t...
ITALI-Një prift italian i cili sapo është kthyer nga Shqipëria është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të koronavirusit.Prifti 54 vjeçar me origjin...
TIRANË- Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pjesë të Shqipërisë. Meteoalb parashikon se sot do të ketë një mot me kthjellime, ndërsa temperat...
TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare epidemiologu Memo Boci. Lajmin për vdekjen tij e ka dhënë Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino....
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë takimin sot në Vlorë mes Edi Ramës, L...
TIRANË– Ambasada Greke në Tiranë ka njoftuar sot se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave për të gjithë qytetarët.Në një njoftim në mediat mësohe...