“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Moti i keq! ‘Ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë, zonat pa energji, Rama inspekton
13 Dhjetor 2021, 06:21Nga DOSJA
TIRANË- Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha. Shumë shtëpi e ndërtesa në Lushnje e Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Banorët në qytetin e Fierit, konkretisht të Ferrasit dhe Levanit janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur krejtësisht. Sipërfaqet e tokave bujqësore në rrethinat e Fierit janë ende nën ujë. Prurjet në lumin Vjosa kanë pësuar rënie si dhe janë larguar ujërat që bllokuan ditën e djeshme qarkullimin.
Në 48 orët e fundit Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, e cila ka mbuluar rrugët, ndërsa mësohet se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm. Për pasojë, në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike. Probleme ka pasur edhe në Qarkun e Korçës, ku si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe ngrica në rrugë. Sipas raportimeve të para, segmentet si Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje, ndërsa grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren në mënyrë që të krijojnë lehtësi për drejtuesit e mjeteve. Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura më zinxhirë.
Problemi me energjinë elektrike vijon të jetë prej afro 3 ditësh në fshatrat e Devollit, në disa fshatra të Moglicës dhe Gorës së bashkisë Maliq dhe disa fshatra, si në Velçan e Trebinjë të Pogradecit kurse në bashkinë e Pustecit energjia u rilidh sot. Moti i keq ka lënë pa drita edhe disa fshatra në Gjirokastër. Reshjet e dendura kanë zhvendosur shtyllën e tensionit të lartë dhe si rezultat linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë funksionit. Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm. Si rezultat i rritjes së nivelit të ujit, në Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.
Ndërkohë, situata në Elbasan është qetësuar. Mësohet se pas disa ditësh reshje të dendura, prurjet e lumenjve dhe të përrenjve janë ulur. Për momentin mësohet se akset rrugore janë të hapura dhe mund të kalohet pa problematika. Në aksin nacional Librazhd-Steblevë segmenti Librazhd-K/Borovës qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Me zinxhirë kryhet qarkullimi në Borovë-Klenjë. Në njësinë administrative Orenjë, Lunik në Librazhd, në Prrenjas dhe në fshatin Benë në Labinot Mal janë dëmtuar kabinat elektrike duke lënë zona pa energji.
Situata në Qarkun e Shkodrës duket se është stabilizuar pas pushimit të reshjeve të shiut dhe dëborës që pushtuan këtë qark për disa ditë me radhë. Kështu, mësohet se në zonat malore, në akset ku kishte prezencë të ngricave është kryer pastrimi i tyre si dhe është hedhur kripë. Ndërkohë, niveli i ujit në lumin Drin dhe Buna janë ulur dhe nuk përbëjnë rrezik, por problem mbetet furnizimi me energji elektrike, ku ende zona e Lëpushës dhe Vermoshit janë pa drita dhe nuk dihet se kur mund të rikthehet rryma.
Edhe pse u inaugura me ‘bujë’ të madhe, Rruga e Arbrit, aq shumë e nevojshme për dibranët, u bllokua nga reshjet e dëborës në zonën e Qafës së Murrizit. Për këtë arsye, për disa orë Policia Rrugore bllokoi qarkullimin e automjeteve, ndërsa me anë të një njoftimi të dytë, Policia tha se nuk do të lejonte qarkullimin e asnjë automjeti në këtë aks që nuk përdorin goma dimërore si dhe me zinxhirë.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, duke inspektuar zonat që janë prekur nga përmbytjet. Kreu i qeverisë ka zbritur në terren duke parë dëmet që janë shkaktuar nga uji, më saktësisht në zonën e Ferrasin dhe Cervenin.
TIRANË- Ndonëse aktualisht nuk ka përhapje masive në Europë, mutacioni “Omicron” parashikohet të mbizotërojë në muajin janar edhe në Shqipëri, i cili ende ...
SHKODËR – Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar probleme në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas informacioneve të fundit, zonat e Vermoshit dhe Lëpushës...
TIRANË- Edhe pse kanë kaluar gati 4 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, mësuesit ende nuk kanë marr regjistrat zyrtarë nga ministria e arsimit por nga...
TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi dy anëtarët e rinj të SPAK pas pikëzimit kontrovers dhe intervistimit në mbledhje me dyer të mbyll...
TIRANË – Përplasja e sotme brenda selisë së Partisë Demokratike ka qenë një përplasje nervash mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka gjetur asnjë karrige në një nga sallat e Partisë Demokratike. Teksa u fut me grupin e ri themelimit papr...
TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali B...