“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Bie numri i infektimeve, MSH: 195 raste pozitive, 9 viktima në 24 orët e fundit
11 Tetor 2021, 16:05Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– 9 persona kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ndërsa nga 2,569 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, ndërsa janë shëruar 347 të tjerë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh. Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Tetor 2021) Raste të reja ditore 195 Të shëruar në 24 orë 347 Të shtruar në spitale 161 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2,569
Testime totale 1,240,204 Raste pozitive 175,163 Raste të shëruara 165,434 Raste Aktive 6,952 Humbje jete 2,777
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Një qytetar, i cili doli në protestë ditën e sotme para kryeministrisë në lidhje me rritjen e çmimeve u shpreh se rritja e pagave nuk dëmton...
Tre vitet e fundit, përherë e më shumë ushtarë të rekrutuar në shërbimin ushtarak, rezultojnë të kenë dezertuar dhe të gjithë ata kanë deklaruar më pas gjatë he...
Rastet globale të depresionit dhe ankthit u rritën me më shumë se një të katërtën gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë, sipas hulumtimit të ri. Shkencëtarët ...
Në Shqipëri nuk ka vetëm kredi për të blerë shtëpi, për ta arreduar atë, apo edhe për të kaluar pushimet. Dy vitet e fundit sollën atë që u quajt kredia e shëri...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbledhur për herë të parë në një takim, drejtuesit e “bluve” në të gjithë qarqet...
TIRANË– Më shumë se 1 vit hetime ka sjellë prangosjen e disa personave që “zhvatën” qytetarët shqiptarë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit...