“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
15 Shtator 2021, 16:12Nga DOSJA
TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se betejën me virusin e ka humbur: një 60-vjeçare nga Lezha; një 67-vjeçare nga Vlora 67 vjeç; një 73-vjeçar nga Berati dhe një 79-vjeçar nga Librazhdi. Ndërkohë që nga 5480 testime, të kryera janë identifikuar 992 raste pozitive, duke e çuar në mbi 12 mijë numrin e pacientëve aktivë me COVID. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 843 qytetarë të tjerë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 992 qytetarë, në këto bashki: 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë.
Janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 992 Të shëruar në 24 orë 843 Të shtruar në spitale 194 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 5,480
Testime totale 1,131,553 Raste pozitive 159,423 Raste të shëruara 144,122 Raste Aktive 12,744 Humbje jete 2,557
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vjasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Në fotot e pub...
TIRANË– ‘Shqipëria e sigurtë”, kështu titullohet pjesa e programit të qeverisë “Rama 3” që ka në përbërje të saj nisma në lidhje me sigurinë në vend. Në pr...
TIRANË- Pesë persona janë vendosur në pranga ditën e sotme në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 prej tyre ishin shpallur në kërkim. Një gr...
TIRANË– Drejtësia nuk kishte si të bënte përjashtim në programin e qeverisë së Rama 3. Në program theksohet se Reforma në Drejtësi është ende një luftë për...
TIRANË– Shpalosen premtimet e qeverisë Rama 3 për 4 vitet e ardhshme, ku synimi është që Bursa e Energjisë të bëhet operacionale në shkurt të vitit 2022. B...
TIRANË – Policia rrugore ka kryer disa kontrolle intensive në gjithë vendin nëpërmjet radarëve dhe droneve dhe gjendja është e frikshme. Rastet më të shpes...
TIRANË- Ditën e sotme Bashkimi Europian mori një vendim të rëndësishëm për vendin tonë duke njohur certifikatën e vaksinimit.Për këtë vendim ka reaguar dhe...
BRUKSEL- Sot, shtatë vendime të reja që vërtetojnë se certifikatat COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panama...
Aktualitet15 Shtator 2021, 14:35
TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar nj...