Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Mungesa e KMSH në xhami, Rama: U ndryshua programi i Erdogan
27 Janar 2022, 22:11Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mungesë e përfaqësuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë në Xhaminë e Namazgjasë, ditë kur në Tiranë erdhi Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. I ftuar në “Open”, Rama tha se pati një ndryshim axhende. Ai shtoi më tej se teorit që Erdogan do bëjë shumë xhami në vendin tonë janë gënjeshtra.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Në xhami hymë për të parë restaurimin, ishim me ministren e Kulturës dhe ikëm. Pjesa e faljes që do të bënte ai, u anulua, u shkëput dhe ikëm. Erdhi vetëm për të parë restaurimin. Në programin e mëparshëm ishte që ai do të bënte faljen atje, por u ndryshua programi.
Robert Rakipllari: A munguan përfaqësues të Komunitetit Musliman?
Edi Rama:Edhe njëherë po jua them, ishim atje, në programin e mëparshëm ishte që ai do të bënte faljen atje, por u ndryshua programi. Unë do e çoja atje dhe do ikja se unë…
Robert Rakipllari:Pse munguan përfaqësues të Komunitetit Musliman?
Edi Rama: A po më dëgjoni mua çfarë po them?
Eni Vasili: Pra nuk kishte asnjë gjë zyrtare për të bërë faljen?
Edi Rama:Jo nuk kishte. Këto teoritë që erdhi Erdogani e do muslimanizojë Shqipërinë, do xhamizojë, janë dokrra, gënjeshtra.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Teksa po flitej për sondazhet në Opinion, ish-kryeministri Sali Berisha është ngritur nga karrigia dhe ka shkuar pranë prezantuesit Blendi Fevziu p...
TIRANË- Prezantuesi i Opinion Blendi Fevziu është nervozuar gjatë emisonit të sotëm. Kjo pasi në ekran nuk po i shfaqeshin sondazhet e plota.Kjo ka bërë që...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka mohuar krijimin e një koalicioni me LSI-në dhe parti të tjera në vend. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Kl...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në “Open” paralajmërimin që ka bërë para disa vitesh për situatën në Partinë Demokratike dhe betejën Berisha...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka hequr mundësinë që në zgjedhjet e pjeshme të vendos kandidatë të pavarur. I ftuar në emisionin Opinion në Tv...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të krijojë një parti të re. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se p...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se për kandidatët e zgjedhjeve të pjeshme, do të bëj zgjedhje primare ditën e djelë. I ftuar në emisonin...