All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

‘Na lanë tetë ditë pa bukë’ Asije Habili tregon historinë tragjike të vdekjes së motrës 8-vjeçare në Tepel

8 Nëntor 2019, 14:45 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Ishte fëmijë kur u internua bashkë me gjithë familjen në Berat, e më pas, në Tepelenë. Asije Habili e rrëfen me detaje jetën e tmerrshme në kampet e internimit. Nis në vitin 1945, me internimin në Berat, ku qëndruan katër vite, për të shkuar më pas në Tepelenë, në vitin 1949. Asija i mban mend të gjitha vuajtjet, por veçon një prej tyre. Kurrë nuk i shlyhet nga shpirti dhimbja për motrën, që mbeti në një shpat mali në Turan. Desi ishte tetë vjeçe kur u sëmur në kamp, ku humbën jetën shumë fëmijë të familjeve të internuara.  Kemi shkëputur një pjesë nga rrëfimi i Asije Habilit, për të motrën Desin dhe ditët e fundit në kampin e frikshëm të Turanit, atje ku dha frymën e fundit e vogla, Desi.

Na lanë 8 ditë rresh pa bukë dhe asnjë mundësi për t’u ushqyer. Njerëzit filluan të vdesin nga uria. Ndërkohë, drurët e shkurret rrotull kampit, u “pastruan” nga gjethet, që filluam t’i mbledhim e t’i ziejmë në formë lakrash, me një dorë oriz, sa për të shuar urinë. Filloi dizanteria në masë dhe kufiri që dallonte njeriun nga shtaza, ishte shumë afër. Njerëzit u bënë si të çmendur e flisnin me vete. Në këto kushte, ne duhej të mendonim edhe për sëmundjen e Desit të vogël, 8 vjeçe. Ajo ishte e uritur dhe nuk kishim asgjë ç‘t’i jepnim. Mbaj mend që i thoshte Nanë Dijes (Dije Hoxha, nga Luzi i Madh, e internuar me dy vajzat, Bakushen dhe Dritën),  – “Pse, nanë Dija, kto laknat tueja zijnë mô shpejt?!…”

– “Ashtu!? Hajt Desi, se të jap nana ty lakna, tashi, menjiherë!” I jepte nga pjesa e vajzave të veta, të sëmurës Desi. Ne ishim gjashtë fëmijë, “laknat”, një përzierje gjethesh rrushi të egër, ferrash e barishtesh, i vinim në sasi më të madhe, çka kërkonte më shumë kohë të zienin, por Desi nuk priste dot.

Pas 8 ditësh urie të skajshme, filluan të na sjellin bukë misri nga Berati. Bukë kishte emrin, sepse në fakt ishte diçka si punë brumi, i mykur, gati jeshil, i papjekur fare dhe në sasi krejt të vogël për nevojat e njërëzve. Filluam ta racionojmë dhe ta ndajmë. I takonte pa ekzagjerim, një copë e barabartë me një kuti shkrepëse të sotme, që mban 50 fije. A mund të rronte njeriu me këtë sasi ushqimi?!… Por vdekjet e shumta, në fakt, sikur e lehtësuan disi këtë uri. Vdisnin mbi 8 ose 10 vetë në ditë. Kur vdisnin 3 ose 4, quhej ditë me pak të vdekur. Aty ishin 8 kazerma dhe për 2 muaj vdiqën, kush i mban mend sa njerëz, gjysma ndoshta.

Njëherë, e shoh Desin që hëngri një racion tepër, dhe si më e madhe, i them:  –Pse e hëngre edhe racionin tim? Ajo më sheh e trembur dhe si e habitur, ndërsa ndërhyn Nanë Vathja që thotë: –S’ka gjë, se unë nuk dua, le ta hajë Desi copën time!

Deri sa të vdes nuk me harrohen ato pamje, kur ne s’kishim si ta ushqenim apo kuronim motrën tonë të vogël, e cila vdiq më shumë nga uria, sesa nga sëmundja. Kushtet higjenike ishin të tmerrshme. Na jepnin mundësi vetëm një herë në javë të lanim rrobat në përrua, thjesht me ujë mali, pa sapun, detergjente, etj.. Na shoqëronin e ruanin me policë, të cilët ishin ca ish–partizanë, që s’kishin asgjë të përbashkët me njeriun.

Të internuarit i ndanë në 2 grupe, të aftët për punë dhe të pamundshmit, për shkak të moshës, etj.. Neve që quheshim të rinj, unë dhe Ragipi, na dërguan në Memaliaj, ku punonim me kazmë për hapjen e rrugës automobilistike. Jetonim në çadra të ushtrisë.

Një mëngjes, vjen një roje dhe më njofton se më kërkonte vëllai. Dal te rrethimi dhe takoj tim vëlla, Ragipin, i cili më thotë të bëhem gati e të shkoj në kamp, sepse kishte ardhur Dajë Hekri (Hekuran Saraçi, daja, shën. ynë) që kishte porosi nga Bab Rama të mos kthehej pa i parë të gjithë fëmijët. Unë e kundërshtoj dhe i them: “Po ti, pse nuk vjen?!” Ai më shpjegon se nuk e linin të ikte nga puna.

Nisem për te kazerma bashkë me një plak që na sillte ushqimin me kalë, i cili ishte nga Malësia e Shkodrës. Rrugës, ai më pyeste se sa motra apo vëllezër kisha, sa vjeç ishin, etj… Unë nuk po u jepja dum fjalëve të tij, megjithatë, i thashë se jemi 3 motra e 3 vëllezër! Ai më pyeste për emrat e për moshën dhe gati më bezdisi me ato pyetje që unë i quaja trashanike! Kur afrohem afër kampit në Turan, aty dëgjoj zëra grash që pëshpërisnin: “Ja kësaj i ka vdekur motra!” Nuk po e kuptoja dhe më dukej e pabesueshme që ato fjalë të ishin për mua! Kur mbërrij në kazermën nr.2 ku ishte familja ime, mësoj se Desi ishte varrosur! Filloj e ulurij… dhe sot e kësaj dite, nuk më del hidhërimi për humbjen e motrës. Doja të shkoja ta shihja edhe njëherë e këmbëngula të hapnim varrin, sa për ta puthur për herë të fundit. Më sqaruan se e kishin futur direkt në tokë, pa arkivol, apo “shulse”, ose dërrasa varri që të mund të mbronin kufomën. Ma bënë të qartë se gjithë ato gurë e dhé e kishin prishur tashmë fytyrën e saj të njomë! Qaj aty derisa s’më dilnin më lotë e kthehem me shpirtin copë në kazermë, ku vazhdonte jeta e internimit! Edhe sot, më thotë mendja, e di vendin ku është varrosur, në atë shpat kodre në Turan…

Intervista e realizuar nga Neritan Kolgjini

Marrë  nga  Kujto.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur asije habili me vdiq motra 8 vjece tepelenë turan asije habili me vdiq motra 8 vjece tepelenë turan


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë