LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i Çilit, Mustafa Nano: Akuzat janë të rënda, nëse nuk provohen do të bëj një Henri’s Party

29 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
Arrestimi i Çilit, Mustafa Nano: Akuzat janë të rënda,

TIRANË- Analisti dhe moderatori Mustafa Nano ka reaguar për arrestimin e Henri Çilit. Në një shkrim të publikuar sot Nano shprehet se ka ngelur i befasuar nga arrestimi i kolegut të tij dhe nuk i beson akuzat që janë ngritur mbi të, pasi i cilëson të rënda.  “Gjërat që thuhen në adresë të tij janë të rënda. Në daltë ndryshe, mua sigurisht do të më vijë shumë mirë. Madje, do dal të bërtas: Halleluja! Dhe do të bëj një Henri’s Party”, shkruan Nano.

SHKRIMI I PLOTË

Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një ditë pasi kishte ndodhur. Më duhet të them se u kapa në befasi. Ishte si të dëgjoja një gjë të pamundur, të pabesueshme. E nuk ishte thjesht arrestimi. Edhe akuza është tronditëse. Mendojeni pak! Flitet mbi përpjekje për të manipuluar drejtësinë në të mirë të ca njerëzve që janë dënuar për vrasjen e një polici të republikës. Dhe mua këto nuk më puqen me Henrin që unë njoh, që është botuesi i librave të mij prej vitesh, që është ai që më ka financuar me logjikë mecenati, d.m.th në këmbim të asgjëje, gazetën online Respublica (në kohët që ajo ishte e imja), që është punëdhënësi që pagesat m’i ka bërë gjithë kohën vetëm në rrugë bankare, që ka bërë UET-in (një prej universiteteve më të mira private).

Ky ka qenë Henri “im”, të cilin nuk ma ka bërë asnjëherë të largët Henri “i të gjithëve”, d.m.th sipërmarrësi që është përdorur e ka përdorur, që ka kërcyer majtas e djathtas, që ka qenë i afërt me Berishën, Ramën, Metën, Bashën, e me të shumtit e eksponentëve të jetës publike shqiptare, që ka qenë pjesë organike e establishmentit politik e ekonomik, që ka miq e armiq (më shumë armiq sesa miq, supozoj), që i pëlqen shumë “mettersi in piazza”, që e shijon shumë famën, vizibilitetin, ndikimin publik, që nuk ka lënë përpjekje pa bërë me synimin për ta kapitalizuar këtë ndikim publik.

Unë, ç’është e vërteta, nuk pretendoj se e njoh Henrin si sipërmarrës, nuk kam ide se ç’bën ai me bizneset e veta, se si i ecin ato, por kam përshtypjen se është, në versionin më “monstër”, një biznesmen tipik shqiptar, një biznesmen i kohëve që kemi jetuar e jetojmë. Këto konsiderata, sidoqoftë, nuk kanë rëndësi. Sepse në këtë mes nuk kanë rëndësi mendimet e askujt. Rëndësi ka që drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet e të hedhë dritë të plotë, mbi atë që ka ndodhur. Madje, jo vetëm duhet të lejohet, por edhe duhet të inkurajohet e të mbështetet. Veçse jo kështu si e ka nisur, me rrjedhje “të paqëllimshme e të pafajshme” informacioni, me insinuata ndaj ndonjë “zyrtari të gjykatës së lartë” (është e çuditshme që rrjedh çdo gjë prej dosjes, por jo emri i këtij zyrtarit), me kryepolicin e Republikës që e sheh të udhës të dalë vetë për të informuar publikun mbi këtë aksion, me ministrin e brendshëm e kryeprokurorin që dalin e na e shesin arrestimin e Çilit si “fryt të reformës në drejtësi”, etj.

E megjithatë, pavarësisht këtyre çudive në këtë proces që sapo ka filluar, askush nuk ka bërë ndonjë spekulim mbi pilotimin politik të këtij procesi. Dhe kjo është një gjë e mirë, që krijon një klimë të paqtë hetimi e gjykimi e që nuk të jep arsye të dyshosh në drejtësinë e vendimit që do të merret në fund. Dhe kështu, nëse akuzat që janë bërë ndaj Henrit do provohen nga një gjykatë (sepse gjykata është që i provon, nuk janë policët e prokurorët; aq më pak inkuizitorët online), unë sigurisht që do tronditem, madje më shumë sesa prej arrestimit të tij, por nuk do kem zë për ta marrë në mbrojtje. Madje, as për të shprehur keqardhje. Sepse, përsëris, gjërat që thuhen në adresë të tij janë të rënda. Në daltë ndryshe, mua sigurisht do të më vijë shumë mirë. Madje, do dal të bërtas: Halleluja! Dhe do të bëj një Henri’s Party.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 35 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili mustafa nano arrestohet henri cili henri cili mustafa nano

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë