Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar një regjistrim audio të erërave marsiane dhe tingullin e një lazeri drejtuar një shkëmbi. Ato u regjistruan nga sonda Perseverance, ndërsa filloi për herë të parë të përdorë instrumentat e saj shkencorë të sofistikuar.
Regjistrimet, të publikuara nga NASA të mërkurën, u bënë nga instrumenti SuperCam i sondës, i krijuar nga bashkëpunimi mes Laboratorit Kombëtar Los Alamos (ILANL) në New Mexico dhe agjencisë hapësinore franceze, Qendra Kombëtare e Studimeve Hapësinore (CNES).
Instrumenti është montuar në direkun e sondës dhe përmban një kokë 5.6 kilogramëshe me sensorë që mund të kryejë pesë lloje analizash për të studiuar gjeologjinë e Marsit dhe për të ndihmuar shkencëtarët të zgjedhin se nga cilët shkëmbinj duhet të merren mostra në kërkim të shenjave të jetës.
Sonda lëshoi impulse lazeri në një shkëmb rreth tre metra larg, të cilat mund të dëgjohen në regjistrime si tinguj klikimi. Shkencëtarët do të jenë në gjendje të studiojnë ndryshimet në intensitetin e tingujve për të dhënë informacion në lidhje me strukturën fizike të objekteve dhe nëse ata janë kandidatë të mirë për analiza më nga afër.
Regjistrimet janë pjesë e kontrolleve të integritetit të sistemit që kryhen për t’u siguruar që të gjitha instrumentet funksionojnë siç duhet.
Që kur sonda Perseverance, me madhësinë e një automobili, zbarkoi në Mars më 18 shkurt, ajo ka kryer kontrolle për të gjitha sistemet dhe nënsistemet e tij. Të dhënat e hershme nga testet e instrumentit SuperCam – përfshirë tingujt nga Planeti i Kuq – kanë qenë intriguese.
Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë gjurmë biologjike të ngulitura në mostrat e mbetjeve antike që sonda Perseverance do të nxjerrë nga shkëmbinjtë marsianë për analiza të ardhshme kur të jenë marrë në Tokë.
Marre nga VOA
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Shkencëtari kryesor i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson, Paul Stoffels ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të prodhojnë 3 miliardë doza vaksina...
ALGJERI– Algjeria regjistroi 13 rastet e para të variantit të koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Nigeri, gjithashtu testoi shtatë persona të tje...
KOSOVË– Ende pa u bërë publike emrat e qeverisë Kurti II, po flitet se në disa poste ministrore do të riemërohen disa prej ish-ministrave të qeverisë Kurti...
KOSOVË- Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të shkojë të takojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nëse ...
SHBA- Vaksina amerikane Covid e Novavax është 96% efektive kundër Covid-19. Reuters shkruan se rezultatet e fazës së tretë të studimit të vaksinës treguan që Na...
SHBA– Nga muajt e bllokimit në veshjen e maskave në dukje të pafund, shkollimin në shtëpi dhe lodhjen e takimeve të Zoom, ka disa aspekte të pandemisë Cov...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
KOSOVË- Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se opoz...
BRUKSEL– Eurodeputetët kanë votuar për të shpallur BE-në një zonë të lirisë LGBTIQ-së, në një protestë simbolike kundër politikave diskriminuese të promov...
SUEDI- Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf dhe gruaja e tij Mbretëresha Silvia mbajtën një ceremoni ditën e sotme për të nderuar viktimat e koronavirusit. The Gua...