LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Natyra e egër’ gjithmonë në “modë”! Turizmi i aventurës i reziston pandemisë, ndikon edhe mungesa

3 Janar 2021, 06:15 Nga DOSJA
‘Natyra e egër’ gjithmonë në “modë”!

Thethi është gjithmonë i magjishëm. Nuk ka rëndësi sa herë kthehesh, gjithmonë do të të duket më i bukur se herën e fundit që e ke vizituar. Sigurisht, në prag të dimrit, grija e kohës është pjesë e pandarë, por nuk e zbeh aspak natyrën.

Nga Qafa e Thorës e deri sa të zbresësh në Theth, të duhet një makinë e lartë (4×4). Rruga nuk është edhe aq e keqe, por në gjurmën e saj po punohet dhe normalisht është vetëm në fazën e parë të zgjerimit, sheshimit dhe vendosjes së masave anësore që pengojnë rrëshqitjen e dheut.

Mund të shkosh edhe me makinë më të vogël, por duhet të ecësh shumë më ngadalë. Investimi që po bëhet nëpërmjet një fondi të Bankës Botërore, i cili përfshin edhe aksin për në Theth, është në vazhdim dhe synon të ndikojë pozitivisht, duke dhënë akses më të lehtë në një destinacion të frekuentuar të turizmit të aventurës. Teksa zbret nga makina mund të shquash disa furgona të parkuar në një nga sheshet në hyrje të Thethit.

Të gjithë të agjencive turistike, pasi janë të loguar me emrat e tyre. Ka edhe nga ata që kanë ardhur individualisht, me makina private, sikurse edhe ne. Njerëzit aty rrotull po pinë cigare e po shpijnë këmbët pas udhëtimit në pritje që përfaqësuesi i agjencisë të flasë me hotelin (bujtinën) për të ndarë dhomat.

Janë grupe shoqërore, kryesisht të rinj, të cilët kanë vendosur të shfrytëzojnë kohën e mirë të këtij paradimri të vonuar për të bërë edhe një tjetër aventurë, në një periudhë aspak të zakonshme, ku pandemia thuajse ka zbehur çdo moment të bukur. Gjetja e një restoranti vetëm për drekë ishte pjesa më e vështirë e vizitës sonë. Bujtinat kryesisht u shërbejnë vetëm atyre që do të bujtin aty. Gjithsesi, duke pyetur, arrijmë ta gjejmë një. Ndoshta rruga e gjatë dhe uria bënë që edhe pse restoranti që në internet kishte review (përshtypje lënë nga vizitorët) shumë modeste, të na dukej një drekë e mirë.

Pas kësaj, një shëtitje është gjithmonë e këshillueshne dhe përmes saj ke mundësi të takosh tek-tuk ndonjë banor ose vizitor, si dhe të shohësh sesi Thethi i disa viteve më parë që kishe vizituar ka ndryshuar. Numri i bujtinave është shtuar, ka ndërtime të reja që i përshtaten zonës, ka edhe nga ato çatitë e kuqe që stonojnë plotësisht, por duket se janë ndërtuar kohë më parë në vrullin e fillimit.

Thethi i ka të gjitha, por ajo që i ka munguar janë turistët e huaj. Këtë ta konfirmojnë edhe banorët e zonës, teksa të përshëndesin rrugës. Turistët shqiptarë të aventurës nuk kanë arritur dot të plotësojnë boshllëkun që kanë lënë çekët, gjermanët, anglezët, të cilët prej vitesh e kanë kthyer në destinacion të parapëlqyer, por sërish e kanë mbajtur gjallë turizmin malor dhe hapur dyert e një pjese të mirë të bujtinave.

Turizmi malor, rriten investimet në struktura akomoduese

Gëzim Olaj, prej 25 vitesh, ndan jetën mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Në vitin e pandemisë të pandemisë, kur bizneset që ka në Britani janë mbyllur apo kufizuar për shkak të situatës, ka vendosur që forcat t’i përqendrojë tek investimi i tij në Qafën e Thores. Është një kombinim strukturash me shtëpiza, ku katër prej tyre janë me kapacitet akomodues gjashtë persona dhe tetë të tjera me nga dy shtretër. Në total, kapaciteti akomodues është 40 shtretër. Teksa mbërrin tek “Buni i Bajraktarit”, siç është pagëzuar struktura, sheh se punimet po vazhdojnë.

“Kam lindur në fshatin Bogë, te shtëpia e Bajraktarit dhe prona ku kam investuar është e familjes sime. Prej rreth 9 vitesh kam investuar në këtë zonë, duke u rritur gradualisht. Kam bërë një kombinim mes turizmit malor dhe agroturizmit në zonë, duke pasur si synim nxitjen e të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, sepse mund të krijohen kushtet që të jetojnë edhe në këtë zonë shumë mirë” – pohon ai. Gjithçka në këtë zonë, që është kthyer në një prej pikave më të njohura në rrjetet sociale, nisi me ndërtimin e një lokali druri ku shërbeheshin ushqimet bio të zonës dhe më pas, çdo vit ka vazhduar me zgjerim sistematik të aktivitetit.

“Para dy vjetësh kam krijuar fermën time të dhive, që konsiston në 500 krerë dhi të racës autoktone të Thethit dhe të Hasit. Jam i kualifikuar si veteriner, Zgjedhja nuk ka qenë rastësore që të jenë racë autoktone, duke synuar të jenë sa më të egra, jo me regjim stallor, por që kullosin në lartësinë 2200 metra mbi nivelin e detit e për rrjedhojë, kecat e bulmetrat janë bio. Që në fillim e kam menduar të ishte një cikël i mbyllur brenda biznesit, pra nga ferma e perimet tek restoranti e më pas shtëpizat që jepen për fjetje” – na tregon ai.

Jo shumë larg nga Qafa e Thores, ku ka ngritur këtë strukturë, na pohon se po ngre një tjetër që do të jetë një resort malor ku projekti parashikon një pistë skish. Në lidhje me fermën mendon se do të zgjerojë investimin edhe me një baxho, dhomë tharje të mishit sipas traditës. Por cilët janë turistët që vizitojnë strukturën aktuale?

“Zakonisht vijnë polakë, çekë, gjermanë, izraelitë dhe së fundmi, edhe anglezë dhe amerikanë. Ne punojmë nga muaji maj e deri në tetor-nëntor zakonisht, mirëpo për momentin nga viti që vjen, do të mbajmë hapur strukturën edhe në dimër, sepse po krijojmë kushtet e nevojshme. Nëse flasim për 2020-n, mund të themi se ka qenë i vështirë, për shkak të pandemisë dhe në kohën e karantinës e kufizimeve, nuk ka pasur turistë. Por nga korriku e më pas gjithçka ndryshoi.

Kanë qenë turistët shqiptarë që pëlqejnë natyrën e aventurën. Sigurisht, një pjesë kanë ardhur, edhe sepse s’mund të ikin dot jashtë. Nëse bëjmë një bilanc, mund të themi se për nga qarkullimi, kemi qenë thuajse njëlloj me 2019-n më parë, pasi mungesën e të huajve e kanë kompensuar turistët vendas” – thekson Olaj.

Ai shprehet i kënaqur që ka gjithmonë e më shumë vëmendje për zonat malore dhe se shqiptarët, të cilët i vizitojnë për herë të parë, rikthehen. Në këtë mënyrë, edhe bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, bëhen më të përgjegjshëm për rritjen e cilësisë dhe shërbimit.

“Mendoj se jemi në pikën më të lartë ku shërbehet në Shqipëri, që është Qafa e Thores, me 1720 metra lartësi. Kjo qafë po kthehet në një pikë referimi për panoramën” – shprehet ai. Lidhur me planet në vijim na tregon se për momentin shfrytëzon 3 hektarë tokë për fermën dhe serat. Ndërkohë po aplikon për të përfituar nga fondet që jepen nëpërmjet programeve të qeverisë për një stallë lopësh, një derrash dhe një tjetër për kuaj.

“Mendojmë që të kemi të paktën 20 kuaj në funksion të agroturizmit, por edhe si një formë transporti apo shëtitjeje për moshat e treta, që e pëlqejnë turizmin e aventurës, por e kanë të pamundur të përballojnë terrenin sfidues në këmbë. Edhe në këtë rast, do të jetë një racë autoktone e kalit të shalës, siç e ka tradita e këtyre anëve” – pohon Olaj.

Nuk është rastësi investimi i përgjithshëm që ka bërë në turizëm. Edhe në Britani, një prej bizneseve është një agjenci udhëtimi, e cila viteve të fundit ia ka dalë të sjellë në Shqipëri chartera të tërë me turistë britanikë.

“Para pandemisë kishte herë pas here chartera nga Anglia për në Shqipëri. Më 12 mars, kur u vendos karantina, kam qenë duke programuar charterat e radhës drejt Shqipërisë, por tashmë gjithçka ka ndalur. Mendoj se tani do të na duhen 3-4 vjet për të ardhur në pozicionin që ishim para marsit 2020. Turistët anglezë e duan shumë natyrën e ashpër të Alpeve dhe Bjeshkëve. Ju pëlqen shumë pamja e këtyre zonave. Madje një nga aspektet më interesante që përmendin është vëzhgimi i yjeve, të cilat duken qartë natën. Ata pëlqejnë edhe ushqimet bio. Zgjedhin që të gërshetojnë qëndrimin në pika të ndryshme në Shqipëri, por 3-4 ditë i duan në mal” tregon ai.

Valbona, me vendas dhe turistë të Kosovës

“Fusha e gjësë” është struktura me kapacitetin më të madh akomodues në zonën e Valbonës, me të paktën 120 shtretër. Mirash Lamsi, pronar i strukturës që hapi dyert 15 vite më parë, tregon se pandemia ka dhënë efekt negativ në tërësi, duke pasur parasysh që kanë munguar tërësisht të huajt që janë edhe eksploratorët më të mëdhenj të zonës.

“Në numra mund të themi se ka pasur 50% më pak turistë në 2020, në raport me një vit më parë. Kryesisht janë turistë vendas, më së shumti Tirana, dhe turistë nga Kosova. Çmimet nuk i kemi ndryshuar, por net-qëndrimet kanë qenë të shkurtra, pjesa më e madhe ka qëndruar vetëm një natë. Në raportin shqiptarët e Shqipërisë apo ata të Kosovës, ai thotë se dominojnë të parët. Lamsi vëren se shpenzimet mesatare të bëra pranë strukturës kanë mbetur në të njëjtat nivele si më parë, duke mos krijuar idenë se pandemia i ka bërë më “dorështrënguar” turistët.

Përpara pandemisë, struktura e tij gëlonte nga gjuhët e gjithë botës, pasi të tillë ishin edhe turistët që e vizitonin. Por në 2020, të huajt munguan, ndaj fokusi këtë vit kanë qenë investimet.

“Ne presim që pjesa e dimrit të jetë dobët në turizëm, pasi kështu ka qenë tradicionalisht. Duke shtuar këtu dhe pandeminë, nuk presim ndonjë surprizë. Këtë kohë e kemi shfrytëzuar dhe po punojmë me ndërtime të reja, në funksion të strukturës. Kemi ndërtuar një hotel të ri që i shtohet kapacitetit aktual” – tregon ai. Struktura funksionon si një biznes familjar, por për hir të madhësisë ka të punësuar, sipas nevojës, edhe 6 punëtorë të tjerë.

Pandemia shtyn familjet drejt Razmës, në kërkim të ajrit të pastër

COVID-19 zhvilloi një sjellje të re konsumatore, e shfaqur në sektorë të ndryshëm. Një tendencë e ngjashme nuk mungoi edhe te turizmi. Strukturat akomoduese të vendosura në zonat malore vunë re një rritje të menjëhershme të frekuentimit në periudhën post-karantinë.

Tendenca vinte në kushtet kur grumbullimet masive që ndodhin në bregdet nuk janë të tilla në zonat malore me natyrë. Ajo lidhej edhe me një ide se në kohë pandemie, natyra, dielli e ajri i pastër janë armët më të mira kundër virusit.

Eva Ferkaj, e cila me bashkëshortin zotëron një strukturë akomoduese në zonën e Razmës, shprehet se kanë pasur fluks të vizitorëve. Kapaciteti akomodues i “Kullës së Artë” është 80 dhoma dhe thuajse çdo fundjavë është plot. Struktura hoteliere, e cila operon prej të paktën gjashtë vitesh, u lindi si ide për t’u shkëputur nga puna në administratën publike e për të investuar dhe për të menaxhuar diçka të tyren.

“Turizmi na u duk me interes, duke pasur parasysh që për Razmën ka pasur kërkesë dhe frekuentimi po rritej vit pas viti. Fillimisht ndërtuam një hotel apo ‘kulla e madhe’ siç i themi ne, e më pas, me rritjen e kërkesës, u zgjeruam edhe më tej me kapacitet shtesë. Kemi vënë re se klientela është gjithmonë e më shumë përzgjedhëse, duke kërkuar kushte dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë brenda objektit. Ndaj nuk e kemi lënë thjesht si një hotel, por kemi shtuar edhe investime të tjera si pishinë, sauna, salla lojërash, palestër, hamami. Duke pasur parasysh rritjen e kërkesës, ndërtuam edhe një hotel të dytë më luksoz se i pari, vetëm me suita” – thotë Ferkaj.

E teksa pandemia ka dhënë efekt në çdo sektor, pritshmëria është që të ketë ndikuar sadopak edhe te vetë ata. Me bindje na tregon se pas heqjes së kufizimeve e në vazhdim kanë pasur mbingarkesë.

“Nuk kemi pasur asnjë rast me COVID-19 në strukturë, pasi për shkak të hapësirave në dispozicion, kemi mundur të respektojmë protokollet. Kemi pasur mbingarkesë. Ata që na vizitojnë, si në kohë normale, edhe në kohë pandemie, janë vendasit. Asnjëherë nuk kemi pasur të huaj, pasi ata nuk shpenzojnë aq shumë sa shpenzojnë turistët shqiptarë. Duhet të theksoj se pika turistike e Razmës është destinacion dhe jo tranzit.

Të huajt që frekuentojnë zonat malore janë turistë të aventurës, të cilët duan të eksplorojnë dhe të lëvizin, ndërsa nëse vijnë këtu në Razëm, mbeten këtu. Ndryshe nga Thethi e Boga, që janë tranzit dhe mund të kalosh një natë aty e një natë në Valbonë, në Razëm nuk mund të shkosh askund tjetër. Kjo na ka shtyrë të krijojmë edhe kushte të tjera në hotel, në mënyrë që vizitorët të kenë si të kalojnë kohën” – na thotë Eva.

Lidhur me net-qëndrimet, ajo pohon se zakonisht, mesatarja është dy-tri net. Në fundjavë, ata që e frekuentojnë janë më shumë familjarët, ndërsa gjatë javës ka më shumë shoqëri, rini, grupe të cilët bëjnë trajnime apo konferenca të vogla pune.

Për vitin 2020, zonja Ferkaj tregon se hoteli i tyre ka pasur të njëjtin frekuentim si më parë dhe familjet që parapëlqejnë ta vizitojnë vijnë nga kryeqyteti dhe rikthehen herë pas here. Ajo nënvizon se ajri i pastër i Razmës është ndoshta një nga arsyet e rritjes së frekuentimit në këtë kohë pandemie, por mund të ketë ndikuar edhe pamundësia për të udhëtuar jashtë e një pjese të mirë. Struktura ka të punësuar që variojnë në numër nga sezoni dhe pritshmëria për në vazhdim mbetet e paqartë për Ferkajn. Nëse nuk do të ketë kufizime të reja apo një karantinë të dytë, ajo shprehet optimiste për vitin 2021.

E ardhmja e turizmit të aventurës

Në shtator, Organizata Botërore e Turizmit, në partneritet me Oliver Wayman, publikuan një raport që titullohej “Drejt rimëkëmbjes dhe përtej: e ardhmja e udhëtimit dhe turizmit në kushtet e COVID-19”. Publikimi përfshin të dhëna të përgjithshme mbi efektet e pandemisë dhe ato që do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen. Studimi nxjerr në pah se preferencat dhe sjelljet për udhëtimet janë zhvendosur drejt familjares, së besueshmes dhe të parashikueshmes.

Me pak fjalë, kjo do të thotë pushime brenda vendit, planifikim i detajuar, mbizotërues do të jenë ambientet e jashtme dhe koha që kalohet në aktivitete jashtë strukturave. Kjo në një afat të shkurtër. Një situatë të ngjashme e parashikoi edhe Shoqata e Tregtisë dhe Udhëtimeve të Aventurës e cila theksoi se 63% e udhëtarëve të aventurës po planifikonin të udhëtonin brenda vendit në udhëtimin e tyre të radhës. Të njëjtët udhëtarë po kërkojnë destinacione të sigurta dhe çlodhëse, me natyrë dhe aktivitete jashtë hotelit.

Anketa doli në përfundimin se 72% e udhëtarëve të aventurës po planifikonin aktivitete në natyrë dhe ambiente të jashtme si ecje, ngjitje apo çiklizëm e kamping. Nga ana tjetër, teksa në një anketë të mëparshme turistët e aventurës ishin të interesuar të vizitonin zona rurale e fshatra apo resorte përreth, këtë herë, interesi ishte për parqe kombëtare të natyrës rezervate, destinacione me sa më pak vizitorë. Tendenca është për pushime në grupe sa më të vogla, kurse më parë, ndërveprimi dhe grupet e mëdha.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale turizimi ne shqiperi turizimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci