LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ndal policia…’, si i vrau Dritan Dajti ‘4 Specialët’, polici që i ‘shpëtonte lëkurën’ dhe dëshmia në Gjyka

7 Gusht 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘Ndal policia…’, si i vrau Dritan Dajti ‘4

TIRANË- Sot mbushen plot 10 vite nga masakra e 7 gushtit, ku i shumëkërkuari i Policisë shqiptare, Dritan Dajti, vrau gjakftohtësisht 4 efektivë të skuadrës Speciale të Vëzhgimit dhe ndjekjes së personave në kërkim.

Por çfarë ndodh sot me autorin e kësaj masakre?

Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës s ë vëzhgimeve dhe ndjekjeve.

Operacioni për kapjen dhe vrasja e 4 policëve

Më 7 gusht 2009, Sektori i Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mori informacion pr vendndodhjen e personit në kërkim për vrasje, Dritan Dajti. Më pas u organizua puna, për identifikimin, mbajtjen nq vëzhgim dhe kapjen e tij, duke hartuar dhe planin operacional. Gjatë operacionit për kapjen e Dajtit morën pjesë punonjësit e policisë: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari (që mbetën të vrarë) dhe policët me iniciale A. Xh., P. L., F. M., P. S., A. M., F. G., A. K. dhe P. H. N këtë datë, këta efektivë mbajtën nën vëzhgim në zonën Iliria në lagjen nr. 13 në plazhin e Durrësit, Dritan Dajtin. Rreth orës 13:45, ata konstatuan automjetin “Volksëagen Touareg”, me ngjyrë të zezë me targa CR 535 FR. Për këtë automjet ishte marrë informacion se drejtohej nga Ergest Xhoxhi, kunati i personit në kërkim, Dritan Dajti. Në vendin e parë të mjetit udhëtonte Ledion Mara dhe në sediljen e pasme, Dritan Dajti. Pas konstatimit të automjetit, vazhdoi puna për kapjen e tyre. Rreth orës 13:50 të ditës së ngjarjes, automjeti ndaloi pranë kryqëzimit për tek pista e vogël Iliria. Në këtë moment, grupi operacional u afrua drejt mjetit “Touareg”, me tri vetura të ndryshme.

Fillimisht u afrua “Volksëageni Golf” blu, në të cilin ndodheshin A. Xh. dhe P. S. N automjetin e dytë “Ford Fiesta” ishin Kastriot Feskaj dhe F. M., ndërsa në t tretin, “Renault” gri ishin efektivët P. L., F. G. dhe Saimir Duçkollari. Polici Altin Dizdari mbërriti tek mjeti “Touareg” me një motor.

Sapo u afruan tek ky mjet, punonjësi i policisë Fatos Xhani hapi derën e shoferit dhe me thirrjen “Ndal Policia” iu drejtua personit që ndodhej në sediljen e pasme. Menjëherë nga ana e këtij personi u hap zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur. Po nga brenda saj, i njëjti person hapi zjarr nga krahu i djathtë i makinës, nga brenda jashtë me dy armë zjarri, duke mbetur i vrarë Saimir Duçkollari. Efektivët e policisë P. S. dhe Kastriot Feskaj u pëpoqën të neutralizonin tre personat që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg”, kur policia hyri në veprim. Efektivi P. S. neutralizoi një person rreth 25 vjeç, që e rrëzoi në tokë. Polici F. M. bllokoi dhe prangosi Erges Xhoxhin dhe tentoi ta largonte nga vendi i ngjarjes, pasi kishte të shtëna armësh. Personi i kapur nga polici P. S. mundi të largohej dhe në ndjekje të tij u vu Kastriot Feskaj, që u fut në një rrugicë paralele me atë ku ishte ndaluar mjeti. Personi që vrau policët Xhani dhe Duçkollari, doli nga dera e mjetit, pas ndenjëses së shoferit dhe hapi zjarr drejt policit Altin Dizdari dhe ai mbeti i vrarë bashkë me Ledion Marën.

Më pas, Dajti  doli nga makina, u nis drejt plazhit, me një armë që e kishte hedhur krah-qafë, duke qëlluar dy herë në drejtim të policit P. S. që kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh, teksa po përleshej me personin që arriti të largohej. Personi që u largua, u ndoq nga Kastriot Feskaj dhe në hyrje të rrugicës së dytë Feskaj, ka arritur ta neutralizojë atë. Pasi pa këtë skenë, Dritan Dajti iu afrua Feskajt dhe e qëlloi dy herë. Personi i neutralizuar u largua, ndërsa Dajti pasi qëlloi Feskajn vazhdoi rrugën drejt plazhit. Në ndihmë të punonjësve të policisë mbërritën efektivë të tjerë që bllokuan Dajtin. Pranë tij u afrua polici P. S., që e prangosi. Në këtë moment ai u vetë-identifikua si Dritan Dajti.

Gjatë veprimeve të kryera u vu re se arma që kishte në dorë Dritan Dajti, nuk kishte më fishek dhe se ai qe plagosur dhe u transportua në spitalin e Durrësit. N çantën që mbante krah-qaf u sekuestruan disa sende dhe dokumente personale, si dhe nj krehër pistolete me fishekë.

Dëshmia e policit Arjan Muça

Në dëshminë e tij në gjykatë, oficeri Arjan Muça është shprehur se në kontaktin e parë me Dritan Dajtin i ka thënë: “Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit.

A u dekonspirua operacioni për kapjen e Dritan Dajtit

Në vendngjarje, sipas akuzës, prëveç provave të tjera, është sekuestruar një aparat telefoni celular me numër 06943… që i përket Ergest Xhoxhit. Nga kqyrja e tij, rezultoi se ai kishte kontakte telefonike të shpeshta me oficerin e policisë Mariglen Muçaj në numrin celular 0694111… Po nga këto të dhëna ka rezultuar se i arrestuari Xhoxhi ka pasur kontakte dhe me policë të tjerë dhe për këtë arsye, hetimi u përqendrua në verifikimin e këtyre lidhjeve.

Pas hetimeve rezultoi se Mariglen Muçaj ka pasur lidhje të ngushta shoqërore me Ergest Xhoxhin dhe i ka siguruar atij një uniformë policie, e cila i është dhënë Dritan Dajtit, për të realizuar disa dokumente policie në mars të vitit 2008. Oficeri Mariglen Muçaj e kishte tërhequr në Drejtorin e Policisë së Korçës, kur ai punonte atje. Në fotot me uniformë të Dritan Dajtit, dallohet grada nënkomisar, që i përket gradës Mariglen Muçajt. , Muça, cilësohej nga prokuroria si personi që kishte ndihmuar Dajtin t’i fshihej policisë. Sipas prokurorisë, Muçaj i kishte krijuar lehtësira Dajtit dhe Xhoxhajt për të mos u pikasur nga “njerëzit e shtetit”. Gjithashtu, Muça kishte prekur çantën e Dajtit pak para arrestimit, duke u cilësuar si njëri prej bashkëpunëtorëve të tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dizdari dritan dajti fatos xhani kastriot feskaj masakra e durresit perkujtimi i masakres se durresit altin dizdari dritan dajti fatos xhani kastriot feskaj masakra e durresit perkujtimi i masakres se durresit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë