Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë urgjente me mediat, ku ka folur për nismën e fundit në Kuvendit për marrëveshjen me opozitën e re. Në fjalën e tij, kreu i PD është shprehur se Rama sot ka grisur marrëveshjen e 5 qershorit, pasi në pakt nuk lejohen ndryshime të njëanshme.
Sipas kreut të PD-së, ndalimi i koalicioneve po bëhet nga Rama pasi ka frikë nga zgjedhjet dhe nga opozita e bashkuar. Më tej në fjalën e tij kreu i PD, ka thënë se Rama nuk do lista të hapura pasi nuk ka qenë dakord për të diskutuar që më herët, por i ka vendosur tani me një marrëveshje të fshehtë.
Ai shtoi se për lsitat e hapura duhet që të vendosin qytetarët me referendum dhe jo “Balla opozita në Kuvend”. Kreu i opozitës në fjalën e tij ka treguar dhe një marrëveshje të fshehtë të propozuar nga Rama me anë të një ndërmjetësi. Basha tha se kreu i qeverisë i kishte ofruar atij postin e kryeministrit dhe vetë Rama të bëhej president.
Konferenca e Bashës erdhi pasi në Komisioni i Ligjeve ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.
(J.V. A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama u zotua disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, dhe se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores. “U...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se nuk ka qënë “pro” listave të hapura dhe administratës politike, por i është dashur që të bjerë dakord për të “k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste mbështeti listat e hapura, pasi pa nga anketimet e brendshme, se shqiptarët kërkonin ndryshimin. I...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas miratimit në parim të kërkesave të opozitës së re për reformën zgjedhore, u shpreh se nuk ishin pjesë e llogaritjeve të P...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një konferencë për shtyp është shprehur se pranimi i kërkesave të opozitës së re nuk do të thotë që po ndr...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se prerë se çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit është një tentativë për ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse mbështesin kërkesat e opozitës së re për ndryshime. Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp me gazetarë...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mbështetjen e maxhorancës për kërkesat e opozitës së re për ndryshime në Kushtetu...
TIRANË- Pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me Ndryshimet Kushteutese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, hapja...