LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërhyrjet e paligjshme rrezikojnë trashëgiminë e qytetit që mbrohet nga UNESCO

24 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Ndërhyrjet e paligjshme rrezikojnë trashëgiminë e qytetit

GJIROKASTËR- Gjirokastra është e ndarë në dy pjesë që kundërshtojnë njëra tjetrën. Në pjesën e sipërme historike që mbrohet nga UNESCO ka interes të shtuar investime, ndërsa në pjesën e poshtme, stoku i ndërtimeve të pabanuara po rritet, prej braktisjes nga biznesi i vogël dhe banorët.

Të dhënat e bashkisë së Gjirokastrës tregojnë se ndërsa ka kërkesë në rritje për ndërhyrje në qendrën historike, në të cilën janë shtuar edhe ndërhyrjet e paligjshme në Monumente të Kategorisë së Parë dhe të Dytë që mbrohen nga shteti, në pjesën e poshtme të qytetit kërkesat për leje të reja të ndërtimit janë në pikiatë.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, gjatë vitit 2020 Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vendosi 17 gjoba për ndërhyrje të paligjshme ndërtimore në zonën muzeale.

“Ndërhyrjet në banesa Monumente të Kategorisë së Parë apo të Dytë janë të karakterit përshtatës, sidomos për njësi pritëse turistike,” tha Bexhet Baxhella, kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Gjirokastrës.

Drejtuesi i Inpektoriatit i tha BIRN se gjobat ishin nga 50 mijë lekë – për ndërhyrjet për të cilat kërkohej vetëm njoftim, deri në 500 mijë lekë për rastet kur për ndërhyrjet e paligjshme duhej të kishte leje ndërtimi.

Megjithatë, Baxhella pranoi se pjesa më e madhe e gjobave të vendosura për ndërhyrje në Monumentet e Kulturës së Kategorive I dhe II nuk ishin paguar.

Dy vitet e fundit, sipas të dhënave të bashkisë, numri i arkëtimeve të masave administrative ka qenë i ulët dhe vetëm 1% e tyre është paguar.

Ndërkohë që ndaj shkelësve nuk ka veprime pasuese ligjore dhe gjobat e mbledhura janë vetëm prej atyre qytetarëve që kanë vendosur të paguajnë vullnetarisht.

Rritja e turizmit nxiti ndërhyrjet e paligjshme

Në Gjirokastër nuk është vështirë të dallosh në zonën historike ndërhyrje pa kriter që vijnë si shtesa të lehta në strukturat e banesave historike me elementë të rinj, që bien ndesh me stilin e vjetër të ndërtimit.

Shpesh janë vetëm ndryshime në përmasat e dritareve, por ka raste që ka zgjerime volumesh ndërtimi në përpjekje për të fituar hapësira shtesë.

Vitin e shkuar, Bashkia ndërhyri për prishjen e një ballkoni në zonë e pazarit që ishte ndërtuar pa leje. Ndërhyrje të tilla në ndryshime volumesh të brendshme apo shtesa jashtë banesës për mjedise utilitare nuk mungojnë.

Pronarët që janë ndëshkuar për shkeljet nuk pranojnë të flasin me emër, por i lidhin ndërhyrjet në të shumtën e herës me nevojat e banesave për hapësira të reja, në rastet kur në to mund të priten turistë.

Ata janë të vetëdijshëm se për këto ndërhyrje nuk mund të sigurojnë leje nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në varësi të Ministrisë së Kulturës, pasi në monumentet e Kategorisë së Parë, ligji i Trashëgimisë Kulturore ndalon rreptësisht çdo ndërhyrje dhe në monumentet e Kategorisë së Dytë ka kufizime të forta ligjore.

“Bashkia Gjirokastër një ndër prioritetet kryesore ka përkujdesjen për vlerat e trashëgimisë kulturore në funksion të zhvillimit të turizmit,” tha Baxhella, drejtori i IMT pranë Bashkisë.

Ai shtoi se prej vitit 2017, numri i shkeljeve të identifikuara nuk ndryshon shumë. Sipas të dhënave që ka bashkia, numri i shkeljeve varion nga 5 në 17 në 5 vitet e fundit, por të dhënat e plota mungojnë.

Ndërkohë, Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër që përgjigjet për qendrën historike sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore ka mbajtur akte konstatimi për rastet e shkeljeve dhe i ka referuar këto ndërtime pa leje dhe jashtë kritereve si në polici, ashtu edhe pranë bashkisë.

Specialisti i kësaj drejtorie, Vaso Polo thotë se në një rast denoncimi është bërë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, që sipas ndryshimeve të fundit ligjore, varet nga Ministria e Brendshme.

Megjithatë, në gjykatën e Gjirokastrës nuk ka procedime penale ndaj shkelësve dhe gjobat e vendosura nuk vilen.

Drejtuesi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranoi se nuk ishin vënë në veprim instrumente ndëshkuese ndaj kundravajtësve për vjeljen e gjobave dhe ai nivel arkëtimesh që është arritur, ka qenë falë vullnetit dhe ndërgjegjësimit të vetë qytetarëve.

“Në fund të vitit të shkuar i kemi dërguar informacion sektorit jurdik dhe të taksave në bashki për të siguruar vjeljen e gjobave të vendosura në vitin 2020 gjatë vitit 2021,” tha ai.

Baxhella shpjegoi se kishte propozime për të ndërtuar një skemë të vjeljes së gjobës përmes shërbimeve të tjera që jepte bashkia ose përmes faturave të ujësjellësit.

“Plagët” e vjetra pa zgjidhje

Lidhur me ndërtimet pa leje në zonën muze të Gjirokastrës, arkitekti Kreshnik Merxhani thotë se qyteti njohu një periudhë qetësie pas raportit reaktiv të UNESCO-s së vitit 2012, kur organizata botërore e mbrojtjes së monumenteve u kërkoi me forcë autoriteteve shqiptare të kontrollonin qendrat historike në Gjirokastër dhe në Berat nga ndërtimet pa leje dhe ndërhyrjet pa kriter.

“Por ndërtimet pa leje, megjithëse duket se u pezulluan përkohësisht, nuk u stopuan asnjëherë,” thotë Merxhani, ndërsa shton se deri më sot nuk ka një plan për të rikuperuar ato pasuri që janë dëmtuar prej ndërhyrjeve të mëhershme.

“Janë rreth 400 ndërtime pa leje, për të cilat nuk ka një program rikuperimi afatgjatë,” theksoi arkitekti.

Në mungesë të një plani rikuperimi, shumë nga objektet që kishin pësuar ndryshime u hoqën nga lista e monumenteve të Ministrisë së Kulturës në vitin 2016. Një plan i hartuar prej vitesh nga bashkia e Gjirokastrës me specialistë italianë të rajonit të Markeve për Qendrën Historike të Gjirokastrës mbeti kësisoj në letër.

Arkitekti Merxhani vëren gjithashtu si problem vijimin e degradimit të monumenteve nga braktisja e pronarëve, të cilët nuk mund të kujdesen për to.

Në vitin 2005, kur Gjirokastra u përfshi në mbrojtjen e UNESCO, kishte 559 monumente të kategorisë së dytë, ndërsa në vitin 2017 në listë mbetën 323 monumente të kësaj kategorie.

Ministria e Kulturës e argumentoi atëherë vendimin “me procesin e përditësimit të listës së pasurive kulturore me verifikimin në terren të të gjitha objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe të të gjithë dokumentacionit arkivor”.

Por emra të njohur të kulturës kombëtare shqiptare shprehën kritika të forta për mënyrën se si ishte kryer reduktimi i listës dhe rezerva për procesin e kritereve të vlerësimit mbi të cilat ishin hequr monumentet që më parë rezultonin në dosjen që ishte paraqitur dhe në UNESCO.

MARRË NGA REPORTER

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bexhet baxhella bexhet baxhella

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen