LIVE UPDATES
Politike

“Ndizet fushata”! Rama provokon Metën: Takohet me kriminelë skutave, po dekoron të vdekurit. Presidenti përmbahet: O sho

9 Tetor 2020, 18:17 Nga DOSJA
“Ndizet fushata”! Rama provokon Metën: Takohet me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se fushatën elektorale po e zhvillon kundër presidentit Ilir Meta. Sot i ka dedikuar më shumë se një orë nga fjala e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste. Gjithçka nisi me ftesën e kreut të shtetit për një debat publik, të cilës Rama iu përgjigj se duhet ta zhvillonte fillimisht me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për të ndarë se kush ishte kreu i LSI-së.

“Meta, Luli dhe Monika më duan në debat. Iliri njëherë ta bëjë debatin me Monikën kush është kryetar i LSI-së. Se që punon fshehurazi është fakt.”

Më pas, Rama iu rikthye akuzave se presidenti takohej skutave me persona me precedentë kriminalë dhe se sfidës së tij për të publikuar prova, iu përgjigj se videot nuk do t’i publikojë pasi nuk është detyra e tij.

“Iliri do video, unë me video nuk merrem. Nuk më intereson fare. Se kërkon video për skutat ku futet. E sigurtë që s’ka president në botë, as Saliu që ishte partiak, as ka pasur dhe nuk ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Dhe kë takon nëpër skuta ai e di vetë. Fakti që futet lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime është kriminale.”

Nga këtu, kreu i qeverisë iu rikthye debatit mes ministres së tij, Elisa Spiropali dhe presidentit Meta lidhur me dekorimin e figurave të shquara të vendit. Me ironi, Rama tha se së shpejti Meta do të dekorojë edhe Skënderbeun duke shtuar së donte më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Del thotë jam me Margarita Tutullanin. Mes Monikës dhe Margaritës ka ndryshim shumë të madh. Do i japi Skënderbeut me urdhërin Nënë Terezës. Ku do shkojë, i mori varrezat me radhë. Mendoj që mendon si mund të hipë në ndonjë tank. Tragji-komedi dhe turp,”-shtoi Rama.

Mesa duket presidenti e ka ndjekur në kohë reale fjalimin e Ramës, duke mos ia kursyer replikën. Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruante se donte më shumë Tutulanin pasi kryetarja e LSI-së braktisi Kuvendin.

“O shoku thirri mendjes!  Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë! Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT,”-shkruan Meta. 

Më pas Meta reagoi sërish, duke adresuar akuzat për krijimin e LSI-së, të cilën Rama e konsideroi si një kancer që rritet në kurriz të partive të mëdha për të marrë sa më shumë pushtet: O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.  O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!  Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!

Ndërkohë që reagimet nga Meta duket se u “qetësuan” në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së doli Monika Kryemadhi. Pasi analizoi gjithë fjalimin e tij, duke nisur nga largimi i të rinjve nga Shqipëria, Kryemadhi me batutë iu përgjigj kryeministrit duke u shprehur se e kishte përmendur emrin e saj më shumë seç Ilir Meta i kishte shprehur dashurinë.

“Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”. është shprehur ajo.

Por komentet e Kryemadhit, kreu i qeverisë nuk i ka kthyer ende përgjigje pasi ka qënë i “zëvë” duke e krahasuar veten me heroin kombëtar, Skënderbeun. Mesa duket edhe vetë Rama ka nisur të besojë krahasimin që ministrja Elisa Spiropali i bëri disa kohë më parë. 

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bini edhe kushërinj nga llagapi!”

Reagimet nga të dy palët nuk kanë të ndaluar dhe mesa duket parashikimi i Ramës po rezulton i vërtetë: Kjo fushatë do të jetë interesante!

 (k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë