"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Ndryshime në masat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, lejohet mbajtja e ngjarjeve kulturore, koncerteve dhe sportive me publi
25 Gusht 2021, 15:51Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka lehtësuar masat anti-Covid në vend. Alsat.mk shkruan se sipas rregullave të reja lejohet organizimi i ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, lejohen ngjarjet kulturore, puna në restorante, kafeneve, bastoreve. Gjithashtu lejohet mbajtja e koncerteve, seminareve, punëtorive dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës. Ndërsa për eventet që janë në hapësirë të hapur lejohet deri në 50% të kapacitetit. Ndërkohë që rregullat për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe ahengjeve private mbeten njësoj si më parë. Gjithashtu edhe rregullat e vendosura për të hyrë në Maqedoninë e Veriut mbeten të njejtat.
MASAT E MARRA:
“Duam të theksojmë se gjithashtu mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe ahengjeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike, si edhe të gjitha masat tjera nga mbledhja e 99-të e Qeverisë, sipas së cilës për hyrje në një objekt hotelierik, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të personave të pranishëm është i detyrueshëm posedimi i: · Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht për marrjen e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese KOVID-19 ose · Certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18-vjeçare. Lidhur me vendimin për hyrje në territorin e RMV-së, prej më 1 shtator të vitit 2021, duam të rikujtojmë se është i detyrueshëm posedimi i: – Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim), gjegjësisht për marrjen e së paku dy dozave – Certifikatë/vërtetim për COVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita shërimit, ose -Vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR, jo më të vjetër se 72 orë.
Gjithashtu, shtetasit e huaj që kalojnë transit në vend, do të mund ta bëjnë atë në afat prej 5 orësh me deklaratë paraprakisht të nënshkruar nga hyrja në vend, të cilën do të duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Muamet Hoxha.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 170,412 persona me Covid, ndërsa 5,727 të tjerë kanë humbur jetën.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Penatagoni ka bërë nëj përditësim të situatës në aeroportin e Kabulit. BBC shkruan se në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby është shprehur se...
AFGNISTAN – Shumë qytetarë në Afganistan po tentojnë të largohen nga vendi prej frikës se mund të vriten nga talebanët, pasi pas datës 31 gusht nuk do të ...
GREQI– Një 62-vjeçar është arrestuar në Greqi nga policia ditën e sotme, pasi në orët e vona të natës ai u ‘bezdis’ nga zhurma e disa adoleshentëve në pa...
SHBA– Shkrimtari amerikan Peter Wehner, ka bërë një shkrim rreth Joe Biden ku shkruan rreth ‘gabimeve’ të tij ndër vite edhe kur nuk ishte në pushtet, dhe i kra...
ZAMBIA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zambia ku një pastor bëri një përpjekje të dështuar për të rikujtuar ringjalljen e Jezusit, por fatkeqësisht qëlli...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit janë shënuar 14 viktima dhe 2541 raste të reja me Covid 19.Sot janë...
TURQI- Një zyrtar i lartë turk duke folur për Middle East Eye (MEE) të martën hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit...
KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehuri...