Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FRANCË– Ish-kreu i grupit terrorist ETA i njohur si Josu Ternera është arrestuar në Francë pasi ishte shpallur në arrati që prej vitit 2002.
Operacioni i arrestimit të tij u realizua përmes bashkëpunimit të organeve të sigurisë së Francës dhe Spanjës.
“Bashkëpunimi frëngo-spanjoll ka treguar edhe një herë efikasitetin e tij”, shkruan në Twitter kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez. “Shpreh mirënjohjen time për gardën civile spanjolle dhe shërbimin sekret francez, DGSI, për arrestimin e kreut të ETA, Josu Ternera”.
Ternera ishte figurë kryesore e ETA-s për dekada të tëra, duke u identifikuar me disa sulme. Ai u bashkua organizatës në vitin 1968, kur diktatori Francisco Franco ishte ende në pushtet. Ardhja e tij në krye të ETA-s përkoi me një nga periudhat më të përgjakshme. Vetëm në vitin 1987 grupi vrau 53 vetë, 6 prej tyre fëmijë.
Në më shumë se 40 vjet organizata zhvilloi një fushatë të dhunshme për pavarësinë baske, për të deklaruar shpërbërjen më pas në maj të 2018.
Pjesëtarët e këtij grupi kanë vrarë më shumë se 800 persona gjatë fushatës së dhunshme para deklarimit të armëpushimit në vitin 2011. ETA ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas shpërbërjes Franca ishte një strehë e përbashkët për anëtarët e ETA, të cilit ishin të gjithë në arrati nga sistemi i drejtësisë.
(k.m/dosja.al)
Marrë nga: El Pais
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kosovë- Për fotot e publikuar nga deputetja e Kosovës, Flora Brovina për dhunën seksuale të serbëve në Kosovë, ka ardhur edhe një reagim nga deputeti Milaim Zek...
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit në Kuvend për rezolutën, e cila fajëson Serbinë për krimet e luftës në Kosovë. Për...
KOSOVË– Me 79 vota pro dhe asnjë kundër, parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjim...
ITALI- Matteo Salvini ka nisur vizitat në jug të vendit, por nuk është pritur mirë nga banorët e qytetit. Të shqetësuar ata kanë varur në çdo ballkon dhe...
KOSOVË– Rrjeti i Grave të Kosovës ka dënuar publikimin e disa fotve ku shihej përdhunimi i një vajze kosovare nga tre serbë. Në një deklaratë për mediat RR...
KOSOVË– Personi që shikoni në foto është Dejan Stankovicc. Ai dyshohet se është një nga serbët të cilët janë fotografuar teksa përdhunojnë të renë kosovare...
KOSOVË- Publicisti Veton Surroi ka reaguar, pas publikimit të një fotoje tronditëse, ku një grua shqiptare nga Kosova dhunohet seksualisht nga tre serbë.Fo...
KOSOVË– Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është përgjigjur gjestit të deputetes së Flora Brevinës, teksa kjo e fundit në seancën e Kuvendit bëri ...
KOSOVË- Ambasada e SHBA në Prishtinë, me anë të një njoftimi për mediet ka bërë më dije se personat që janë përfshirë në raste korrupsioni nuk do mundet m...