LIVE UPDATES
Aktualitet

Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

20 Prill 2022, 15:14 Nga DOSJA
Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në

BULQIZË – Në të gdhirë të ditës së shtunë, në rrugën dredharake të mbushur me gurë që të ngjit drejt galerive kromit në Bulqizës, nuk dëgjohej gjë tjetër veçse zhurmës së erës që rreh shpatin e malit, lehjes së qenve endacakë dhe këngës së korbave që fluturojnë mbi qytetin minerar.

Rreth orës 06 e 15 minura drejt malit filluna të ngjiten minatorët e parë dhe gratë e minierave -apo të stogjeve të kromit siç quhen ndryshe në qytezë, me qeset e veshjeve në duar për t’u ndërruar me uniformën e punës, e për të filluar punën në nxjerrje të gurit të ‘zi me xixa’ – siç njihet kromi nga banorët vendas.

“Dita fillon nëntokë, pa dritë, dhe ashtu mbaron. Sa dalim nga puna, pas disa orësh errësohet. Më duket sikur më shkon dita hiq e vish rrobat, e asgjë më tepër”, ironizon teksa vë buzën në gaz në formë ngërdheshje një minator 45-vjeçar që punon në minierën e Albchrome prej 5 vitesh.

Ai tregon se puna në minierë është me tre turne, dhe turni i tretë (i natës) nëntokë nuk është aspak e lehtë.

“Kur familjarët e mi veshin rrobat e gjumit, unë vesh rrobat e punës”, shtoi minatori.

Minatori 45-vjeçar i tha BIRN se puna e tyre është e tillë, dhe ata i kanë marrë parasysh rreziqet që kur kanë përqafuar profesionin, por sipas tij pikërisht për vështirësinë dhe rreziqet që sjell ky profesion, minatorët duhet t’i kishin pagat shumë herë më të larta.

Paga minimale neto e një minatori të thjeshtë fillon përafërsisht prej 50 mijë lekësh dhe ajo maksimale arrin deri në 70 mijë lekë. Paga e vagonistëve është shumë herë më e ulët. Minierat e Bulqizës, si edhe minierat e tjera në Shqipëri, kanë sjellë jo pak aksidente me pasojë dëmtime ose vdekjen e minatorëve.

Varret e dy minatorëve, të vdekur në aksidente gjatë punës në minierat e Bulziqës Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Fatbardha Karaj, 48-vjeçe, e ve prej 14 muajsh, ka humbur bashkëshortin e saj, Fiqiri Karaj, pikërisht si pasojë e një aksidenti gjatë punës së tij në minierë.

Më morën në telefon më thanë përgatit shtëpinë se është vrarë daja”, tregon Fatbardha ndër lotësh, e veshur e tëra në të zeza, teksa pranon se të vërtetën e rrethanave të aksidentit nuk e di askush përveç bashkëshortit të saj të ndjerë.

Ishim moshatarë. E kujtoj në çdo moment, kur zgjohem në mëngjes, kur dal në punë, kur rri në shtëpi më fëmijët”, tregon ajo.

Fabardha jeton në një shtëpi me kushte të vështira ekonomike së bashku me 3 vajzat e saj, mamanë dhe vjehrrën. Fatbardha detyrohet të punojë në stogje në mënyrë që të mbajë e vetme familjen, pasi dëmshpërblimi që ka marrë për vdekjen e bashkëshortit sipas saj nuk mjafton as për riparimin e shtëpisë. Fatbardhës tani i duhet të përballojë financiaritsht e vetme shkollimin dhe të ardhmen e tre vajzave të saj 9, 17 dhe 18-vjeçare.

“Më thanë që është thyer ‘katrorja’ dhe e ka zënë materiali…po veç ai e di të vërtetën”, shpjegon Fatbardha me një mimikë që tregon se ajo nuk i kupton terma të tillë, lidhur me shkaqet e vdekjes se Fiqiriut.

Si Fatbardha, shumë gra të tjera detyrohen të punojnë për të mbajtur të vetme ekonomikisht familjen e tyre në Bulqizë. Në stogjet pranë minierës së Albchrome, teksa afron orari i mbarimit të turnit për shumë minatorë, një grua e veshur në të zeza endet në rrëpirën e gurores me një kovë të bardhë në dorë.

“Kam 4 orë që kërkoj krom…dhe kam mbushur vetëm këtë kovën e vogël”, shprehet ajo mbi luftën e saj të përditshme në kërkim të mineralit.

“4-5 orë çdo ditë,për 150 lekë të reja”, thotë gruaja 55-vjeçare në kushtet e anonimatit, pasi ajo punon në të zezë për të mbajtur bashkëshortin invalid dhe vjehrrit në shtëpi.

Një tjetër problematikë që minatorët hasin dita-ditës është mosha që ato dalin në pension.

Ata shprehen se kushtet e punës në miniera janë të tilla që minatorët apo punëtorët e minierave duhet të dalin në pension shumë më herët se profesionet e tjera, pasi ata konsumohen nga ana shëndetësore vetëm në 10 vite punë.

“Ne duhet të dalim në pension që 55 vjeç”, thotë një grua e cila punon në stogjet e mineralit. “Nuk na punojnë më duart për asgjë”.

“10 vite nën tokë mjaftojnë për të të konsumuar e për të të dhënë mjaft probleme shëndëtësore. Nëntoka nuk ka ajër, as dritë, ka shumë lagështirë”, shprehet Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, familja e të cilit prej brezash i janë përkushtuar minierave.

Jo vetëm minatorët, të cilët ngurojnë të shprehen mbi kërkesat e tyre për shkak se ndihen të frikësuar për humbjen e vendit të punës, por edhe vetë një pjesë e administratës private, e pranojnë vështirësinë që ky profesion përbën për Bulqizakët.

“Është realisht profesion i vështirë…atyre u takon ‘statusi i minatorit’. Por e vërteta është se miratimi i statusit ka shumë kosto, prandaj dhe ky proces është shtyrë prej vitesh”, u shpreh njëri prej drejtuesve të një brigade minatorësh, nën kushtet e anonimatit.

Minatorët e Bulqizës, kanë vite që kërkojnë miratimin e “statusit të minatorit”, i cili do t’u sillte jo pak përfitime dhe mbrojtje sociale. Shpërblimet, pagat, mosha e daljes në pension dhe shuma e pensionit do të ishin shumë herë më të mira për minatorët nëse ky status do të miratohej.

“E mira është që ka frymë përsëri midis minatorëve. Ata po rizgjohen për të drejtat e tyre”, përfundoi Debreshi.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elton debreshi fatbardha karaj elton debreshi fatbardha karaj


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën