6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJERMANI- Bundestagu dhe Qeveria Federale Gjermane mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në kërkesën e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD theksohet se rekomandohet hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Bundestagu gjerman publikoi dje raportin, ku theksohet mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë poltike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nëntë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore është procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit.
Kërkesa e plotë:
Marrëveshja e perbashkët midis Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbi rekomandimin e KE-se dhe Përfaqësueses se Lartë të dt.29 maj 2019 për celjen e negociatave të anëtaresimit:
Bundestag gjerman dëshiron të vendosë:
I.
Në samitin me shtetet e Ballkanit Perëndimor më 21 qershor 2003, krerët e shteteve dhe qeveritë e Bashkimit Evropian (BE) u dhanë vendeve të Ballkanit mundësinë e anëtarësimit në BE nëse i plotësonin kushtet. Maqedonia e Veriut paraqiti një kërkesë për anëtarësim në BE më 22.Mars 2004 në përputhje me nenin 49 të Traktatit për BE (TEU). Në dhjetor 2005, Këshilli Evropian miratoi per Republiken e Maqedonise se Veriut statusin e vendit kandidat per anetaresim në bazë të vleresimit të Komisionit Evropian.
Më 29 maj 2019, Komisioni paraqiti një raport mbi përparimin e Maqedonise se Veriut në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Komisioni rekomandon ne kete raport celjen e negociatave te anetaresimit me Maqedonine e Veriut. Këshilli Evropian vendosi më 20 qershor 2019 që të marrë një vendim thelbesor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019 për hapjen e negociatave të anetaresimit me Maqedonine e Veriut.
Me letrën e saj te dt. 6 shtator 2019, Qeveria Federale i kujtoi Bundestagut gjerman që Këshilli per Cështjet e Përgjithshme më 15 Tetor 2019 dhe Këshilli Evropian më 17 dhe 18 duhet te vleresoje progresin e Maqedonise se Veriut dhe te vendosin për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Qeveria Federale i ka referuar Bundestagut gjerman për të drejtën e tij për të komentuar vendimet për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Sipas Nenit 9 të Ligjit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë Federale dhe Bundestagut gjerman në Cështjet e BE, Qeveria Federale duhet të kete dakordesi me Bundestagun gjerman përpara se ajo te jape miratimin e saj për negociatat e pranimit.
Duke pasur parasysh suksesin e arritur vitet e fundit, Komisioni kishte rekomanduar vitet e kaluara hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme hapi rrugën për fillimin e negociatave në qershor 2019 me kërkesa konkrete për reforma.
Në raportin e tij të 29 majit 2019, Komisioni vleresoi progresin e arritur që nga vera 2018. Ne qershor 2018, ne konkulzionet e Keshillit, u vleresua se Maqedonia Veriore ka vazhduar procesin e reformës, duke dhënë rezultate në fushat kryesore të identifikuara. Përveç kësaj, mosmarrëveshja për Emrin midis dy vendeve u zgjidh me marrëveshjen me Greqinë, e cila hyri në fuqi në shkurt 2019 (“Marrëveshja e Prespës”).
Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e BE për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe vlereson përpjekjet e vendit per reformën. Procesi i anetaresimit është një shtytës vendimtar per reformat dhe stabilitetin në rajon. Gjermania dhe BE janë veçanërisht të interesuara për stabilizimin dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë në rajon. Me tejkalimin e ngërçit të brendshëm të viteve të fundit, vendi ka filluar rrugën për rregullime të rëndësishme kushtetuese, ekonomike dhe strukturore dhe ka iniciuar reforma politike në mënyrë që të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Vendi i jep përparësi të lartë procesit të afrimit të BE-së dhe ka arritur suksese të dukshme. Që nga vera e vitit 2018, janë bërë përpjekje të mëtejshme për zbatimin e reformave urgjente, të ndjekura nga hartimi i politikave dhe legjislacionit të vonuar.
Vendi gjithashtu ka ndryshuar rrënjësisht në një atmosferë politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Përveç reformave në gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformës së shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike, kultura e kompromisit në peizazhin politik është përmirësuar gjithashtu, në veçanti një përfshirje më e mirë e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse politike.
Me marrëveshjen e Prespës të 18 korrikut 2018 dhe zbatimin, pas 27 vjetësh, u arrit një marrëveshje historike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit dhe u zgjidh një konflikt i gjatë midis fqinjëve.
Në fund të tetorit 2018, pas zbatimit te planit të reformës “3-6-9”, qeveria prezantoi “Plan 18” si një bazë të mëtejshme për zbatimin e reformave. Një numër ligjesh të reja për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet e inteligjencës dhe administratën publike janë në proces parlamentar ose janë miratuar tashmë. Qeveria është e vendosur të krijojë ose të adaptojë legjislacionin kryesor në fushat kryesore.
Sidoqoftë, në bazë të raportit të Komisionit të 29 majit 2019, Bundestag gjerman gjithashtu vëren se deficitet ekzistojnë ende në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me pavarësinë dhe reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
II.
Bundestag gjerman vlereson progresin që ka bërë Maqedonia Veriore që nga qershori 2018 per:
– Implementimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh mosmarrëveshjen për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore dhe plotëson një kusht për hapa të mëtejshëm drejt BE.
– Eshtë arritur përparim në rivendosjen e pavarësisë së gjyqësorit, në veçanti në zbatimin e “përparësive urgjente të reformës” dhe rekomandimet e Komisionit të Venecisë për sundimin e ligjit, me qëllim të sigurimit të një baze solide për përparim të mëtutjeshëm. Kështu, u miratua një ligj që rregullon emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kualifikimet e tyre. Në përgatitje është ligji për integrimin e prokurorit special në sistemin e zbatimit të ligjit. Ligje të mëtejshme janë në procedurën parlamentare.
– progress eshtë arritur në reformën e administratës publike, përfshirë zbatimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike, konsultimet e zgjeruara publike, rritjen e transparencës në hartimin e politikave, dhe zhvillimin dhe koordinimin e politikave. Përgatit gjithashtu një sistem elektronik të raportimit për punonjësit publik dhe një ligj për menaxhimin e financave publike.
– Ligji antikorrupsion i miratuar forcoi luftën kundër OK dhe korrupsionit. Më shumë ligje për më shumë transparencë, parandalimin e korrupsionit dhe kontrollin financiar janë në proces. Për më tepër, ekziston një rekord i përmirësuar në hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare, madje edhe në korrupsion të nivelit më të lartë.
III.
Bundestagu gjerman deklaron se ne baze te nenit 9 te ligjit federal mbi bashkepunimin e Qeverise Federale me Bundestagun gjerman ne veshtjet e BE-se, qe Qeveria Federal te miratoje nje vendim të Këshillit Evropian më 17/18 per celjen e negociatave për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ne tetor 2019.
Bundestag gjithashtu i kerkon qeverisë federale që,
– sundimi i ligjit, përfshirë të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale, gjithashtu nën një orientim të ri organizativ,
– luften kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë krijimin e një bilanci solid për pastrimin e parave dhe krimin financiar, si dhe forcimi i institucioneve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
Bundestag rezervon të drejtën e tij të përgjithshme te ushtroje te drejten për të komentuar/ dhënë mendimin e tij në perputhje me nenin 8 te ligjit federal, nëse ai konludon/konstaton se kushtet për hapjen e kapitujve të negociatave nuk janë përmbushur;
– institucione demokratike funksionale,
– reforma ne administratën publike,
– zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria,
– marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal,
– liria e shtypit dhe mediave,
– të drejtat e grupeve më të prekshme dhe anëtarëve të pakicave,
– shoqëri civile aktive
Te pasqyrojne pikat thelbesore te negociatave të pranimit.
stabilitetit të Traktatit të Mastrihtit përpara se të mund të anëtarësohet zyrtarisht në bashkimin monetar pas pranimit të mundshëm;
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar sërish për largimin e PD-së sot në tryezën e reformës zgjedhore, e cila u thirr nga OSBE...
“Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u vonua ...
TIRANE- Në kohën kur opozita kërkon “kokën” e tij, Damian Gjiknuri e ka marrë shumë me sportivitet situatën. Pas përfundimit të zhvillimeve në tryezën e OSBE, p...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilën deklaron se kryeminsitri Edi Rama mashtron çdo vit shqiptarët, duke iu thënë se do t...
Fotoja e takimit Rama-Trump do të jetë padyshim lajmi kryesor i ditës së sotme duke sjellë komente në rrjet dhe jo vetëm.Ajo që bie padyshim në sy në foton e ta...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se një djalë i ri nga Lushnja është dhunuar nga Aldo Çela, djali i deputetit Bujar Çela. Sipas ...
SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka nxje...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e sotme.Në fjal...
SHBA- Gjatë takimit me drejtuesit e Ballkanit perëndimor në Neë York, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua të martën në Kombet e Bashkuara me kryeminis...
Tiranë- Deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ka deklaruar se Ivi Kaso erdhi dhe minoi konferencën, madje dhe ofendoi tryezën.Gjoni ka theksuar se është ofend...