LIVE UPDATES
Politike

Nën akuzë për dhunim të të drejtave të njeriut,MB përjashton K. e Helsinkit nga K. i Azilit

14 Prill 2022, 17:28 Nga DOSJA
Nën akuzë për dhunim të të drejtave të njeriut,MB

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit njoftoi opinionin publik të mërkurën se Ministria e Brendshme ka vendosur përjashtimin e këtij grupi nga anëtarësia në Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, institucionin që vendos se cili nga refugjatët e huaj që kanë bërë kërkesë për mbrojtje në Shqipëri meriton apo jo t’i jepet azil.

Vendimi për përjashtimin vjen në një kohë kur Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po përballen me akuza në rritje për dhunim të të drejtave të njeriut. Vetë komisioni i azilit është institucioni i akuzuar se lejoi ekstradimin e paligjshëm të shtetasit turk Harun Çelik në janar të vitit 2020 ndërsa Policia e Shtetit u kritikua në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut se ka mbajtur njerëz të ndaluar pas protestave të dhjetorit të kaluar përtej afateve ligjore të përcaktuara.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj kërkesës për koment të dërguar nga BIRN deri në kohën e publikimit të këtij lajmi. Policia e Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për koment dërguar veçmas në lidhje me kritikat e raportit të Departamentit të Shtetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri ë ditur në letrën e vet se heqja e përfaqësimit të saj në komision duket se është bërë gjashtë muaj më parë, por se Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për ndryshimin.

“Me shqetësim, referuar pikës 2 të këtij vendimi, vërejmë se KShH nuk është më anëtar i Komisionit, i cili tashmë përbëhet vetëm nga përfaqësues të katër Ministrive si pjesë e Këshillit të Ministrave, dhe një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit,” thuhet në letrën publike të KShH-së.

“…shprehim me anë të kësaj letre të hapur, keqardhjen tonë lidhur me këtë ndryshim, i cili përbën një regres në drejtim të standarteve të mëparshme të transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, për përfaqësimin e sektorit të shoqërisë civile në përbërjen e këtij Komisioni,” shkruhet më tej në letër.

Komisioni i azilit në Ministrinë e Brendshme shqyrton rastet e shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë mbrojtje në Shqipëri për shkak se mund të jenë viktima të persekutimit në vendin e tyre për arsye të bindjeve politike, besimit fetar, përkatësisë etnike e të tjera. Nuk ka shumë njerëz të kësaj natyre që kërkojnë mbrojtje në Shqipëri por dy raste të shqyrtuara me bujë gjatë viteve të fundit kanë të bëjnë që të dyja me shtetas turk të cilët kërkojnë mbrojtje nga qeveria e Erdogan, nën frikën se do të persekutohen politikisht, të dyshuar për lidhje me grupin Gulenist.

Komiteti i Helsinkit ishte përcaktuar si përfaqësues i shoqërisë civile në këtë komision, i cili përbëhet nga përfaqësues të ministrive, të cilët, sugjerohet se duhet të jenë nëpunës të administratës publike civile dhe jo përfaqësues politikë, por që në fakt nuk janë të tillë.

Komiteti i Helsinkit në letrën e saj u ankua veçanërisht “për sjelljen e papërshtatshme nga pikëpamja etike dhe procedurale,” të Plarent Ndrecës, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë kryetar i komisionit të azilit dhe personi përgjegjës në rastin e kërkesës për azil të shtetasit Selami Simsek, një turk tjetër i dyshuar si gulenist. Në mars të këtij viti, Gjykata Administrative deklaroi se Komisioni i Azilit “ka shkelur ligjin” në rastin e Simsek duke i refuzuar atij azilin.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike harun çelik komiteti shqiptar i helsinkit ministria e brendshme harun çelik komiteti shqiptar i helsinkit ministria e brendshme

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë