"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Nëse një lidhje nuk funksionon ka ardhur momenti që t’i jepni fund, fokusohuni tek puna/ Horoskopi 15 prill 2020
15 Prill 2020, 05:07Nga DOSJA
Dashi
Në sferën sentimentale dhe emocionale do të ketë zhvillime pozitive. Nëse në raportin në çift ka zënka, ky është momenti për tu sqaruar dhe bërë paqe. Mundohuni që të angazhoheni më shumë në sferën profesionale.
Demi
Shtyjini për më vonë diskutimet dhe polemikat, pasi gjatë kësaj dite mund të inatoseni lehtësisht. Jo vetëm ndjenjat por edhe marrëdhëniet me të tjerët nuk do të ecin siç duhet. Edhe në punë, do ju duhet të merrni vendime.
Binjakët
Në dashuri është momenti për të marrë vendime, ndaj nëse një histori nuk funksionon më, ka ardhur momenti për ti dhënë fund. Në punë projektet që keni në duar janë shumë të rëndësishme dhe gjërat do të jenë mjaft pozitive.
Gaforrja
Në këtë periudhë do të jeni të përqendruar në punë, më shumë se në gjithçka tjetër. Projektet mund të marrin jetë pa mundim. Në dashuri nëse nuk jeni në një lidhje serioze, në këtë moment problemet nuk do të mungojnë.
Luani
E mërkura do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, sidomos për çiftet që nuk kanë shumë kohë që janë formuar. Në mbrëmje do të ketë një rënie të lehtë. Mundohuni që të shmangni debatet, në mënyrë që të gjeni zgjidhje për një problem.
Virgjëresha
Në dashuri çiftet e reja do të përballen me vështirësi. Megjithatë ky është një moment i mirë për të folur qartësisht. Në punë, ka nevojë për vëmendje dhe përkushtim maksimal.
Peshorja
Gjatë ditëve të fundit mund të jeni përballur me një problem, i cili tashmë mund të zgjidhet. Në dashuri mund të flisni hapur dhe sqaroheni. Në punë gjërat do të ecin më së miri, por duhet treguar kujdes me anën ekonomike.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do të ndiheni të lodhur dhe nervoz, por duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe shmangni stresin. Në punë, nuk duhet të bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Në fund të muajit, gjërat do të përmirësohen.
Shigjetari
Në dashuri duhet të ndiheni më aktiv. Gjatë kësaj dite bëni mirë që të shmangni debatet, pasi do të jeni shumë të lodhur. Dikush mund të inatoset shumë gjatë kësaj dite, ndaj bëni kujdes.
Bricjapi
Jeni nervoz dhe nuk do të lejoni asnjë lloj gabimi, shkruan noa.al. Kjo gjë mund të shkaktojë pasoja negative në sferën sentimentale, ndaj bëni kujdes.
Ujori
Në dashuri gjërat do të ecin mirë si për ata që janë vetëm edhe për ata që janë në çift. Ndërsa në punë, ka diçka që nuk ju kënaq.
Peshqit
Dashuria momentalisht dashuria do të jetë mjaft e komplikuar dhe ndoshta as ju nuk e dini se çfarë dëshironi në të vërtetë. Përmirësime do të ketë edhe në sferën profesionale.
“La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897, në ballinë, procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, zhvilluar asokohe në Lungro të ...
DURRËS– Përhapja e COVID-19 solli mbylljen e shumë bizneseve, shkollave dhe institucioneve duke bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre.Mbyllja e s...
KANADA– Edhe pse larg njëri-tjetrit duket se Keisi dhe Stresi janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Së fundmi, teksa Keisi po i përgjigjej pyetjeve...
TIRANË– Gjatë këtyre ditëve në karantinë, shtëpia e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ka qënë e mbushur plot me bëma. Së fundmi, këngëtarja është frikësu...
TIRANË– Pikërisht kur mendonimin se karantina do të nxirrte anën më të mirë të personazheve më të njohura shqiptare, ma është provuar e kundërta. Nga...
SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka zhvilluar një lidhje live në Instagram me mikeshën e saj Charli D’Amelio, e cila është e njohur në ‘Tik To...
TIRANË– Koronavirusi ka mbyllur të gjitha qendrat estetike duke bërë që të gjitha gratë dhe vajzave t’u mungojë kujdesi ndaj vetes. Këtë gjë po e ndj...
Art&Argëtim14 Prill 2020, 14:12
TIRANË– Një qytetar ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta bërë akoma më të ditur këtë, ka filmuar edhe momentin ekstrem. Videoja është publiku...
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nisur një fushatë leximi në këto kohë karantine. Leximi është një ndër prioritetet kryesore të QKLL-së e cila në platfo...
TIRANË– Media ndërkombëtare Daily Mail u ka dedikuar një artikull të gjithë të famshmëve në Instagram, make-up artistëve dhe blogereve që ndryshojnë pamjen...