Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen dh...
Art&Argëtim
Nga deformimi i lugës te fotoja me Elton John, njihuni me hipnotizuesin më të madh
26 Dhjetor 2021, 21:10Nga DOSJA
IZRAEL – Ai ka mahnitur njerëzit me aftësitë e tij telepatike për gati 50 vite. Uri Geller u ka rrëmbyer mendjen jo vetëm njerëzve të thjeshtë, por dhe yjeve të muzikës. 75-vjeçari ka krijuar një muze me koleksionet e dhuratave të gjithë personave të famshëm që ai ka hasur në jetë. Geller konsiderohet hipnotizuesi më i madh në historinë e njerëzimit. Ai e zbuloi aftësitë e tij të rralla mendore që në fëmijëri ku një ditë të zakonshme ai arriti të deformonte me fuqitë e tij mendore një lugë teksa po hante supë.
Pas familjes, radhën e pati shkolla për t’u mahnitur nga fuqia e tij pazakontë jo vetëm për të ndryshuar format e objekteve metalike, por të bëjë njerëz të famshëm për vete. Geller nuk e pati të vështirë të bindte këngëtarin e famshëm britanik Elton John të realizonte një foto me të. Pre e tij kanë rënë dhe ish-kryeministria e Izraelit Golda Meir, ikona e futbollit Maradona, legjenda e muzikës John Lennon, Muhamed Ali e shumë të tjerë. Prej tyre ai ka marrë dhurata të çmuara, si vezë floriri e deri te një avion nga ish-diktatori i Libisë Muanmar Gadaf.
Megjithatë, karriera e tij hipnotizuese në televizion mori një goditje të rëndë në vitin 1973, kur gjatë emisionit të moderatorit Johnny Carson “Tonight Show”. Ai dështoi të deformonte një tavolinë prej argjendi me fuqitë e tij mendore.
“Mendova se mora fund. U ktheva në hotel dhe mblodha sendet e mia personale për të ikur. Isha i shkatërruar. Por, në mëngjes, një rival i moderatorit Carson më mori në telefon dhe më kërkoi që të jepja shfaqje në emisionin e tij. Kjo më shërbeu si mësim për t’u përballur me vështirësitë psikologjike”, shprehet Geller. Më tej, ai flet se fama që arriti në SHBA e bëri të vuante nga anoreksia, bulimia si dhe stresi “Ka shumë diskutime për këtë që merrem nëse është apo jo e vërtetë, nëse është apo jo një truk? Me kalimin e kohës rrita egon për të udhëtuar dhe vuajta nga bulimia dhe anoreksia nervore. Nuk mund ta përballoja më jetën në Nju Jork. Nuk e dorë dot të qenit në skenë, të kisha presion dhe kaq shumë kritikë”, tregon për vështirësitë e jetës së tij hipnotizues Uri Geller.
Prej disa vitesh, ai jeton në atdhe në Izrael, ku tashmë merret me sistemimin e muzeut të tij.
AUSTRALI – Shkencëtarët në Australi janë befasuar kur një kamera nënujore në pjesën jugore të bregdetit të Tasmanisë fiksoi një peshk që lëviz me duar. Pa...
TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj është në ankth për lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Gjatë një bisede me aktori...
SHBA- Këngëtarja e njohur Jojo, ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat. Jojo ka zbuluar lajmin e bukur përmes rrjetit social Instagram, ku tregon se...
TIRANË- Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën natë e spektaklit të së premtes Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e ‘Big Brothe...
SAUL-Një adoleshent nga koreja e jugut ka marrë kërcënime të shumta nga përdorues të rrjetit për shkak se i ngjan liderit të Koresë së Veriut si në emër ashtu e...
SHBA- Arnold Schwarzenegger ka dhuruar së fundmi 25 shtëpi për veteranët në zonën e Los Angeles, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë. Me anë të një postimi ...
TIRANË– Moderatorja Einxhell Shkira ka treguar shkakun e sherrit mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, duke treguar për herë të parë se nuk flisnin jash...
SHBA- Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t’i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lë...