Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Nga droga te aksidenti, prangosen 8 persona në Tiranë
22 Shkurt 2022, 12:35Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË – Forcat e policisë së kryeqyetit kanë prangosur 8 persona për veprat penale shitje droge, dhunë në familje, aksident dhe drejtim automjeti duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
27-vjeçari A.R. dhe 26-vjeçari F.Z. u kapën në flagrancë pasi iu gjet kokainë gjatë kontrollit. Një 62-vjeçar u arrestua për shkak se ka dhunuar babain e tij.
Nga ana tjetër, u prangosën H.Z., 61 vjeç pasi u kap i dehur në makinë, E. P., 22 vjeç për përplasjen e 58 vjeçarit XH.T.
NJOFTIMI I POLICISë Së TIRANëS: Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– H. S., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;
– F. Z., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. P., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin Xh. T., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– Y. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;
– I . A., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasit F. V., 42 vjeç, dhe D. A., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Bordura që shihni më poshtë është vendi nga ky pikërisht do të niste grabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë. Sot, e gjithë zona është...
VLORË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano reagoi ditwn e sotme për përplasjet e ndodhura mëngjesin e sotëm te “5 Maji” në kryeqytet. Nano u s...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet nga tuneli i ujrave të zeza që do të përdorej nga një grup për të grabitur një bankë të nivelit të dytë pranë Ministris...
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e kandidatit për kryebashkiak në Lushnje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. Me anë të n...
SARANDË – Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pa...