Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Ngacmoi seksualisht 23-vjeçaren në spitalin e Pejës, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë
13 Gusht 2020, 11:41Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Por këtë herë bëhet me dije se ky rast është parë në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ku dyshohet se ai ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.
Sipas mediave vendaseështë bërë me dije se këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ku tashmë me urdhër të prokurorisë, ish-ministri Baliqi është dërguar në ndalim 48 orësh.
“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje.”- është shrehur Nikçi, ndërsa ka shtuar se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në orën 22:53.
Por raportohet se edhe më herët ish-ministri ishte akuzuar për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.
“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën që 16 ditë. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo e ka thirrur sigurimin dhe policinë.”- ka thënë një burim për mediat kosovare.
“SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.”- thuhet në raportin e policisë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT– Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar ditën e sotme mandatin kreut të LSDM-së, njëkohësisht edhe udhëheqësit të ...
ALASKË– Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Artiku – Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, v...
SHBA– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ku ditë pas dite po rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve dhe viktimave nga Covid-19...
FLORIDA– Nëna e një nxënëseje 10-vjeçareje nga Florida, u vra nga i ish- i dashuri i saj gjatë kohës kur e bija po ndiqte për herë të parë mësimin online...
Bota13 Gusht 2020, 09:20
LIBAN– Shpërthimi tragjik i 4 gushtit la të vdekur 200 persona dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Gjithashtu nga vala e fortë e shpërthimit janë shkatërruarto...
SHBA– Ankesat e Presidentit Trump, janë marrë seriozisht nga qeveria amerikane, e cila ka propozuar një lehtësim të standardeve të presionit të dushit.Administr...
AUSTRALI– Situata e vështirë e krijuar nga Covid-19 në mbarë botën, po bën sot që miliarda qytetarë në shtetet e prekura nga virusi të mbajnë patjetër maskën m...
KINË– Kina ka dërguar avionë luftarakë përgjatë ngushticës së Tajvanit gjatë kohës kur shefi i shëndetësisë amerikane, Alex Azar vizitoi ishullin për të of...