6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë dalë në një konferencë për shtyp ku edhe kanë folur lidhur me ndryshimet që pritet të kalojnë nesër në Kuvend në Kodin Zgjedhor. Palët kundërshtojnë me forcë heqjen e koalicioneve të përbëra, megjithatë shprehen të sigurtë se opozita e bashkuar do të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Si Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur të bindur se me marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u “bekua” nga ndërkombëtarët vota nuk mund të preket, ndaj kryeministri Edi Rama po tenton që të ndërhyjë në zgjedhje në metoda të tjera. Gjithashtu Bylykbashi i ka kthyer sërish përgjigje, Ramës dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit, të cilët i kanë kërkuar një rast të ngjashëm për koalicionet me Shqipërinë. Bylykbashi ka përmendur të ashtuquajturin “Code Rossato” që përdoret në Itali, dhe që është miratuar me konsensus nga palët në vitin 2003.
Ndërsa Vasili ka theksuar faktin që për koalicionet kurrë nuk ka pasur ‘ankesa’ nga ndërkombëtarët, madje formula ka siguruar edhe rotacionin politik. Sa i përket, ndryshimit që kryetari i partisë të kandidojë në 4 qarqe të vendit, Bylykbashi e cilësoi një pazar të ulët duke shtuar se bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it.
Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshton, PS miratoi në parim dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare qe vendosi braktisjen e mbledhjes. PD nga ana e saj kërkon mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR. Por socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare.
Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të miratohen në Kuvend më 5 tetor.
(F.G/A.K/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Në orën 11:00, në selinë e Partisë Socialise, kryeministri Edi Rama prezantoi platformën online të komunikimit brenda partisë. Kreu i qeverisë shpjegoi ...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i pyetur se çfarë do të bëjë nëse do të humb zgjdhjet që do të zhvillohen më 25 prill, është përgjigjur s...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e...
TIRANE-Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se presidenti është zhveshur plotësisht nga roli i tij dhe tashmë është zhyt...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën digjitale të Partisë Socialiste, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve në l...
TIRANE– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta “Tema”, është një tjetër tregues...
VLORE– Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës.Në këtë qark janë në garë 39 kandidatë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë t...
TIRANË– Leonard Solis, ish Ministër Shendetësisë është shprehur se kryeministrin e Shqipërisë e quan fatkeqësi kombëtare për faktin se ky i fundit k...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një postim që ka lidhje me Vermoshin. Kreu i qeverisë ka prezantuar qendrën e re turistike të Vermoshi...