All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Nikoll Lesi zbardh mesazhin që i çoi Ramës dje gjatë protestës: Nuk ke çfarë i bën…

9 Korrik 2019, 11:19 Nga DOSJA
Nikoll Lesi zbardh mesazhin që i çoi Ramës dje gjatë
All - Paragraf - 1

Tiranë- Nikoll Lesi ka treguar së fundmi mesazhin që i ka nisur kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së djeshme të opozitës. Ai thotë se i ka çuar edhe një mesazh Ramës, për t’i thënë se e ka gabim që kërkon të shkarkojë Metën.

“Për të qenë korrekt me ndërgjegjen time, meqënëse dikur e kisha analist dhe gazetar të gazetës “Koha Jone” i shkruajta (pasi vetë me shkruan sms), Edi Ramës. Pak a shumë i thashë, miqësisht, se përveç gabimeve në qeverisje e ku duhet patjetër të tërhiqet duke e çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një ditë, por në rastin e Presidentit i shkruajta se po bën gabim fatal.”, shkruan Lesi.

Shkrimi i plotë:

Dje ndoqa jo pa interes fjalën e kryeministrit Rama në parlament. Një seancë e stisur si e jashtëzakonshme, a thua kishte sulmuar ndonjë shtet Shqipërinë apo kishte plasur lufta civile në vend!

Për të qenë korrekt me ndërgjegjen time, meqënëse dikur e kisha analist dhe gazetar të gazetës “Koha Jone” i shkruajta (pasi vetë me shkruan sms), Edi Ramës. Pak a shumë i thashë, miqësisht, se përveç gabimeve në qeverisje e ku duhet patjetër të tërhiqet duke e çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një ditë, por në rastin e Presidentit i shkruajta se po bën gabim fatal.

Fatal për mazhorancën, pasi e fut në një konflikt të pakthyeshëm me njeriun që është President i vendit, që dikur ka drejtuar qeverinë e PS-së dhe i ka dhënë fitoren e një palë zgjedhje parlamentare 2001, si dhe në qershor 2013, ju solli në pushtet. Por edhe pse Meta ka vepruar drejt në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kaq, për thelbin e sms-ve! Natyrisht nuk është etike të tregosh sms-të, por nuk thashë atë që nuk thuhet, por nisur nga shqetësimi që ka çdo qytetar u detyrova t’i drejtohem publikisht ndergjegjes së dikurshme të Edi Ramës.

Nuk kam hallin e Presidentit, pasi ai mbrohet vetë dhe me sa di as që druhet fare nga kjo idiotsi e mazhorancës me këtë komision hetimor.

Por më shqetsoj fjalori, toni dhe humbja e logjikës nga Edi Rama, dje në parlament.

Ishte, pa e zgjatur, fjalimi më i keq, më fyes dhe niveli më i ulët i një lufte politike.

Shumëkush, dje, më thoshte nga analistët e medias se “ky është Edi Rama i vertetë!”. Prapë kundërshtoja, ata, se “nuk ishte Edi Rama ai që njohim, ai që as Berishën nuk e ka sulmuar kaq keq, kaq poshtërsisht dikur kur e rrahën me leva kokës shikasit e pushtetit të PD”. Edhe i çarë në kokë e hundë, asokohe me 22 janar 1997, Edi Rama nuk lëshoi kaq batare kundër presidentit Berisha sa dje ndaj Presidentit Ilir Meta.

Dje, Rama, ka groposur Edin!

Dje kryeministri dje më bëri të mendoj si kolegët e mijë gazetarë, kritikë të sistemit të montuar nga Rilindja.

Kur iu sul Ilir Metës, që nuk ka realisht se çfarë i bën, imagjoni se si do t’i presë kokat kundërshtare në PS, sapo të lirohet paksa nga lufta me Presidentin. Do ta shikojmë “kokën” e Ditmir Bushatit ngulur në Kështjellën e Rozafës, atë të Fatmir Xhafës hedhur buzë detit në Vlorë apo të Pandeli Majkos në arat me panxhar të Maliqit!

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lesi sms ramës pa shkarkon meta protesta e opozitës 8 korrik lesi sms ramës pa shkarkon meta protesta e opozitës 8 korrik

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen