Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Fatime Kadriu, fqinja e Aneta Ramës ka treguar detaje të reja për nënën e kryeministrit. Në një intervistë për Report Tv, ajo ka treguar se Aneta Rama ishte një grua nikoqire dhe se kujdesej shumë për djemtë e saj. Sipas saj, Aneta Rama ishte një amvisë e mirë dhe gatuante shumë. Ajo ka rrëfyer më tej se kohët e fundit gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar dhe për herë të fundit e ka takuar para një muaji.
Rrëfimi për Report Tv:
E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?
Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë
Cfarë mbani mend?
Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor jam mërzitur shumë. Cfarë ti bësh…
Si keni shkuar?
Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatrice vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje…
Kohët e fundit dilnit e takonit?
Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta…Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë e thjeshtë shumë e mirë.
Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?
Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se cfarë do të bëhet si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.
Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?
Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu…pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin…Iku Neta, iku….
Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ajo ndërroi jetë sot në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në orën 17:00.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Një grup aktivistësh janë ngritur në protestë kundër projektit të rrugës Milot-Fier. Të mbledhur në Milot, ata janë shprehur, se shqiptarët do të p...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së t...
PEQIN– Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga përplasja mes dy mjeteve tip “Suzuki” dhe “Benz”, ka ndërruar ...
TIRANË- Zv/ kryeministri Erion Braçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënën së kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale Braç...
DURRËS-Në qytetin e Durrësit është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Mësohet se gjatë 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë shënuar 15 raste të...
TIRANË: Ekskluzive nga spitali infektiv. ABC News sjell realitetin shokues nga “Covid 1”: Dëshmitë e të mbijetuarve, vuajtjet nga dhoma e intubimit, &ccedi...
TIRANË- A thua se kryeministri Edi Rama dha sinjale se një tjetër lajm i hidhur do ta trishtonte atë? Nëse i bëjnë një rezyme deklaratave të tij të fundit,...
RINAS-Dy shtetas shqiptarë të dënuar për vrasje janë ekstraduar ditën e sotme nga Britania e Madhe. Policia njofton, se është ekstraduar 45-vjeçari, Hekt...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Dekoratën e Lartë, “Nderi i Kombit”, portierin legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati, i cil...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, nëna e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama. Lajmin e hidhur e dha vetë kryeminis...