Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ETIOPI – Qeveria federale e Etiopisë shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin, pas një viti betejë me forcat Tigrei (TPLF) e luftimesh që po përshkallëzohen në Etiopinë veriore.
“Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare që ka hyrë të fuqi më 2 nëntor 2021”, thuhej në një deklaratë të postuar në Twitter nga trasmetuesi televiziv shtetëror Fana Broadcasting Corporate S.C.
Në deklaratë shtohej se Dhoma e Përfaqësuesve të Popullit pritet ta miratojë gjendjen e jashtëzakonshme brenda 24 orëve. Duke cituar burime zyrtare të qeverisë, agjencia e lajmeve “Reuters” tha të martën se Fronti Çlirimtar Popullor i Tigreit po fiton terren dhe po sheh mundësitë për t’u futur në kryeqytetin e vendit, Addis Abeba. Banorëve të kryeqytetit iu është thënë të regjistrojnë armët e të përgatiten për ta mbrojtur atë.
Rreth një vit më parë qeveria federale e kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed luftoi kundër forcave të TPLF-së në Tigrei, por luftëtarët arritën të marrin kontrollin e provincës. Forcat qeveritare u tërhoqën në qershor, dhe që atëherë luftimet janë zgjeruar në rajonet fqinje, atë të Amharës dhe Afarit, duke detyruar me mijëra njerëz të zhvendosen e duke përkeqësuar një krizë të rëndë urie.
Duke folur të martën në Institutin Amerikan për Paqe me qendër në Uashington, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman, tha se rreth 900 mijë njerëz në rajonin Tigrei po përballen me me urinë dhe se 90% e popullsisë ka nevojë për ndihmë. Sipas tij qeveria federale është pengesa më serioze për marrjen e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës jetike për ta, për shkak të pengesave burokratike. Muajin e kaluar qeveria dëboi shtatë zyrtarë të lartë humanitarë e të drejtave të njeriut që përfaqësojnë OKB-në.
“Kjo fatkeqësisht tregon për një përpjekje të qëllimshme nga autoritetet për të privuar etiopianët nga marrja e ndihmës e cila shpëton jetë“, tha zoti Feltman.
Përdorimi i ushqimit si armë lufte mund të ngrihet në nivelin e një krimi lufte. I dërguari i posaçëm tha se sulmet ajrore të qeverisë dhe aleancat e TPLF-së me grupet e tjera të armatosura e të pakënaqura, janë “alarmante”. Ai paralajmëroi se vendi rrezikon të rrëshqasë drejt një konflikti më të madh.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
RUSI – Një aeroplan mallrash nga Bjellorusia është rrëzuar teksa po përpiqej të ulej në Rusinë lindore dhe të shtatë personat në bord kanë humbur jetën.Si...
Ato janë punëdhënës të mëdhenj në Gjermani. Kompanitë amerikane janë të përfshira edhe në blerje të mëdha. Gjermaninë si një vend biznesi ato e vlerësojnë më do...
AUSTRALI– Vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t ‘Big Brother VIP Australia’ dhe sigurisht bisedat e para kishin kryefjalë d...
PRISHTINË– Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i është refuzuar viza amerikane. Portali KosovaPost raportoi sot se Kurtit nuk i është dhënë viza p...
SHBA– Një 55-vjeçar në Kolorado të SHBA-ve ka kryer vetëvrasje pasi ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i adoptuar në ...
Departamenti i Tatimit mbi të Ardhurat (IT) në Indi ka nisur ndjekjen penale kundër kompanisë farmaceutike Sterling Biotech Ltd dhe promotorëve të saj, biznesme...
SHBA- Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë sërish, duke mos punuar për disa veçori. Indipendent shkruan se ndërprerja filloi rreth...
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë të ditur se nuk do ketë mbyllje të vendit për shkak të Covid. Protothema shrkuan se, ai paralajmëroi gjitha...
GLASGOW– Sot është zhvilluar dita e tretë e samitit të COP26. Liderët botërore janë mbledhur sërish sot në Glasgow, Skoci për të diskutuar mbi zgjidhjen e...
BEOGRAD – Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç nuk sheh asnjë ndryshim mes “Open Ballkan” dhe Procesit të Berlinit. Gjatë viz...