LIVE UPDATES
Bota

NJOFTIMI nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave: Vendimi për vaksinën do të udhëhiqet nga shkenca

23 Shtator 2020, 20:27 Nga DOSJA
NJOFTIMI nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave: Vendimi për vaksinën

Kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha të mërkurën se ” vendimet e kësaj agjencie do të udhëhiqen nga shkenca” kur bëhet fjala për të vendosur nëse do të jepet autorizim i plotë apo për përdorim urgjent, për vaksinën kundër koronavirusit.  Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie bazuar “në standardet e rrepta të agjencisë për të garantuar siguri dhe efektivitet”. Zoti Hahn u zotua se procesi i miratimit do të jetë “transparent dhe i pavarur” dhe se FDA-ja nuk do të autorizojë një vaksinë për të cilën stafi i saj nuk do të ndihej rehat për t’ua dhënë familjarëve të tyre.

Duke folur gjatë së njëjtës seancë dëgjimore, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, tha se ndërsa disa vaksinat potenciale që luftojnë koronavirusin po i nënshtrohen provave klinike në shkallë të gjerë, zyrtarët parashikojnë që deri në nëntor ose dhjetor të dinë nëse do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive. Por zoti Fauci paralajmëroi se megjithëse ekziston optimizëm rreth vaksinave kandidate “nuk ka kurrë garanci” se do të gjendet një që funksionon.

Ai gjithashtu theksoi nevojën e kombinimit të çdo programi për prodhimin e një vaksine me këshillat ekzistuese për të ndalur përhapjen e virusit, të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik.

“Kemi një qëndrim të fortë se nëse ka një kombinim mes respektimit të masave të shëndetit publik, së bashku me një vaksinë që do t’u shpërndahet njerëzve në këtë vend dhe në të gjithë botën, mund të jemi në gjendje ta ndalim këtë pandemi të tmerrshme që po përjetojmë”, tha zoti Fauci.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me planin për të prodhuar doza nga disa prej atyre që konsiderohen si vaksina kandidate e që aktualisht po i nënshtrohen provave klinike, në mënyrë që nëse ato do të miratohen, të bëhen të disponueshme për publikun sa më shpejt.

Doktor Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u tha ligjvënësve se vendi ka përjetuar mesatarisht rreth 40,000 infeksione të reja në ditë dhe 800 vdekje gjatë javës së kaluar dhe se të prekurit tashmë janë mosha të reja.

Zoti Redfield tha se të rinjtë mes moshës 18 dhe 25 vjeç përbëjnë 26 për qind të infeksioneve të reja, më shumë se çdo grup tjetër.

Ai shtoi gjithashtu se agjencia e tij ka kryer testime në shkallë të gjerë në të gjithë vendin të për të identifikuar antitrupa dhe antigjene, me rezultate paraprake që tregojnë se më shumë se 90 përqind e amerikanëve nuk janë infektuar me koronavirus dhe se ata mbeten të ndjeshëm ndaj tij. Zoti Redfield tha se pret që rezultatet të finalizohen e publikohen javën e ardhshme.

Në SHBA të mërkurën u regjistruan rreth 6.9 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 200 mijë të vdekur, që e rendisin atë si vendin e parë në botë.

India renditet e dyta me 5.6 milionë të infektuar, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Prej javësh ky vend është përballur me raste të reja në rritje më shumë se çdo vend tjetër i botës. Vendi shënoi një rënie të martën, por situata u përmbys shpejt me më shumë se 83’000 raste të reja të raportuara nga zyrtarë indianë të shëndetësisë të mërkurën.

Ndërkohë në Britani Kryeministri Boris Johnson u zotua të mërkurën për të ndihmuar kompanitë që të mos i mbyllin vendet e punës për shkak të pandemisë.

“Këto janë kohë të vështira dhe nuk kam dyshim se shumë biznese, shumë punonjës po ndiejnë ankth e pasiguri të madhe. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i mbrojtur ata gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha ai gjatë një fjalimi në parlament.

Në Kanada Kryeministri Justin Trudeau publikoi planin e tij të rimëkëmbjes ekonomike të mërkurën në një përpjekje për të balancuar rritjen e aktivitetit ekonomik duke mbajtur gjithashtu në fuqi masat e nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Zyrtarët thanë se propozimet e zotit Trudeau përfshijnë adresimin e kujdesit për fëmijët dhe zgjerimin e siguracionit në rast papunësie. Kanadaja raportoi 1’200 raste të reja të martën. Zyrtarë thanë se vendi ndodhet në një “udhëkryq” në trajtimin e pandemisë.

Në Japoni, organizatorët e Lojërave Olimpike të cilat janë shtyrë tashmë, thanë se kur ngjarja sportive të zhvillohet vitin e ardhshëm, plani është që atletët që mbërrijnë nga vendet e tjera t’i nënshtrohen testimeve për koronavirus, por jo një periudhe karantine dy-javore. Zyrtarët u thanë gazetarëve të mërkurën se udhëzimet janë ende në diskutim dhe se ata shpresojnë që t’i finalizojnë ato deri në dhjetor.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci fda koronavirusi ne bote anthony fauci fda koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen