Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë një betejë të pamposhtur
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
Rasti Rozeta Dobi përsëritet/ Ish-pastruesja vjedh shtëpinë, sekustrohen qindra euro dhe dollarë 4 Shkurt, 14:02 ...
U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon nga detyra 2 mjekët në QSUT 4 Shkurt, 12:22 ...
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë 4 Shkurt, 12:13 ...
SHBA-Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut paditi të enjten Shoqatën Kombëtare të Pushkëve (NRA) dhe kërkoi shpërbërjen e organizatës së fuqishme që mbron të drejtën e armëmbatjes duke akuzuar drejtuesit e saj për devijim fondesh për përfitime të paligjshme.
Prokuroria e Përgjithshme Letitia James bëri publike padinë e zyrës së saj gjatë një konference për shtyp në Nju Jork dhe akuzoi drejtuesit e NRA-së se kanë shpërdoruar 64 milionë dollarë në tre vite për përdorim personal dhe kontrata për përfitimin financiar të bashkëpunëtorëve të ngushtë e familjarëve të tyre. Ata dyshohet se kanë firmosur kontrata fitimprurëse me ish-punonjës të organizatës për të garantuar heshtjen dhe besnikërinë e tyre në vazhdim.
Në aktpadi zonja James argumenton se katër të pandehurit, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Wayne LaPierre, ish-drejtori i Buxhetit dhe financieri kryesor Wilson “Woody” Phillips, ish-shefi i Personelit Joshua Powell dhe ish-drejtori i Operacioneve John Frazier, “kishin krijuar një kulturë keqmenaxhimi dhe kishin neglizhuar mbikëqyrjen e aktiviteve të paligjshme, arbitrare dhe me qëllime mashtrimi në NRA”.
“Ndikimi i NRA-së ka qenë aq i fuqishëm saqë organizata ka operuar e pakontrolluar për dekada me radhë ndërsa drejtuesit e lartë të saj kanalizuan me miliona në xhepat e tyre“, tha zonja James, përfaqësuese e Partisë Demokrate. Ajo tha se organizata “është e mbushur me mashtrime dhe abuzime”, dhe kjo është arsyeja pse zyra e saj po kërkon shpërbërjen. “Asnjë organizatë nuk është mbi ligjin“, tha ajo.
Megjithëse selia e qëndrore e organizatës ndodhet në Virxhinia, NRA u themelua si një organizatë jofitimprurëse në Nju Jork në vitin 1871 dhe vazhdon të jetë e përfshirë në këtë shtet.
Duke folur para gazetarëve të enjten ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e quajti padinë “një gjë tejet të tmerrshme” dhe tha se NRA-ja duhet të transferohet në Teksas, një vend që sipas tij ishte “i përshtatshëm” për organizatën.
Ndërkohë në kryeqytet në Uashington, Prokurori i Përgjithshëm ka paditur njëkohësisht fondacionin NRA, krahu bamirës i organizatës i krijuar për të zhvilluar programe mbi sigurinë e armëve të zjarrit, zhvilluar mjeshtërinë në qitje si dhe sigurinë në gjueti, duke e akuzuar atë për devijim fondesh tek NRA-ja për të paguar shpenzimet luksoze të drejtuesve të lartë të organizatës.
Marrë nga: VOA
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LIBAN- Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nwnshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës pas shpërthimit të fuqishëm që nd...
KOSOVË- Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është shprehur dje se Richard Grenell i ka kërkuar falje që nuk ishte takuar me t...
LIBAN– 3 ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut populli është ngritur në protestë kundër qeverisë. Mësohet se ata fajësojnë qeverinë për tragjedin...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për të rrëzuar qeverinë e tij. Ai theksoi se një qeveri rr...
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të s...
KOSOVË – Kosova po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Virusit nuk i kanë shpëtuar as politikanë, ku së fundmi është infektuar deputeti ...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar që të ketë përplasje në koalicionin qeverisës, edhe pse zërat nga AAK kanë qenë të ashpër.Në...
ITALI- Senatori Roberto Calderoli është shprehur se aty ku lejohen të dyja gjinitë të garojnë me njëra tjetrën do të kishte favorizim të meshkujve.Sipas tij një...
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” ...
KINË– Në Kinë nuk do të ketë qetësi edhe për një kohë të gjatë mesa duket, pasi ndërkohë që bota po përballet me virusin vdekjeprurës Corona, në Baotou të ...