LIVE UPDATES
Sport

Nuk e aktivizuan te Kombëtarja, babai i Myrto Uzuni prek me postimin e tij: Ti nuk je servil dhe ashtu vazhdo, luan apo nuk lua

8 Shtator 2020, 14:46 Nga DOSJA
Nuk e aktivizuan te Kombëtarja, babai i Myrto Uzuni prek me postimin e tij:

BERAT- Sulmuesi Myrto Uzuni, nuk aktivizohet me kuqezinjtë shqiptarë prej një viti. Ndeshja e tij e fundit është humbja në transfertë 4-1 e Kombëtares me Francën.

Sulmuesi beratas ka qenë i ftuar nga trajneri Reja dy ndeshjet radhës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, por nuk u aktivizua asnjë minutë në në të dyja ndeshjet.

Për këtë arsye, babai i sulmuesit beratas, Artan Uzuni ka shkruar një postim emocionues në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Ndër të tjera ai ka shkruar se një djalë me vlera si ai nuk e do servilizmin, dhe kjo është e vetmja arsye tjetër që ty nuk të fusin në lojë, dhe për këtë jam krenar për ty.

Postimi i babait të Myrto Uzunit:

“Shqiponja e ardhur nga periferia e qytetit 2400 vjeçar, Berati. Myrto Uzuni, 77, ti erdhe nga hiçi bab, nga rrugicat e lagjes Uznovë. Askush nuk besonte tek ty, vetëm ti edhe unë besonim se mund t’ia dilje. Edhe unë nuk besoja se ti mund të arrije kaq lart.

Unë besoja dhe do isha i kënaqur që ti të vishje fanellën e qytetit tonë Beratit, por ti u ngjite shumë lart bab. Më the dikur, kur ti ishe vetëm 15 vjeç, kur hyre për herë të parë dhe shkele fushën e stadiumit Dinamo, kur ishim për një vizitë në Tiranë.

A do luaj vallë unë ndonjëherë te këto fusha? Por kur të pashë në “Stade de France”, duke kënduar himnin e flamurit, sytë e mi u mbushën me lot. Tani për ty stadiumet janë kush e ka radhën? Myrto, mbase je mërzitur se nuk mund të lozësh as sot, në ndeshjen e radhës së kombëtares sonë. I urojmë suksese kombëtares sonë në ndeshjen e sotme, luan apo nuk luan ti. Myrto, ti diku mund të kesh krijuar qejf-mbetje për diçka që ke folur apo ke ndjerë. Ti fole për mister Kristian Panuçin dhe që nga ajo ditë ti ke qëndruar vetëm në stol.

Mos u mërzit babi, ti je nga ata djem që e njeh NDERIN. Ti nuk je servil dhe ashtu vazhdo, luan apo nuk luan. Besoj se nuk ka arsye tjetër shpjegimi që ti të rrish në stol tek ndeshjet e kombëtares, jo se je djali im dhe unë kam qejf që ti te lozësh, por kam dëgjuar këta palo gazetarë që thonë “lojtarët tanë të kombëtares janë pa minuta në këmbë, ndërsa lojtarët e Bjellorusisë ishin lojtarë që kampionati i tyre vazhdonte dhe do ishin më mirë në kondicionin e tyre fizik”.

Ndërsa një lojtar si ty bab, me 3500 minuta në këmbë, lojtar formacioni në çdo ndeshje, të lënë jashtë dhe mënjanë. Ku janë këta gazetarë sot, që në ndeshjen e parë tënde me kombëtaren thoshin ‘këmbët xixa i bënin Myrto Uzunit.

Të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për ta veshur atë fanellë, por gjithmonë kush e meriton. Kjo është e vërteta. Mos u mërzit bab, ti kudo ku ke vajtur ke bërë histori. Vajte tek Laçi, hyre në historinë e klubit. Po ashtu edhe tek Lokomotiva e Zagrebit. Mbase të ndihmon Zoti edhe me Ferencvaroshin e kaloni në grupet e Champions.

Bab, ti do më kërkosh që unë ta fshij këtë postim, por unë nuk do ta fshij edhe sikur të më lutesh dhe të më përgjërohesh, prandaj mos e merr mundimin të ma kërkosh një gjë të tille. Fitore Shqipërisë, 3-0, me golat e Balaj, Roshit e Manajt,” shkruan babai Uzunit.

Murto Uzuni prej muajit gusht është lojtarë për ekipin hungarez Ferencvaroshin më një kontratë 4-vjeçare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja e shqiperise myrto uzuni kombetarja e shqiperise myrto uzuni

Sondazh

Poll
Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë