6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
AFGANISTAN- Udhëheqësi i izoluar i talibanëve në Afganistan bëri një paraqitje të rrallë publike më 30 tetor. Ai vizitoi një shkollë fetare në qytetin e Kandaharit. Udhëheqësi suprem i talibanëve, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider i talibanëve në vitin 2016. Ai nuk ka bërë paraqitje edhe pasi lëvizja që udhëheq mori kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe vendeve tjera aleate.
Akhundzada gjatë vizitës së tij në medresenë Darul Uloom Haakimah, u lut për “dëshmorët” talibanë dhe i kërkoi Zotit që “të shpërblejë popullin e Afganistanit që luftoi pabesimtarët dhe shtypësit për 20 vjet”. Ceremonia u mbajt nën masa të rrepta sigurie dhe aty nuk u lejua xhirimi apo shkrepja e ndonjë fotografie. Në mediat sociale janë publikuar vetëm audio incizime të deklaratave të tij. Gjatë fjalimit të tij 10-minutësh, Akhundzada u lut për zyrtarët që po kalojnë në “provën e madhe” të ndërtimit të “Emiratit Islamik të Afganistanit”.
Akhundzada u emërua lider i lëvizjes pas vdekjes së paraardhësit të tij, Mullah Akhtar Mansour, nga një sulm me dron të SHBA-së më 2016. Deri në atë kohë ai ishte një figurë fetare relativisht e profilit të ulët. Paraqitja e tij në Kandahar ka nxitur spekulime se ai synon të marrë një rol më aktiv në drejtimin e vendit.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRUKSEL- Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh menaxhim krizash të vazhdueshme u largua nga skena europiane me duartrokitje nga të gjithë koleget e kolegët në...
SHKUP- Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se dalja e votuesve deri në orën 11:00 është 14.18% ose 140.035 votues. ...
ROMË- Presidenti i SHBA-së Joe Biden është takuar ditën e sotme me homologun e tij turk Rexhep tajip Erdogan në Samitin e G20. Cnn shkruan se Biden në taki...
SHBA- Gjykata amerikane ka dëmshpërblyer me 25 milionë dollarë Eddie Bolden nga Chicago pasi u dënua me 22 vite burg për një krim që nuk e kreu kurrë. Eddie Bol...
SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Komunale të Zgj...
ITALI– Drejtuesit e G20-ës hodhën ditën e sotme monedhën në Fontana di Trevi, në qendër të Romës. Ata shoqërohen nga një grup i madh policësh, kameramanës...
SKOCI- Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën këtë vit rishtron një pyetje urgjente për komunitetin ndërkombëtar: A mund të bashkohet bota për t’u përballur m...
SHKUP- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po vijojnë te qeta deri më tani. Alsat.mk shkruan se deri në oren 9:00 kanë votuar 5.25% e njerëzve. Ndërkohë që ...
SHBA– Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e një filmi, duke thënë se ajo ish...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet ta paralajmërojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër “veprimeve të ngutshme” të cilat mund të d...