Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
“Nuk ishte e lehtë të rrëzoja Juven”, kryevepra e Contes e ka emrin Inter: Nuk e…
20 Nëntor 2021, 13:48Nga DOSJA
ITALI-E tashmja përfaqëson një sfidë të madhe, më e vështira e karrierës së tij. E kaluara e afërt, kryevepra e tij profesionale. Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte flet për objektivat që i vuri vetes me ardhjen e tij në pankinën e Tottenhamit, por mbi të gjitha i rikthehet përvojës fituese te Inter dhe arsyet e lamtumirës së tij me klubin zikaltër:
“Dy vitet me Interin kulmuan me titullin kampion duke thyer hegjemoninë e Juventusit. Vetëm me kalimin e kohës do të kuptohet rëndësia e një pune kolosale të bërë për triumfin e arritur.Nuk e kisha menduar largimin nga Inter”, tha fillimisht Conte.
Më tej ai shpjegoi zgjedhjet që bën në karrierë. “Zgjedhja e Tottenhamit është sigurisht më e vështira dhe për këtë, edhe më stimuluesja. Paratici? Ka qenë sigurisht një element i rëndësishëm më shumë”, komentoi tekniku.
Më tej, Conte foli edhe për fitoren më të bukur në karrierën e tij. “Të rikrijoja ciklin e Juves ka qenë e vështirë. Sepse luanim kundër Milanit të Ibrës, Nestës e Thiago Silvës. Gjithashtu kundër Interit të Tripletës. Kundër Napolit me Cavani, Lavezzi e Hamsik.Mirëpo, kryevepra në punën time ka qenë titulli me Interin. Në dy vite kemi përmbysur një monarki sportive. Nëse nuk do të ishim ne që ta ndërprisnim ciklin bardhezi, Juve do të ishte ende përpara të gjithave”, deklaroi trajneri i Tottenham.
ITALI-5 vjet më parë, Carpi luajti sezonin e tij të parë në Serinë A. Një vit më parë, skaudra drejtuar nga Fabrizio Castroi arriti të befasonte duke siguruar n...
ITALI-Tani është zyrtare: Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar rezultuan pozitiv me Covid-19. Dy mesfushorët – si gjithë skuadra – iu nënshtruan një tamponi të sh...
ANGLI-Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo nuk i lanë asgjë rastësisë në organizimin e ditëlindjes së Alana Martinës, e cila së fundmi mbushi 4 vjeç....
ANGLI-Të ndjekësh ekipin tënd të preferuar është diçka e bukur, por disa herë mund të bëhet edhe e shtrenjtë. Tifozët e Chelseat shumë shpejt do ta vënë ...
ANGLI – Ish-sulmuesi i “Tre Luanëve” Michael Owen beson se Robert Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e kaluar, pasi ky event u ...
ANGLI – Boksieri shqiptarë Florian Marku, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto, ndërkohë që paralelisht bashkëshort...