LIVE UPDATES
Politike

Nxorri blof propagandën/ Braçe sfidë Ramës: Çliro tregjet e kapura, populizmi s’ul çmimin!

24 Mars 2022, 15:00 Nga DOSJA
Nxorri blof propagandën/ Braçe sfidë Ramës: Çliro

Kur propaganda duket se nuk pi ujë, prodho më shumë propaganda! Me këtë devizë Rilindja ia ka dalë të shuajë pakënaqësinë për skandale të rënda dhe situata delikate në rast protestash dhe e njëjta po përdoret për pakënaqësinë nga rritja e çmimeve. Rolet e para duke bërë xhiro nëpër dyqane i kapën ministret.

Me mikrofonin mizë të kapur pas xhaketës, nën objektivin e kamerave që transmetojnë live në Facebook, recituan fjalimet për masat dhe kujdesin nga shteti. Dozën e radhës të propagande pritet ta japin edhe deputetët e PS, që në mbledhjen e grupit morën porosi të dalin e të flasin me tregtarët për çmimet e rritura.

Por fjalimi që mbajti në parlament, deputeti Erjon Braçe e hedh në erë të gjithë strategjinë e propagandës, që gatuhet në zyrat e kryeministrisë. Braçe pranoi se rritja e çmimeve vjen nga lufta në Ukrainë, por ai foli edhe për një krizë tjetër, atë shqiptare, që i mbivendoset pasojave të luftës.

“Kriza jonë, e quajti Erion Braçe, krizë që vjen nga abuzimi këtu brenda. Krizë që vjen nga tregje kombëtare, të kapura, të mbyllura, të përqëndruara, as të lira e as konkuruese”

Si ish- zv.kryeministër dhe ish-kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Braçe e sheh të kotë propagandën dhe manipulimin, me të cilin po tentohet të dilet nga situata. Si për shembull kur thuhet se produktet plehëruese për fermerët janë me taksë të reduktuar 10% TVSH. Në fakt e vërteta nuk është kjo.

“Të vërtetën duhet ta themi ashtu siç është. Ne vendosëm 10% TVSH mbi produktet plehëruese, edhe pse bërtita e ulërita këtu se nuk vendoset taksë e re mbi produkte kur çmimet janë në rritje, shkuam përpara me këtë vendim. Duhet ta zhbëjmë atë,”-tha Braçe në parlament.

E dyta, sipas deputetit të PS është mungesa e transparencës që nxjerr bllof premtimet e qeverisë se në këtë periudhë tregtarët po fitojnë vetëm 2%.

“Njerëzit kanë të drejtë të dinë si shkojnë tek ky çmimi i ri i naftës, i benzinës dhe i gazit. Njerëzit duhet ta dinë qartë se me sa hyn nafta në territorin e Shqipërisë. Sa ka shpenzime mbi të? Operacionale të kompanive, tatime dhe taksa dhe sa është marzhi i fitimit. Njerëzit kanë të drejtë ta dinë si shkohet tek ky çmimi i vajit, sheqerit, miellit, makaronave, drithit. Bujqit kanë të drejtë të dinë si shkohet te çmimi i dapit dhe uresë, nitratit dhe pastaj për blegtorinë… Nuk e besoj zonja ministre se çmimi 13 mijë lekë për kuintal për urenë për dapin është çmimi që na vjen për importin plus 2% fitim. Nuk e besoj dot se kam parë faturat 87 lek vjen kilogrami, del nga dogana kaq dhe norma e fitimit nuk është 2%. Është mashtirm dhe zhvatje,”-tha Braçe.

Masa e tretë erdhi në formë sfide për kryeministrin Edi Rama. Thembra e Akilit, kapja e tregjeve nga biznesmenët e mëdhenj që duke vepruar në një situatë oligopoly nuk lejojnë konkurencën e lire.

“Të demokratizosh ekonominë është jetike! Të demokratizosh tregjet, konkurencën është akoma më jetike, sepse në tregje të kapura ka nevojë për liri, për hyrje të reja, për operatorë të rinj. Ka nevojë që ata tregtarë që kanë kap këto tregje, ato shoqata që funksionojnë sot e gjithë ditën si kartele në tregjet më fitimprurëse të vendit kanë nevojë të sfidohen në normat e tyre të fitimit. Abuzimi luftohet vetëm kështu. Abuzimi, çmimi nuk i vendos populizmi, as ai i rrugës, as ai i politikës.Duhen veprime konkrete. Kontrolli i agjensive ligjzbatuese duhet të shtyhet më tej. Këto duhen bërë!” tha Braçe.

Masat që sugjeron deputeti socialist nuk janë të panjohura për kryeministrin Rama. Por duke qenë se në krye të kësaj ekonomie të kapur është vetë Rama, këto do të kalohen në heshtje dhe vlejnë vetëm për të nxjerrë bllof propagandën qeveritare.

Marrë nga LAPSI.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje