LIVE UPDATES
Politike

Open Balkan, publikohet deklarata e përbashkët: Do krijojmë Këshill Ndërministror

4 Nëntor 2021, 19:10 Nga DOSJA
Open Balkan, publikohet deklarata e përbashkët: Do krijojmë

SERBI- Tre vende e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për përfundimit të takimit për nismën Open Balkan. Në deklaratë bëhet me dije se zgjerimi i kësaj nisme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është i hapur, ndërkohë që u theksua rëndësia e krijimit të një këshilli Ndërministror. Në deklaratë gjithashtu është përmendur mos hapja e negociatave nga ana e Bashkimit Evropian, për të cilën nga Open Balkan shihet si një dështim i BE-së

Deklarata e Plotë:

E ardhmja e zgjerimit – një këndvështrim nga rajoni. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, së bashku me partnerët nga rajoni, rikonfirmuan mbështetjen e tyre pa asnjë dyshim për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Brdos më 6 tetor. Ballkani Perëndimor theksoi përkushtimin dhe angazhimin e rajonit ndaj vlerave europiane dhe normave demokratike, ndaj rëndësisë parësore të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, kapaciteti i diskutueshëm i BE-së për të integruar anëtarë të rinj, debatet e brendshme midis vendeve anëtare të BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë penguar përparimin real të rajonit drejt BE-së.

Në letër, politika e zgjerimit mbetet aktive. Në praktikë, sidoqoftë, ka një zhgënjim në rritje mes qytetarëve të rajonit, lidhur me perspektivën në BE. Përveç kësaj, rajoni ka paguar kosto të larta për vonesat në perspektivën e tij në BE. Maqedonia e Veriut është shembulli konkret i dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve të tij. Qeveria e saj bëri sforco të mëdha për të plotësuar kushtet e Brukselit, por vetëm sa e gjeti veten të izoluar dhe u la të përballej me pasojat e vendimeve të BE-së. Dobësimi i perspektivës së integrimit europian kërcënon të na lërë më të paintegruar se kurrë. Kjo është një ndjenjë që e bashkëndajnë në mbarë rajonin.

Ndërkohë që BE-ja po harton strategji të reja dhe me ndikim mjaft të gjerë, rajoni po përpiqet dëshpërimisht të zbatojë ato ekzistuese. Edhe pse shohim që rruga jonë drejt BE-së nuk po ecën me ritmin e pritshëm, ne mbetemi të angazhuar të arrijmë standardet e BE-së dhe të ngushtojmë hendekun ekonomik me BE-në. Ne nuk mund ta lejojmë këtë spirale negative të kërcënojë vetë themelet e së ardhmes dhe mirëqenies së rajonit. BE-ja po ecën përpara, ndërsa rajoni ka ngecur në dilemat e vetë BE-së.

BE-ja duhet të eksplorojë të gjitha rrugët për përparimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në periudhën që i paraprin anëtarësimit, krah angazhimeve të saj për një zgjerim me faza, siç parashikohet në metodologjinë e re. Në përputhje me këtë, do të ishte me dobi që ta përfshinte rajonin në zhvillimin e politikave tregtare e tatimore të BE-së, si mekanizmi përshtatjes së kufirit të karbonit dhe garancitë për çelikun, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Po ashtu, ne mund të eksplorojmë mundësinë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga masa të ndryshme erga omnes të politikës tregtare. Ne mund të parashikojmë përfshirjen e universiteteve tona në Zonën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të BE-së, duke ofruar kështu një shans të barabartë për pjesëmarrjen në programet e specializuara, të hulumtimit dhe novacionit të BE-së. Në të njëjtën kohë, bujqësia jonë ka shumë nevojë për fonde, ndërkohë që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar dhe për t’i ofruar prodhime me cilësi të lartë tregut të BE-së.

Kjo mund të parandalojë ndikimin negativ në stabilizimin dhe performancën ekonomike të rajonit. Ne besojmë se është në interesin e vetë BE-së të ndihmojë dhe të promovojë një rajon me besim dhe prosperitet. Më tej, së bashku, ne mund të eksplorojmë pjesëmarrjen në Schengen dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët të BE-së. Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës “Ballkani i hapur”, duke ndërtuar punën mbi agjendën e Procesit të Berlinit, duke u përqendruar te zbatimi i shpejtë dhe i përshtatur.

Kemi angazhuar Dhomat e Tregtisë në këtë përpjekje dhe i kemi ngarkuar të përgatitin një Udhërrëfyes të detajuar për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për lehtësimin e importeve dhe eksporteve në Ballkanin Perëndimor, nënshkruar më 29 korrik, në Shkup. Kemi miratuar Udhërrëfyesin për zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë sot dhe i kemi kërkuar CIF-së të monitorojë procesin e zbatimit më tej. Po kështu, kemi vendosur të krijojmë një Këshill Ndërministror, i cili do të punojë ngushtë me Dhomat për zbatimin e këtyre masave. Ballkani Perëndimor është gati të ecë përpara me hapa të përshpejtuara. Ai duhet të ecë përpara. Po kështu duhet të ecë edhe BE-ja – drejt Ballkanit Perëndimor. Të ndenjurit duarlidhur nuk është alternativë. Ne i ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë të tjerët në rajon të bashkohen me ne. “Ballkani i hapur” është i hapur.

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen