LIVE UPDATES
Insights

Opozita është në pikën e vdekjes apo e vdekur dhe pikë?

18 Shtator 2021, 10:26 Nga DOSJA
Opozita është në pikën e vdekjes apo e vdekur dhe pikë?

Nga Meri Lika

E qeshura me lot, e liderit të opozitës ndërkohë që i përzgjedhuri i tij fliste për herë të parë në parlament, tek unë shkaktoi një përzierje të rëndë të stomakut, së cilës as soda nuk i bënte dot “derman”.
Në këtë legjislaturë, nisur nga karagjozët e legjislaturës së kaluar, të zgjedhur po nga ky kryetar opozite, uroja që të paktën të kishte përfaqësues të denjë.
Në fakt a ishte për të qeshur dje me fjalën e deputetit të Lushnjës, Saimir Korreshi?
Saimiri kishte të drejtë!
Ndoshta ai nuk ndenji pompoz si Lulzim Basha duke shtrënguar shpatullat, e ndoshta nuk arriti të përdorte fjalë të mëdha si kryetari i tij por, në asnjë fjalë nuk tha ndonjë gjë të gabuar.

Unë nuk qesha me fjalën e tij, nuk më erdhi aspak për të qeshur, madje pati momente kur fillova të përjetoj tragjizmin e jetesës së varfër të shumicës sonë.
Por, më duhet ta pranoj se nuk kam qeshur as kur Lulëzim Basha shumëzonte dhe pjestonte me tabelën personale të shumëzimit, as kur këndonte me zërin e tij “bariton” e as kur me gjestet e tij qesharake të grisjes e çgrisjes së letrave, luftonte pushtetin.

Si ndjekëse e rregullt e lëvizjeve politike të vendit tim por, më tepër si përjetuese e pasojave të këtyre lëvizjeve dhe në kushtet e një masakre pushtetore, kur edhe djali im 11 vjeçar më thotë “unë as që kam ndërmend të jetoj këtu”, mua nuk më vjen aspak për të qeshur dhe sot e shikoj opozitën në momentin e saj më kritik.

Çuditshëm, opozita ndodhet në nivelin e saj më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë, ndërkohë që me gjithë atë material të ofruar nga pushteti i gjithëpushtetshëm duhet të ishte në kulmin e saj të aksionit opozitar.
Unë mendoja se energjia e grumbulluar nga “stafi” i ri por dhe nga mosqenia për shumë kohë në parlament do ta bënte qeverinë t’i dridheshin këmbët, sepse kur një qeveri nuk i bën gjërat mirë pikërisht atëherë është koha për opozitën.
Në vendet që kanë përparuar në rrugën e demokracisë, udhëheqësi i partisë opozitare ose udhëheqësi i grupit opozitar në parlament, punon me kritika publike gjatë gjithë kohës, sepse pikërisht ky lloj aksioni e vendos partinë e tij si një alternativë për opinionin publik dhe për elektoratin.
Por lideri i opozitës së vendit tim çfarë bën?
Kryetari i opozitës është aq gri sa opinioni publik nuk e identifikon dot. Duket se ai ende, edhe pas tetë vjetësh në opozitë, nuk e ka mësuar se cili është roli i një partie opozitare në kohërat jo elektorale. Sigurisht, këtu nuk është fjala që opozita të thotë jo për gjithçka, por që kritikat e saj ndaj pushtetit duhet ta bëjnë atë të evidentueshme dhe të spikatur.
Polarizimi i politikës vetëm me dy pole i majtë dhe i djathtë, ashtu si dhe në shumë vende të tjera, gjithmonë i ngarkon një rol historik liderit të opozitës. Demokracia ka shumë nevojë për këtë. Vetëm një lider i fortë dhe një opozitë e fortë e bën qeverinë më të kujdesshme.
Ja me këtë konkluzion që unë nxorra me sipër, fillova në të njwjtën kohë, të qesh dhe të qaj me lot, sepse lideri ynë opozitar kurrë nuk arriti të bëhet lideri i opinionit publik dhe bindës për elektoratin e mundshëm.
Sot kur partia më e madhe opozitare është duke u tërhequr në dy skaje nga dy koka, kryetari i saj qesh me lot.
Sot kur partia më e madhe opozitare po rrezikon të thërrmohet, kryetari i saj qesh me lot.
Sot kur partia më e madhe opozitare, si kurrë më parë ka 4 nënkryetarë por asnjë program, kryetari i saj qesh me lot.
Sot kur partia më e madhe opozitare rrezikon “të ulë qepenin” siç e përcaktoi profesor Plasari, kryetari i saj qesh me lot.
Në këto kushte unë nuk po mundem të përcaktoj nëse opozita është në pikën e vdekjes apo është e vdekur dhe pikë?!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog lulzim basha meri lika sajmir korreshi lulzim basha meri lika sajmir korreshi

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2021, 19:36

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...

Insights 16 Shtator 2021, 10:24

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...

Insights 8 Shtator 2021, 08:48

Adi Krasta: Elitat

Nga Adi KrastaTani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjig...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë