LIVE UPDATES
Bota

Pak liri dhe pak vende pune, rinia turke po ikën nga vendi

14 Mars 2021, 09:39 Nga DOSJA
Pak liri dhe pak vende pune, rinia turke po ikën nga vendi

TURQI– Në Turqi, një temë e njohur po diskutohet përsëri: ikja e talentëve – ose në turqisht “beyin gçcü” (rrjedhja e trurit). Gjithnjë e më shumë njerëz të mençur në Turqi mund të imagjinojnë të ikin nga vendi dhe të punojnë në një vend tjetër. Shumë prej tyre ia kanë kthyer ndërkohë shpinën atdheut të tyre. Kritikët thonë se qeveria e Rexhep Tajip Erdogan po promovon vetë këtë prirje duke ofruar shumë pak perspektivë për të kualifikuarit dhe madje duke i stigmatizuar ata.

Kjo kritikë u bë përsëri e zhurmshme për shkak të protestave të Bogazici. Në Universitetin e njohur Bogazici në Stamboll, studentët kohët e fundit demonstruan kundër emërimit të detyruar të një drejtori jopopullor – policia shtypi me dhunë tubime të shumta. Të rinjtë turq u quajtën si “terroristë” dhe “perversë” nga zyrtarët qeveritarë.

Kritikët paralajmërojnë se një armiqësi e tillë bëri që turqit e ri të emigrojnë. Një sondazh i fundit nga instituti turk i kërkimit Metropoll konfirmon saktësisht këtë trend: 47 përqind e turqve të rinj do të dëshironin të studionin ose të punonin jashtë vendit. Për disa vite është vërejtur që të diplomuarit e universiteteve dhe punëtorë shumë të kualifikuar në veçanti po vendosin të largohen nga vendi në mënyrë që të “fillojnë nga e para”, siç thuhet shpesh.

Zeki Üztürk, i cili ka mbaruar filosofinë në Universitetin prestigjioz Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ), vendosi të kthehej në vendin e tij, pas studimeve në Universitetin Humboldt në Berlin.

Ashtu si shumë të rinj turq, megjithatë, ai është shumë i pakënaqur: “Ne thjesht duam respekt. Njerëzit që janë përgatitur më mirë, janë respektuar dikur më mirë. Sot ju mund të studioni dhe të përgatiteni sa të doni – nuk fitoni para dhe nuk ju respekton kush”.

“Mendimet e kundërta nuk pranohen”

Prandaj edhe ai po mendon seriozisht të kthehet prapë në Gjermani sepse Turqia po shkon në një drejtim negativ. “Turqia nuk ka vetëm një profil të vetëm, nuk ka vetëm një besim të vetëm. Vendi është një mozaik në kuptimin më të mirë të fjalës. Sidoqoftë, asnjë mendim divergjent nuk pranohet. Së shpejti do të vie një situatë kur as vet prania e disa njerëzve nuk do të jetë e dëshiruar”.

Për Ezgi Ünsal, e cila ka studiuar teknologjinë e ushqimit në ODTÜ, faktori vendimtar për të emigruar në Gjermani ishte se ajo u bë nënë. Ünsal jeton në Düsseldorf me burrin dhe djalin e saj pesë-vjeçar që nga viti i kaluar dhe punon atje për një zinxhir ushqimor global. “E dija që nuk mund t’i ofroja një fëmijëri normale”, thotë ajo për djalin e saj. Dikur ishte e zakonshme që studentët të dilnin në rrugë për të protestuar. Sot jo. Ajo dhe burri i saj janë të bindur se për fëmijën e tyre e ardhmja është shumë më e mirë në Gjermani, ku mund të shprehin lirisht edhe mendimin e tyre.

“Humbja e lirisë”

Edhe Selim Özgen është i diplomuar në universitet dhe shumë i kualifikuar, i cili po përpiqet të gjej veten tani në Gjermani. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin Bogazici dhe më pas bëri doktoraturën në ODTÜ. Në Gjermani jeton prej vitit 2017. “Veçanërisht gjatë protestave të Gezit në 2013, u zhgënjeva kur pashë se ata që kritikojnë diçka po vihen nën presion”, thotë Özgen.

Shtypja e protestave në Universitetin Bogazici që nga fillimi i vitit ia ka bërë të qartë edhe një herë atij se qeveria nuk njeh më asnjë kufi kur sfidohet. Ai shqetësohej sepse liria akademike po humbet gjithnjë e më shumë. “Pasi të jetë zhdukur, nuk mund të kthehet lehtë. Kjo do të ketë efekte shkatërruese”, paralajmëron ai. Sidoqoftë, ishte shumë e vështirë për të që të linte Turqinë sepse iu desh të linte të afërmit dhe të dashurit e tij.

“Shumë pak perspektivë”

Edhe Oya Aytürk ka vendosur të “fillojë nga e para” jashtë vendit. Ajo jeton në Frankfurt dhe është gjithashtu e diplomuar në Universitetin Bogazici. Menjëherë pas përfundimit të masterit, ajo mori një punë në Gjermani dhe ndërtoi një jetë të re për veten e saj. “Unë do të punoj disa vjet dhe pastaj do të kthehem”, mendonte më parë. Por tani kanë kaluar dhjetë vjet. “Unë kurrë nuk kam gjetur motivin për t’u kthyer.”

Aytürk kritikon faktin se profesionistëve të rinj nuk u ofrohet sa duhet në Turqi dhe se ata nuk mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre. “Ndryshe pse do të duhej të marrim këtë rrugë të vështirë? Ne vijmë këtu dhe fillojmë një jetë nga e para. Të jetosh në një vend ku nuk flet gjuhën e vendit nuk është shumë e këndshme.”

Vala e re e ikjeve nga Turqia

Gjermania është vendi më i dashur për migrantët turq. Sipas sondazhit aktual të Metropoll, 22 përqind e të anketuarve do të zgjidhnin Gjermaninë nëse dëshironin të studionin ose të punonin jashtë vendit. Studiuesi i migracionit Ayhan Kaya nga Universiteti Bilgi i Stambollit e shpjegon këtë prirje, ndër të tjera, me faktin se ekziston një komunitet i madh turk në Gjermani që nga vitet 1960. Emigrantët – qofshin të kualifikuar apo jo – zakonisht ndjekin rrjetet ekzistuese sociale të një diaspore.

Kryeqyteti gjerman Berlini është veçanërisht i popullarizuar tek të rinjtë turq. “Mundësitë e shumta për shkollim, jeta kulturore multikulturore dhe kozmopolite, kanë qenë ndër arsyet më të rëndësishme për të emigruar në Berlin për vite me radhë. Në Gjermani, përveç Berlinit, destinacionet tjera kryesore të migrantëve turq janë Dyseldorfi, Këlni dhe Frankfurti.

Marre nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota turqi turqi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion