LIVE UPDATES
Bota

Pandemia Corona/ Puna nga shtëpia dëmton shumë sektorë

17 Tetor 2020, 12:36 Nga DOSJA
Pandemia Corona/ Puna nga shtëpia dëmton shumë sektorë

Përvojat e mira me homeoffice në krizën e Coronës me zyrën u kanë bërë me sa duket përshtypje shumë shefave të firmave. “Për shkak të përvojave të reja shumë sipërmarrje planifikojnë ta përdorin homeoffice më intensivisht edhe pas krizës”, thotë Daniel Erdsiek, ekspert në fushën e kërkimeve të ekonomisë digjitale në Qendrën për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW), në lidhje me rezultatet e një sondazhi të 1800 sipërmarrjeve.

Më shumë homeoffice do të thotë edhe më pak njerëz, që shkojnë në punë në qendrat e qyteteve. Dhe kjo mund të ketë pasoja, siç tregon një analizë e siguruesit të kredive Altradius. Numri i falimentimeve do të rritej, thotë Michael Karrenberg, drejtor rajonal i menaxhimit të riskut tek Altradius.

Në fakt nga homeoffice pothuajse asnjë kompani nuk ka pësuar humbje serioze të produktivitetit, thotë Karrenberg. “Por për shkak të rritjes punës pa qenë e nevojshme prezenca në zyrë, aktivitetet e biznesit spostohen. Kjo çon në rritjen e pasigurisë, sidomos në ato sektorë, fitimet e të cilëve varen nga numri i madh i njerëzve, që udhëtojnë drejt qyteteve dhe punonjësve të zyrave.”

Shpenzimet për qiratë rishikohen

Sipas studimit të Altradius tryezat e punës, që kishin ngelur jetime prej disa muajsh në shumë firma, vunë në lëvizje auditimin. Lind pyetja, nëse në të ardhmen do të jetë e domosdoshme të sigurohet një vend pune i caktuar për çdo punonjës dhe të paguhet qera për këtë hapësirë. Në shumë raste kostot rezultojnë shumë të larta, sidomos në sipërmarrjet e mëdha shpenzimet vjetore të qirasë arrijnë shpesh në disa milionë euro.

Si pasojë shumë firma në vitet e ardhshme mund të mos i zgjasin kontratat ekzistuese të qirave. Kjo do të zvogëlonte nga ana tjetër të ardhurat e fondeve imobilare të zyrave – për sa kohë të mos ekzistojë një koncept fitimprurës i ripërdorimit të hapësirave të mbetura bosh.

Reaksioni zinxhir prek edhe investitorët

Përveç investitorëve privatë, nga ky zhvillim goditen edhe investitorë të shumtë institucionalë, që varen nga fitimet e investimeve. Këtu hyjnë ndër të tjera bankat, fondet e pensioneve, shoqëritë e investimeve dhe shoqëritë e kapitalit, agjencitë e sigurimeve shoqërore, sigurimet shëndetësore, kompanitë e administrimit të pasurive, kishat, shoqatat dhe fondacionet. Ato mund të kenë humbje të konsiderueshme të të ardhurave.

Zyra vazhdimisht të zbrazura do të thotë rënie e fitimeve për operatorët e mensave, sepse do të shesin shumë më pak pjata me ushqime në drekë. Edhe shumë restorante do të jenë të prekura.

Industria e letrës, gastronomia, sektori i tekstileve

Pasiguritë në biznesin me industrinë e letrës do të rriten, thuhet në analizën e Altradius. Homeoffice ka përshpejtuar dixhitalizimin e proceseve në zyrë. Letra e printerit nevojitet në sasi më të vogla. Në këtë mënyrë presioni mbi këtë sektor, i cili që vitin e kaluar u përball me shumë rreziqe falimentimesh, vazhdon të rritet.

Pandemia e Coronës dhe zgjerimi i punës nga shtëpia kanë reduktuar ndjeshëm edhe numrin e drekave dhe udhëtimeve të biznesit. Takimet e biznesit dhe bisedimet zhvillohen gjithnjë e më shumë me videokonferenca ose me telefon, më pak me takime personale. Nëqoftëse vazhdon kjo tendencë, do të çojë në rritje të pasigurisë në restorante dhe hotele, që varen nga klientë që merren me biznes.

Përveç kësaj, nevoja për veshje zyre si kostume, kravata apo kostume biznesi po bie. Kjo nga ana tjetër ka një ndikim të madh tek ofruesit, të cilët një pjesë të madhe të xhiros e bëjnë me modën e veshjeve zyrtare. Nga të gjithë sektorët në Gjermani, Atradius aktualisht vlerëson industrinë e tekstilit, si atë me rrezikun më të lartë të falimentimeve.

Industria e automobilëve, ofiçinat, pikat e karburantit

Në rast se skenari homeoffice do të përfshinte gjithë vendin, do të binte ndjeshëm edhe numri i kilometrave të udhëtimit. Nga ana tjetër kjo do ta rëndonte edhe më shumë sektorin e automobilëve, i cili është gjithsesi në një situatë të vështirë prej dy vjetësh. Presioni do të shtohej edhe në ofiçina dhe në pikat e karburantit.

Sikur një pjesë e madhe e njerëzve të vazhdonin të punonin nga shtëpia, kjo do të kishte pasoja të rënda për dyqanet në qendrat e qyteteve dhe për zonat me këmbësorë. Nga kjo do të dëmtoheshin veçanërisht ato shitës me pakicë, që nuk disponojnë një kanal shitjesh online dhe që janë goditur tashmë rëndë nga masat e bllokimit.

Të fituarit nga kriza

Nga ana tjetër sipas analizës së Altradius nga homeoffice do të përfitojnë sektorë të tjerë. Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit (IKT), që mund të ketë fitime shtesë duke shitur më shumë laptopë, telefona celularë, telefona, programe kompjuterike dhe zgjidhje për transmetimin e të dhënave. Tek të fituarit hyjnë edhe sipërmarrje, që ofrojnë produkte dhe shërbime për shtëpinë, mobilieritë, meqenëse në shumë shtëpi duhej rregulluar këndi i punës si homeoffice.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pandemia corona puna nga shtepia pandemia corona puna nga shtepia

Sondazh

Poll
Bota 17 Tetor 2020, 10:12

Donald Trump nxjerr jashtë loje Kinën në Serbi

Nga Vuk VuksanovicKina nuk u përmend konkretisht në marrëveshje, por nuk ishte e nevojshme. Një nga dispozitat e marrëveshjes së nënshkruar thotë: “Të dyja palë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen