"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Pandemia COVID-19, Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore
23 Korrik 2021, 09:20Nga DOSJA
KOSOVË– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore, Linda Van Gelder, pas negocimit të suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”.
“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazë, të nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë.
Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash”, thuhet në njoftim.
Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve poashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike të vendit të cilat synojnë të adresojnë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, ndër të tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik në Republikën e Kosovës./Telegrafi/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
JAPONI– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi në kuadër të vizitës së saj në shtetin japonez.Në një ...
RUSI– Shirat e dendur në Rajonin Zabaykalsky të Rusisë çuan në shembjen e një ure hekurudhore të vendosur në pjesën midis Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekuru...
Bota23 Korrik 2021, 08:44
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se për vite dhe dekada, kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Kosovën, Turqia do të vijë në ndihmë me të gjithë forcën...
BJELLORUSI– Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi se lufta hibride që Evropa po drejton kundër Minskut, Rusisë dhe Kinës mund të &cce...
GJRMANI- Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi mashtroi në TV duke thënë se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të pastruar zonën. Dailym...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme ku një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Prishtinë.Lajmin e ka bërë të ditur ...
KINË- Një nënë në Kinë nga përmbytjet sakrifikoi veten për të shpëtuar vajzën e saj të vogël. BBC shkruan se ajo teksa rrëshqitjet e dheut nga përmbytjet n...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë do të mbajë sot mbledhjen e radhës.Si rend i ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi për certifikim ...
INDONEZI- Një burrë nga Indonezia u maskua si gruaja e tij për të fluturuar me avion. BBC shkruan se ai e bëri këtë gjë për shkak se vetë ishte i infektuar me C...