6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Në një të ardhme të afërt, rrjetet celulare të gjeneratës 2G dhe 3G do të mbyllen. Plani për implementimin e teknologjisë 5G në Shqipëri rekomandon mbylljen e rrjeteve 2G dhe 3G, pasi sinjali 5G të jetë shtrirë në zonat kryesore të vendit.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe konsulentët e specializuar vlerësojnë se këto rrjete janë shumë të cenueshme kundrejt rreziqeve të lidhura me krimin kibernetik. Plani rekomandon se rrjetet 2G dhe 3G duhet të mbyllen plotësisht jo më vonë se 12 muaj nga mbulimi me rrjet 5G i Zonave Kryesore Ekonomike.
Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G është një dëshmi e përparimit të shpejtë teknologjik në shërbimet e telekomunikacioneve. Shqipëria e ndërtoi rrjetin e parë GSM në vitin 1996, ndërsa komercializimi i mirëfilltë i shërbimeve celulare nisi vetëm në fillimin e viteve 2000, me privatizimin e operatorit AMC, si edhe me dhënien e një licence të dytë për këto shërbime. Pas 20 vjetësh, tashmë ka ardhur koha që teknologjia bazike 2G/GSM të fiket.
Teknologjia 3G ka pasur një jetë edhe më të shkurtër dhe procesi i shtrirjes së saj ka qenë i ngadaltë dhe problematic, për shkak të çmimit të lartë të vendosur nga qeveria shqiptare për frekuencat përkatëse. Licenca e parë u dha në vitin 2010 dhe Vodafone Albania pagoi për të 31.5 milionë euro, ndërsa licenca e dytë u mor në vijim nga AMC për 15.1 milionë euro. Operatori i tretë, Eagle Mobile, e mori licencën vetëm në fund të vitit 2012, ndërsa i katërt, Plus, vetëm në vitin 2014. Teknologjia 3G, e kuptuar si kufiri më i lartë teknologjik, pati një jetë të shkurtër, sepse qysh në vitin 2015 operatorët nisën ofrimin e shërbimeve 4G.
Në mesin e vitit të ardhshëm, pritet që AKEP të tenderojë frekuencat e para 5G, çka do të shënojë një tjetër kalim relativisht të shpejtë në një gjeneratë teknologjike më të avancuar. Megjithatë, vendi ende ka probleme për sa i takon mbulimit real të popullsisë dhe sidomos të territorit me teknologji 4G. Pavarësisht se të dhënat zyrtare pretendojnë një mbulim prej 96% të popullsisë me rrjete 4G, ky mbulim ndryshon shumë mes operatorëve të ndryshëm, madje shpesh edhe në qendrat më të mëdha urbane cilësia e shërbimit lë shumë për të dëshiruar.
Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G mund të rrezikojë lënien pa shërbim të zonave rurale apo periferike të vendit, me dendësi të ulët popullsie dhe ku operatorët kanë interes të ulët ekonomik për të shtrirë rrjetet e gjeneratave të reja.
Implementimi i teknologjisë 5G mund të sjellë implikime të mëtejshme në konkurrencën në treg, duke thelluar avantazhin e operatorëve që kanë një fuqi më të madhe tregu dhe më shumë mundësi për të investuar në frekuenca dhe në infrastrukturë rrjeti. Një faktor që duhet marrë në konsideratë është edhe rënia e ndjeshme e të fitimeve të operatorëve celularë në vitet e fundit. Kjo ka ulur fuqinë investuese të kompanive, përfshi edhe gatishmërinë për të paguar marrjen në përdorim të frekuencave të reja. Në vitin 2019, qeveria shqiptare arriti të japë vetëm dy nga tre të drejta përdorimi të parashikuara në brezin 800 Mhz.
Marrë nga: Monitor.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në tre vitet në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të krijojë një listë me 650 individët më të pasur në vend, pasuria e të cilave do të hetohet për ar...
Shqipëria ka vetëm 180 metër rrugë për kilometër katror, duke u renditur si vendi me dendësinë më të ulët të rrjetit të transportit rrugor në Europë, sipas një ...
TIRANË – Që në ditët e parë të 2022 bizneset përballen me keqfunksionim të portalit SelfCare për lëshimin e faturave të fiskalizuara. Subjektet pohoj...
Përgjatë tre viteve në vijim 2022-2025, skema publike e pensioneve do të zgjerohet edhe me rreth 48 mijë pensionistë, për pagesën e të cilëve duhen edhe së paku...
Që nga data 1 janar e këtij viti, ka hyrë në fuqi një udhëzim i Bankës së Shqipërisë që detyron të gjitha institucionet financiare të licencuara për veprimtarin...
Më datë 31 dhjetor 2021 hyri në fuqi aplikimi i normave maksimale efektive interesi (NEI maksimal) për kreditë konsumatore në Shqipëri.Megjithëse rregullorja hy...
Shtyrja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 3% deri në fund të muajit korrik 2022 do të rrisë transaksionet e rivlerësuara sipas &cce...
TIRANË – Monedha vendase leku ka pësuar mbiçmimin më të lartë në kursin e këmbimit në krahasim me monedhat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.S...
TIRANË – Sektori bankar në vitin 2021 i rriti ndjeshëm investimet në filiale dhe kompani të kontrolluara. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë s...
TIRANË – Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë eurosh përmes instrumentit financiar Eu...