Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Pas Valdrin Pjetrit, PD kërkon “kokën” e Kajmakut: I dënuar në Greqi, ka 13 vite që s’shkel
22 Gusht 2019, 07:55Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike kërkon “kokën” e një tjetër kryebashkiaku socialist. Në një letër drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, Gazment Bardhi, shkruan se ka dyshime që Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
Ndër të tjera, theksohet fakti se për 13 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.
“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.
Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, për të cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.
“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është fotografuar sot në avion. Sipas gazetës Tema, fotografia e Bashës është shprepur në nja avion të Amsterdamit, ku B...
TIRANË- Besimtarët bektashijë kanë nisur pelegrinazhin e tyre ne malin e Tomorit, por këtë vit situata është ndryshe. Mali që quhet i shenjtë, ka futur në ...
Politike22 Gusht 2019, 05:11
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qers...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një sstatus në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku s...
TIRANË– Myslim Murrizi, deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike ka dalë kundër ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezit.Në një status në rrjetet ...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim ka ardhur pas shkarkimit nga vetingu i gjyqtarit Fatos Lulo, se...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Zhupa ka publikuar një video ku tregohe...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale ku akuzon kryeministrin Edi Rama si të lidhur me ...