Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero u ka bërë sot apel qytetarë që të dëgjkojnë këshillat e tij dhe shtoi se virusi mund të zhduket pas katër muajsh. I ftuar sot në News 24, Pipero tha se COVID-19, ka shumë të pa njohura, prnadaj qytetarët duhet të dëgjojnë sot këshillat dhe të zbatojnë masat që janë vendosur, pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.
“Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë dot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë niëprit dhe mbesat atëhere të respektojnë këshillat. Kam të njëjtat informafione dhe në Itali, nuk i besojnë atyre që shohin në TV. Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka hsumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi. Kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet. Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie. Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione”, u shpreh mjeku.
Po ashtu Pipero deklaroi se e vetmja armë që kemi kundër virusit është kujdesi, sepse virusi ka shumë të panjohur adhe ende nuk ka një vaksinë për ta luftuar. “Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve. Vaksina dhe medikamenti, e vetma armë që kemi është kujdesi. Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë. Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëhere do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëhere përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milion. Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të behet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat. Unë besoj që këto masa, kjo është lexoni apo thoni praktikisht në këto masa kjo fashë ka brenda dhe distancën. Moslejimin e grumbullimit, pra të mos afrohen mme njëri- tjetrin. Kjo fashë ka shumë detajime të mëtejshme.”- tha mjeku Pipero.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Disa përfaqësues shoqatash biznesi po ulërasin për ndihmë në Tiranë për shkak të mbylljes së pjesës dërrmuese të aktivitetit ekonomik nga kriza e p...
TIRANË– Në të gjithë vendin, vetëm në një ditë dhe konkretisht në datën 18 mars rezulton të ketë kërkuar ndihmën e policisë për t’u mbrojtur nga dhun...
TIRANË– “Kriza në të cilën po kalojmë dhe karantina mund të krijojë fatkeqësisht një tokë pjellore për rritjen e dhunës në familje,” thuhet në një de...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale ka hapur tenderin më datën 17 mars për blerjen e aparatëve respiratorë, një pajisje jetike për të g...
Shqipëri-Pak ditë më parë, Agjencia e Prokurimit Publik lajmëroi autoritetet kontraktore për pezullim të procedurave të prokurimit, për shkak të situatës së kri...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero dhe mbrëmjen e sotme u është përgjigjur pyetje të shumta që kanë pasur qytetarët në lidhje me transmetueshmërin dhe rrezikun n...
TIRANË- I ftuar në “ABC News”, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Adrian Hoxha ka folur për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. A...
TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka reaguar për situatën e COVID-19, ku shprehet se ka monitoruar të gjitha masat e marra nga Ministr...
Ilir Hysa, Drejtor i Asociuar pranë Korporatës Moody’s në një interistë për Gazetën “Si” bën një tablo të deritanishme se si po ndikon pandemia e Koronavirusit ...
TIRANË– Ndoshta gjatë këtyre ditëve mund t’iu ndodh që të zgjoheni pasi keni parë një ëndërr “sikur jeni në plazh”, por sapo hapni sytë shikoni se në të v...