LIVE UPDATES
Aktualitet

Për t’u lexuar, hiletë e bukës në Shqipëri, myku që kthehet në kancerogjen

28 Shtator 2019, 08:38 Nga DOSJA
Për t’u lexuar, hiletë e bukës në Shqipëri, myku

TIRANË- Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Në Shqipëri operojnë në treg rreth 5 mijë furra buke. Cilësia e bukës që ato ofrojnë çdo ditë është vënë shpesh në diskutim, siç ka ndodhur në jo pak raste edhe me produkte të tjera ushqimore. Disa  muaj më parë, pas shqetësimeve të ngritura u zëvendësua mielli i importuar nga Serbia me grurë.

Por sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Enriko Ceko, ulja e sasisë së importit të grurit nuk mund të quhet sukses. Kjo për shkak të reduktimit të popullsisë.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura herë pas here nga ekspertët ka qenë niveli proteinik. Një anketë e fundit e ISHP-së ka gjetur se anemia te fëmijët është rritur me gati 9% nga viti 2008-2018 si rezultat i kequshqyerjes nga buka pa proteina. Në bazë të standardit europiannivelin i proteinave në miellin e bukës nuk duhet të jetë më poshtë apo më sipër se 12.5.por pavarësisht nga ajo që mund të deklarohet në dokumentacion, këtu ka hapësira për manipulim.

Por çfarë ka tjetër brenda buka që ne hamë përditë? Aditivët janë përmendur shpesh kur është fjala për manipulimin gjatë procesit të prodhimit, me qëllim uljen e kostove apo edhe rritjen e cilësisë në dukje të produktit.

Sipas AKU, kontrolle në lidhje me përbërës të tillë shtesë në bukë janë ushtruar herë pas here, shpesh pas denoncimeve të vetë qytetarëve.

Ngjyruesit janë shpesh një përbërës i bukës, për të cilin ne si konsumatorë nuk jemi në dijeni.

Një nga manipulimet tipike që i bëhen bukës përmes ngjyruesve është kthimi i bukës së bardhë në të zezë ose integrale.

Konsumatori shqiptar në shumicën e rasteve blen në furra, dyqane apo markete bukë për të cilën nuk ka asnjë informacion. Origjina e miellit, përbërësit e bukës apo pesha nuk reflektohen në ambalazhin e produktit. Por pavarësisht se një nevojë e domosdoshme dhe mbi të gjitha një e drejtë e konsumatorit, ky hap duket se është ende larg.

Një tjetër element që mund ta bëjë bukën të rrezikshme për shëndetin tonë është niveli i lagështirës në grurë. Në rast të mungesës së kontrolleve dhe masave paraprake, myku mund të kthehet në kancerogjen.

Prerja e bukës nga vetë furrat, një proces i aplikuar vitet e fundit në Shqipëri, mund të dëmtojë cilësinë e saj. Pavarësisht se është shumë më praktike të blesh një bukë të prerë sesa ta presësh atë vetë në shtëpi, ekspertët këshillojnë metodën e vjetër.

A ka forma të tjera me të cilat prodhuesit e bukës manipulojnë konsumatorin? Për të ulur humbjet dhe për të shtuar fitimin, hiletë janë nga më të ndryshmet.

Si një nga produktet ushqimore më të rëndësishme, buka dhe furrat ku ajo prodhohet, por edhe vetë lënda e parë janë subjekt i kontrolleve të AKU-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni që duhet të na garantojë ne sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë.

Po sa ia del AKU të na garantojë ne si konsumatorë se buka që blejmë dhe hamë çdo ditë është e sigurt? A i ka ajo kapacitetet e duhura njerëzore apo laboratorët e nevojshëm për analizat? Këto të fundit nuk mungojnë, por kur vjen puna te burimet njerëzore, duket se ky institucion u ka hapur dyert njerëzve që nuk kanë përgatitjen e duhur.

Marrë nga TemA.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku hiletë e bukës myku shqiperi aku hiletë e bukës myku shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë