Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë, Gjykata urdhëron Prokurorinë: Hetoni, ka mangësi!
14 Janar 2022, 10:09Nga DOSJA
LEZHË – Gjykata e Lezhës ka konstatuar se hetimet në lidhje me rastin e abuzimit seksual të një 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës, ku janë vënë nën akuzë 5 persona nuk janë bërë siç duhet dhe për këtë aryse ka vendosur ta rikthejë çështjen për gjykim, duke urdhëruar prokurorin Ylli Pjeternikaj që të plotësojë hetimet. Vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, pasi u njoh me dosjen dhe dëgjoi palët e përfshira në këtë proces.
Sipas burimeve, dosja ka patur mangësi, duke ngritur dyshime të arsyeshme se nuk është arritur të provohen plotësisht akuzat për 5 personat e arrestuar në lidhje me këtë çështje. Ka qenë pala mbrojtëse e 5 pandehurve kanë pretenduar për mangësi të theksuara në marrjen e deklarimeve të viktimës në këtë proçes, konkretisht 15-vjeçares së mitur dhe për kontraditat e këtyre deklarimeve në raport me komunikimet e dokumentuara që e mitura ka patur me të gjithë të pandehurit.
Në vendimin e arsyetuar gjykata pritet ti kërkojë organit të akuzës kryerjen e një sërë veprimesh të tjera hetimore, të cilat duhet të përfundojnë brenda datës 28 shkurt, kur dhe është caktuar seanca e radhës gjyqësore. Hetimet në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares nga Tarazhi i Mirditës u mbyllen në muajin shtator dhe Prokuroria e Lezhës e dërgoi çështjen për gjykim në gjykaten e këtij rrethi.
Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ, të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS-Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Personat në fjalë janë arrestuar në flagrancë për...
TIRANË– Banorëve të 5 Majit, iu ishte lënë në portat e shtëpive të tyre, një ultimatum për të liruar banesat deri në datë 19 janar, në të kundërt pri...
TIRANË – Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij, i është gjetur një sasi kokaine, dy thika dhe m...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe një tjetër ndaj bashkëshortes. Policia informon se është ...
TIRANË– Inxhineri dhe kontraktori i një firme në Tiranë janë vënë në hetim nga policia e Tiranës. Dy personat akuzohen për mungesë sigurie në punë, p...
TIRANË – Një ndjekje si në filmat aksion ka ndodhur në Tiranë, ku një patrullë e policisë konstatoi në lëvizje një mjet “Benz” i cili lëvizte me targa, të ...