LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfunduan në plehra? Fshehu 66 mijë euro në qese lodrash, iu zhdukën për 45 minuta

16 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Përfunduan në plehra? Fshehu 66 mijë euro në qese lodrash,

Kjo ngjarje e përsëritur në një familje tjetër në Tiranë, duhet të jetë një mësim i mirë për këdo që mban para të thata në banesë dhe që i fsheh ku të mundet. Në rastin e parë, të ndodhur gjatë kësaj vere, familja e një biznesmeni kishte flakur gabimisht rreth 7 milionë lekë në koshin e mbeturinave. Ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për një familje tjetër, kryefamiljari i të cilës kishte fshehur 66 mijë euro në disa qese lodrash për fëmijë; para që mesa duket edhe ato kanë përfunduar në mbeturina!

Denoncimi u bë i ditur nga burimet e policisë së Gazetës “Si” që tregojnë se si shtetasi A.SH. këmbëngul se e kanë vjedhur, ndonëse dëshmitarët e marë në pyetje, tregojnë të kundërtën. Shuma prej 66 mijë eurosh iu dha këtij shtetasi në zarf nga një miku i tij, i cili i është lutur t’ia ruajë deri për pas një jave. “Mi dha paratë që t’ia ruaja, mbasi miku im do të lëvizte jashtë Tirane dhe nuk i linte në banesë. Me to kishte bërë plan në blinte një shtëpi”, rrëfen denoncuesi. Fillimisht ruajtësi i parave, i ka mbajtur në makinë, mandej kur ka lëvizur me makinë ka menduar një mënyrë tjetër se si mos t’i mbante me vete. Është drejtuar tek bodrumi që e ka pronë të tij dhe me mendimin se vendi më i sigurtë ishte kasaforta, ka marrë paratë për t’i mbyllur aty. Por kasaforta nuk ishte funksionale pasi dera i hapej lehtësisht. me ndihmën e një spraji ishte munduar të rregullonte kasafortën, por në ndërkohë kishte menduar një fshehje tjetër për 66 mijë eurot.

“Meqë kasaforta nuk punonte e gjeta zgjidhjen, i futa në një qese lodrash që janë të familjes së vëllait tim”, shton denoncuesi. Në këtë moment ai ka vërejtur me bisht të syrit se aty ishte edhe një punëtor që po lyente dhe që ai e mbante për të sistemuar sendet. A.SH është larguar kështu i qetë se asnjë hajdut nuk ka aq fantazi sa të zbulonte se 66 mijë euro fshiheshin në lodra fëmijësh. Dhe ku? Në një bodrum makine, pa dritë dhe të lënë pas dore.

“Pas 45 minutash u ktheva. Gjeta punëtorin aty, e pyeta çfarë bën? Më tha, “hiç, rregullova dhe bodrumin, atë qesen e lodrave e çova tek Iliri”. Iliri – sipas policisë – është vëllai i denoncuesit.

“Menjëherë vrapova për tek Iliri që jeton në të njëjtin pallat me mua, hapa lodrat, e pyeta nëse morën një zarf prej aty, pastruesja tha “jo”, edhe nusja e vëllait tha “jo”, kujton A.SH.

Disa persona janë pyetur, ndërsa policia kë ndërtuar itinerarin që ka bërë qesja me lodra: Punëtori ishte ngjitur me to, ia ka lënë pastrueses e cila i ka lënë për pak minuta në ashensor.

Pastruesja me inicialet E.K. këmbëngul se nuk dinte asgjë dhe se qesja ishte me lodra. “Punoj si zakonisht në këtë familje tre deri në katër orë në ditë. Atë ditë aty ishin të zotët e banesës dhe dy mysafirë, ra zilja, sollën lodrat, zonja kishte dy kova me të cilat pastrohet shkalla, i ka lënë tek hyrja e shkallës dhe është larguar. I morëm dhe i sistemuam tek pema e vitit të ri, aty janë aksesorët”, shprehet dëshmitarja.

Janë pyetur të gjithë punëtorët që kanë transportuar qesen e zezë me lodra që ka qëndruar disa minuta në shkallë, në ashensor dhe është përcjellë dorë më dorë derisa ka mbërritur pa paratë, për të cilat vëllai i A.SH. dhe askush tjetër, nuk dinte asgjë.

“Mbarova punë dhe mblodha disa mbeturina dhe në këtë kohë erdhi vëllai i pronarit dhe më tha ta merrja qesen e zezë se do ta ngjiste lart. Më tha se përveç qeses t’i çoja lart edhe dy kova mbasi do të lanin dyshemenë dhe xhamat. Bashkë me mua erdhi dhe punëtorja tjetër që ia dhashë dhe zbrita te furra dhe bleva një bukë dhe u ula të ha bukë”, këmbëngul në polici punëtori i parë.

Pak më vonë ai kujton se kur po hante buke e djathë ka ardhur denoncuesi i shqetësuar. E ka pyetur: Ku është qesja e zezë që kishte lodra dhe ai i kishte thënë:

“E mora dhe e çova tek shtëpia e Ilirit se mi kërkuan lodrat”. Ai tregon se nuk kishte asnjë dijeni për paratë dhe se e vetmja gjë që kishte parë ishte pronari i tij që po vajiste kasafortën.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen