Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga arritja e rritjes ‘e shëndetshme’ te përparimet teknologjike, Kina ka përshkruar qëllimet dhe strategjitë e saj ekonomike për pesë vitet e ardhshme.
Pas katër ditësh takimesh private midis niveleve më të larta të elitës qeverisëse të Kinës, Pekini ka skicuar qëllimet e tij ekonomike dhe sociale për pesë vitet e ardhshme. Plani i 14-të pesë-vjeçar i Partisë Komuniste Kineze, që mbulon vitet 2021-2025, po përcaktohet ndërsa Kina përballet me disa përparësi konfliktuale. Këto përfshijnë ruajtjen e një norme mjaft të shpejtë të rritjes ekonomike për të gjeneruar vende pune dhe mundësi për shumicën pa përkeqësuar hendekun tashmë të gjerë të pabarazisë në të ardhura dhe mbrojtjen e mjedisit. Një tjetër është që të angazhohen me ekonominë botërore ndërsa Shtetet e Bashkuara duken të vendosura për të frenuar ndikimin e saj global.
Komunikata e Pekinit lëshuar të enjten vonë nuk hyri në detajet e hollësishme të planeve të saj. Ato do të zgjerohen në Kongresin Popullor Kombëtar – ekuivalenti i një seance vjetore të parlamentit – në Mars.
Por ajo përshkroi disa qëllime të përgjithshme, duke përfshirë arritjen e asaj që e përshkroi si një zhvillim ekonomik “të shëndetshëm”, për t’u bërë një ekonomi “e zhvilluar mesatarisht” deri në 2035 dhe duke mbetur e përkushtuar në “zhvillimin paqësor” të lidhjeve me Tajvanin, të cilin e konsideron një provincë rebele dhe pjesë e territorit kinez. Dhe po i bën të gjitha këto ndërsa po rikuperohet nga pandemia e koronavirusit e cila filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar.
Më shumë për këto tema më poshtë, por së pari, këtu janë pesë pyetje mbi planet pesë-vjeçare të Kinës.
Së pari, pse e planifikon Kina ekonominë ne blloqe pesë-vjecare?
Kina filloi t’i nxirrte këto në 1953, katër vjet pas revolucionit komunist të Mao Ce Dunit. Shumica e vendeve komuniste, përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, I planifikuan ekonomitë e tyre në këtë mënyrë. Por Kina vazhdoi ta bënte këtë edhe pas rënies së BRSS dhe ndërsa kaloi nga një ekonomi krejtësisht socialiste në një model më kapitalist.
Dhe ndërsa Kina ka përqafuar forcat e tregut në shumë aspekte të ekonomisë së saj, ajo ruan një sistem shumë më të centralizuar se Perëndimi.
“Planet pesë-vjeçare të Kinës nuk janë krijuar për të tërhequr vota ose për të marrë pikë politike siç bëhet në Perëndim nga disa politikanë. Ato synojnë të realizojnë aspiratat e njerëzve për një jetë më të mirë,”- tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua në një artikull të botuar këtë javë në gazetën Global Times të kontrolluar nga Partia Komuniste.
Pra si funksionon sistemi i planifikimit pesë-vjecar?
Sipas të njëjtit artikull: ”Procesi i vendimmarrjes përfshin të dhëna nga mijëra grupe mendimore, agjenci qeveritare, universitete, studiues dhe profesionistë të shquar.”
“Qeveria mori më shumë se një milion sugjerime për Planin e 14-të Pesë-vjeçar nga përdoruesit e internetit kinezë gjatë një periudhe dy-javore në gusht,”- tha gazeta.
Këto propozime u diskutuan gjatë seancës plenare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste këtë javë, një seri takimesh që përfshinë rreth 200 udhëheqës të saj duke përfshirë Presidentin Xi Jinping.
Për çfarë kanë qenë disa prej planeve te shkuara pesë-vjecare të Kinës?
Plani i parë pesë-vjeçar për 1953-1957 kishte të bënte me tranzicionin nga një ekonomi agrare në atë të industrializuar, megjithëse me themel socialiste dhe modeluar nga Bashkimi Sovjetik. Qeveria e sapo formuar e Mao derdhi para për të rritur prodhimin e qymyrit dhe çelikut.
Mao e dyfishoi këtë strategji të industrializimit në planin e dytë pesë-vjeçar, i cili filloi nga 1958 në 1962, i quajtur gjithashtu “Hapi i Madh përpara”.
Nga fundi i viteve 1970, nën Deng Xiaoping, Kina kishte filluar të përqafonte forcat e tregut dhe filloi të hapte veten për botën e jashtme duke investuar në industritë e eksportit, një periudhë e mbuluar nga plani e pestë, i gjashtë dhe i shtatë.
Periudha e tanishme, e planit të 13-të nga 2016 në 2020, ka të bëjë me kthimin e Kinës një “shoqëri mesatarisht të begatë”, duke zvogëluar varësinë e saj në eksporte për rritjen ekonomike dhe duke siguruar që rritja të jetë e qëndrueshme, si nga ana sociale ashtu edhe nga ana mjedisore.
A kanë funksionuar këto plane?
Në përgjithësi, po, ata kanë funksionuar. Por jo gjithmonë.
Në fakt, Hapi i Madh Përpara ishte një katastrofë. Nxitimi i Maos për industrializim i la fermat e Kinës me burime të pamjaftueshme, duke rezultuar në një krizë urie që preku miliona njerëz.
Por nga fundi i viteve 1970, rritja dhe zhvillimi i Kinës kanë qenë spektakolare. Sot, është ekonomia e dytë më e madhe në botë pas SH.B.A.
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë është rritur nga ekuivalenti i 89.5 dollarëve në 1960 në 10,262 dollarë në 2019, sipas të dhënave të Bankës Botërore bazuar në kurset aktuale të këmbimit, një rritje 115 herë. Ndërkohë, përqindja e njerëzve kinezë që jetojnë nën ekuivalentin e 1.90 dollarëve në ditë ra nga 66.3 përqind në 1990 në 0.5 përqind në 2016, gjithashtu sipas Bankës Botërore.
Por ka pasur edhe disa pasoja të padëshiruara prej asaj rritjeje të shpejtë.
Njëra ka qenë një hendek i gjerë midis të pasurve dhe të varfërve, një situatë e përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit.
Ndërkohë, theksimi i rritjes me çdo kusht dhe industrializimi i shpejtë për pjesën më të madhe të viteve 1990 dhe 2000 ka sjellë një dëm në ajrin dhe ujin e Kinës, dhe si rezultat, shëndetin e njerëzve.
Dhe kjo ka rezultuar në teprica të mëdha tregtare me pjesën tjetër të botës, duke i bërë vendet që dikur mbështesnin hyrjen e Kinës në ekonominë globale tani të kujdesshëm ndaj tij.
Pra cili është plani i fundit pesë-vjecar?
Objektivi i rritjes
Ai nuk dha një objektiv specifik të normës së rritjes për pesë vitet e ardhshme.
Por plani i 14-të pesë-vjeçar thotë se Kina synon të ketë një PBB prej 100 trilion juan (14,89 trilionë dollarë) këtë vit, pak më shumë se shifra prej 14,34 trilionë dollarësh në fund të vitit të kaluar. Edhe një normë e vogël e rritjes pozitive këtë vit do ta bënte Kinën një nga ekonomitë me performancën më të mirë të vitit 2020, duke pasur parasysh shkatërrimin ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi.
Ai gjithashtu tha se Kina dëshiron të jetë një vend “i zhvilluar mesatarisht” deri në 2035, me të cilin do të thotë një PBB për kokë banori prej rreth 30,000 dollarë, thonë analistët, gati tre herë më shumë se niveli i saj aktual. Kjo do ta barazonte atë përafërsisht me Korenë e Jugut ose Spanjën, bazuar në shifrat e Bankës Botërore.
Ky është një zhvendosje e lehtë, por e rëndësishme, në theksin nga qëllimi i saj për t’u bërë një “shoqëri mesatarisht e begatë” deri në fund të këtij viti si pjesë e planit të saj aktual pesë-vjeçar, një grup politikash që synojnë modernizimin dhe eliminimin e varfërisë .
‘Qarkullimi i dyfishtë’
Ky është një koncept që Xi e përmendi për herë të parë në maj dhe tani është bërë pjesë e planit për pesë vitet e ardhshme.
Në thelb, Pekini po thotë se dëshiron që rritja e tij në të ardhmen të bazohet kryesisht në ciklet e brendshme të prodhimit, konsumit dhe shpërndarjes së mallrave dhe shërbimeve.
Përballë një lufte ndëshkuese tregtare me SH.B.A. dhe një qeveri që dëshiron të përmbajë rritjen e gjigantëve të teknologjisë kineze si Huawei – udhëheqësi global në pajisjet e telekomunikacionit celular të gjeneratës së fundit – nuk është befasi që Kina po kthehet nga brenda për përparimin e saj ekonomik. Me një klasë të mesme prej rreth 400 milion njerëzish, ajo ka mundësi ta bëjë këtë.
Ai pranoi se Kina tani përballet me një “situatë të komplikuar ndërkombëtare”, diçka që nuk ka gjasa të ndryshojë kushdo që fiton zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së më 3 nëntor.
Por Kina gjithashtu dëshiron të theksojë se nuk po i kthen shpinën botës së jashtme dhe se dëshiron të vazhdojë të angazhohet në tregtinë ndërkombëtare, pjesa e dytë e strategjisë së qarkullimit të dyfishtë, tashmë e jo e theksuar, më pak e përcaktuar.
Teknologjia
Një gur themeli i planit aktual të 13-të ka qenë “Prodhuar në Kinë 2025”, një nxitje për të ushqyer dhe zhvilluar industri të teknologjisë së lartë. Plani i ri bën thirrje për një vazhdim të asaj strategjie, duke e vendosur inovacionin në zemër të makinës për modernizimin e Kinës.
“Duke bërë përparime të mëdha në teknologjitë kryesore në fushat kryesore, Kina do të bëhet një udhëheqëse globale në inovacion,”- tha Xinhua.
Sipas analistëve në gjigandin bankar global HSBC, plani i 14-të do të synojë forcimin e zinxhirëve të furnizimit industrial që u përçanë gjatë fazave të hershme të pandemisë, duke përdorur teknologjinë për t’u bërë më të vetë-mbështetur në këtë drejtim.
“Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë se do të ketë më shumë një shtytje të politikave për shpenzime më të larta për [kërkim dhe zhvillim] në vitet e ardhshme, veçanërisht në sektorë në zhvillim strategjik siç janë bioteknologjia, gjysmëpërçuesit dhe automjetet e reja të energjisë,”- Qu Hongbin, shefi ekonomist i Kinës në HSBC, tha në një shënim kërkimor dërguar Al Jazeera.
Zhvillimi jeshil
Kina synon të stabilizojë dhe më pas të zvogëlojë emetimet e saj të karbonit, më i madhi në botë për një shtet të vetëm, “me qëllimin për të ndërtuar një Kinë të Bukur” deri në vitin 2035, sipas Xinhua.
Pabarazia
Një tjetër qëllim kryesor i planit të 14-të është zvogëlimi i hendekut në rritje midis standardeve të jetesës urbane dhe rurale, diçka që mund të kërcënojë ekzistencën e Partisë Komuniste nëse çon në paqëndrueshmëri shoqërore.
Përktheu dhe përshtati: DOSJA.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha dje (29.09.) në Bundestag se syni...
TIRANE– “Eksperti është infermier”, qesëndisi kryeministri Edi Rama sot tek Bregu i Lumit, ndihmës – epidemiologun Zija Allhysa. Në kohën kur po bënte sërish pë...
SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmij...
BALLSH– Grevistet e Ballshit hyjnë sot në ditën e 16-të të grevës së urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të nafinerisë.Sërish naftëtaret iu janë dre...
TIRANE– Debati mes deputetit Halit Valterit dhe ministrit Arben Ahmetajt vijoi sërish në kuvend mirëpo në fund u mbyll me një falenderim.Ishte Valteri ai i cili...
TIRANE – Mesfushori argjentinas, Agustin Torasa pranon se skuadra e tij nuk niset si favorite në këtë kampionat, paçka se Tirana luan gjithmonë për titul...
Votuesit amerikanë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy politikave diametrikisht të kundërta mes Presidentit Donald Trump dhe ish- zëvëndëspresidentit Joe Bi...
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaraur se shteti i tij ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar në mes Kosovës dhe...
Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturo...
Ekonomia shqiptare ka hyrë tashmë në një territor të paeksploruar më parë. Borxhi, në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto...