LIVE UPDATES
Insights

Pesë vite “Jo” nga Evropa dhe “faji është i opozitës”, a duhet të mbajë përgjegjësi Rama për mos hapjen e negoc

18 Qershor 2019, 18:45 Nga DOSJA
Pesë vite “Jo” nga Evropa dhe “faji është i

TIRANË- Këshilli Evropian u shpreh sot për Shqipërinë, ku sërish përgjigja ishte: Jo, nuk ka zgjerim as në qershor. Kjo përgjigje nuk ishte e papritur, pasi zëra nga Evropa kishin bërë me dije se për t’u futur në familjen e tyre duheshin ende punë për t’u bërë. Ka nga ata që bllokimin e zjerimin, e shohin si një taktikë të vet BE-së dhe problem të brendshëm të saj. Por në raportin e Komisonit Evropian dhe në deklaratën e Këshillit Evropian që u lexua sot, kjo arsye nuk ekzistonte. E zëza mbi të bardhë, dy institucionet kanë deklaruar se vendi ynë dhe simotrat tona duhet të bëjnë më shumë punë që të marrin “dritën jeshile”.

Por Kryeministri i Shqipërisë, ai që për 6 vite ka thënë se ka vënë reformat para reagoi sërish sot dhe nuk pranoi asnjë faj, përkundrazi, e quajti një lajm “shumë pozitiv” shtyrjen e marrjes së përgjigjes në tetor, ose ndryshe në vjeshtë. Ky është i vetmi Kryeministër që një lajm negativ për kombin e tij e quan si pozitiv dhe nuk merr asnjë përgjegjësi, por e kalon fajin tek opozita, e cila pushtetin e saj të vetëm ka vetëm fjalën.

Por nëse sot Rama e quan një lajm pozitiv, një vit më parë mosmarrjen e një date e quante fitore, e cila dhe u festua dhe u shpërblyen ata që kishin kontribuar në të. Medaljet për disa ambasadorë që gjoja kishin bërë një punë shumë të mirë duket se kanë shkuar për skrap sot, pasi Shqipëria mbetet në vend numëro. Por në vend numëro vendi ynë ka që prej 2013-ës, kur Edi Rama erdhi në pushtet. E vetmja arrtitje e tij në këto 6 vite është se ka pas marrjes së statusit kandidat për në BE në qershor 2014, ka shtyrë me katër vite marrjen e një date për çeljen apo jo të negociatave.

Bilanci i Ramës është shumë i frikshëm, pasi “progresi” drej familjes të madhe dhe shumë të dashur Evropaine ka qenë zero. Shqipëria duket se ka bërë hapa pas qysh prej 2014-ës, kohë në të cilën morëm statusin kandidat për në BE. Kjo ka qenë data e fundit që mund të shënohet në kalendarin e arritjeve të Shqipërisë për integrimin, që ka qenë dhe një nga priortitet e qeverisë së Edi Ramës.

Qershor 2014- Qershor 2019, kur morën dhe njëherë notën negative nga BE, është një periudhë 5-vjeçare dhe në kalendarin e arritjeve është bosh. A duhet të mbajë përgjegjësi qeveria për këtë ngecje? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë bllokim të një kombi që mezi pret ndezjen e dritën jeshile? A është qeveria fajtore që BE nuk na pranon në familjen e saj? Pse nuk mban përgjegjësi Edi Rama për këtë faj?

Por për të mos mjaftuar këto pyetje për fajtorët e bllokimit të negociatave ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashmte, Genta Cakaj u shpreh sot me gjenialitetin që e karakterizon se: Për vendimet e drejta nuk është vonë asnjëherë. Për gjeniun e Ramës, tetori nuk është vonë dhe 5 vite janë pak, 5 vitet që shqipëria medaljen e vetme që ka marrë nga Evropa është “JO”-ja.

Por për të kuptuar ecurinë dhe lajmin “pozitiv” (Siç tha Rama) që kemi marrë sot nga Evropa, më poshtë janë disa data të rëndësishme të “udhëtimit” të Shqipërisë drejt familjes Europiane.

1992 – Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria përfiton financime nën programin “Pare” të BE-së.

1997 – Qasja rajonale. Këshilli i Ministrave i BE-së vendos kushtëzimin politik dhe ekonomik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

1999 – Shqipëria përfiton nga Preferenca Tregtare Autonome me BE-në.

1999 – BE-ja propozon një proces të ri të Stabilizim-Asociimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.

Qershor 2000 – Këshilli Europian në Feira thotë se të gjitha vendet e SAP janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE.

Nëntor 2000 – Takimi i Zagrebit lançoi Marrëveshjen e Stabilizim –Asocimit (SAP) për pesë vende të Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë.

2000 – Zgjerimi i hyrjes pa doganë në tregun e BE-së për prodhimet “made in Albania”.

2001 – Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negociatave për MSA me Shqipërinë. Këshilli Europian i Goteborgut fton Komisionin të paraqesë draftin e direktivave për negocimin e SAA.

2001 – Viti i parë i programit “Ndihmë Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim” (CARDS) i projektuar posaçërisht për vendet në proces stabilizim-asocimi.

Tetor 2002 – U miratuan direktivat e negocimit të SAA-së.

Janar 2003 – Presidenti i Komisionit, Romano Prodi, hapi zyrtarisht negociatat për SAA-në midis BE-së dhe Shqipërisë.

Qershor 2003 – Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit (SAP) u konfirmua në Këshillin Europian të Selanikut si politikë e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Qershor 2004 – Këshilli vendosi mbi partneritetin e parë europian për Shqipërinë.

Janar 2006 – Këshilli rishikoi partneritetin europian me Shqipërinë.

Maj 2006 – Hyrja në fuqi e marrëveshjes së ripranimit KE-Shqipëri.

Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SAA) në Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Këshillin në Luksemburg.

Dhjetor 2006 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme.

Janar 2007 – Hyn në fuqi instrumenti i ri për paraanëtarësimin (IPA).

Maj 2007 – Adoptimi i Dokumentit të Planifikimit Shumëvjeçar Indikativ

Shtator 2007 – Nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Shqipërisë dhe BE-së.

18 tetor 2007 – Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen Kuadër për IPA-n

Janar 2008 – Marrëveshja e lehtësimit të vizave hyn në fuqi.

22 janar 2008 – Shqipëria dhe KE-ja nënshkruajnë Marrëveshjen Financiare për Instrumentin për Paraanëtarësimin (IPA programi).

Mars 2008 – Nis dialogu për liberalizimin e vizave.

Qershor 2008 – Komisioni Europian paraqet udhërrëfyesin identifikues me kërkesat specifike për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

1 prill 2009 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA).

28 prill 2009 – Shqipëria dorëzon aplikimin e saj për anëtarësim në BE.

15 prill 2010 – Shqipëria dorëzon përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit.

27 maj 2010 – Komisioni Europian miratoi një propozim mundësues për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për të udhëtuar në vendet e Shengenit pa pasur nevojë për një vizë afatshkurtër.

24 qershor 2014-Këshillit i Ministrave i BE-së mori vendimin për dhënien Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bllokimi 5 vjecar i intergimit edi rama integrimi i shqiperise ne be shtyrja e negociatave shtyrja e negociatave ne tetor bllokimi 5 vjecar i intergimit edi rama integrimi i shqiperise ne be shtyrja e negociatave shtyrja e negociatave ne tetor

Sondazh

Poll
Insights 17 Qershor 2019, 10:20

Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdo...

Insights 16 Qershor 2019, 12:34

Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gaz...

Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...

Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen