Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Prezantohet paketa “Anti KÇK”/ Lleshaj: Në bashkëpunim me SPAK do të godasim krimin e organizuar, pasuritë e konfiskuar
2 Shkurt 2020, 10:17Nga DOSJA
Tiranë- Sot në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit po prezantohet ligjin special për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar. Në fjalën e tij Lleshaj ka deklaruar se ky aksion do të drejtohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK.
“Krimi në përgjithësi dhe ai organizuar në veçanti kanë marrë goditje të mëdha në vitet e fundit. Suksesi afagjatë në luftën kundër kimit lidhet me rrënjët e tij, dhe rrënjët janë me financat e tyre. Ata që janë pjesë e bandave këtë e bëjnë për të fituar para, kjo duhet të shkatërrohet. Paketa anti KÇK, do të merret me pasuritë nga bota e krimit, do ta shkatërrojmë këtë model të shëmtuar. Operacioni forca e ligjit do të zbatohet nga Policia e Shtetit me SPAK. Forca e Ligjit do të ndihmohet edhe nga SPAK. Objekt do të jenë pasuritë e përfituara nga bota e krimit. Policia e Shtetit do të kërkojë burimet, për të gjetur nga rrjedhin pasuritë e tyre, pastaj do të merret prokuroria. Është çështje kohe, zhvillimi i këtij krimi do të ndërpritet, në mos sot do të bëhet nesër. Pasuritë e konfiskuara do të përdoren për shtetin. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Do të godasim krimin e organizuar. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush”, u shpreh Sandër Lleshaj.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Rama shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat prej 48 orësh. Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një postim në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon për miratimin e paketës anti- KÇK. Përmes një postimi në twitter, lideri i PD-së, shpreh...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit te paketës ‘Ant-KÇK’, ndërsa thekson faktin se me rëndësi është zbatimi i reformave në...
Tiranë- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënine me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndryshur “look”. Të gjithë e njohin për kaçurrelat e saj, por së fundmi a...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen penale për sulmin që iu bë me bojë të kuqe në trup dhe fytyrë, deputetit të opozitës së Re, Ralf G...
TIRANË- Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për n...
TIRANË- Partia Demokratike e cilëson të gabuar miratimin e paketës anti-KÇK me anë të aktit noramtiv nga qeveria. Në një deklaratë për mediat PD shk...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër rregullimet që po bëhen në pallatet të cilët nuk janë dëmtuar në struktura. Kreu i...
Politike 1 Shkurt 2020, 14:19
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...