SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Shkodranët hodhën vetëm 107 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit ose 5 mijë më pak se sa katër vjet më parë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e pluralizmit. Vetëm 39% e qytetarëve me të drejtë vote votuan në këtë qark të dielën nga nga 43% në 2017-ën dhe 49% në 2013-ën.
Demokratët e fituan qarkun duke shënuar rezultatin më të mirë që nga viti 2009, pavarësisht se ish-nënkryetarja e tyre, Jozefina Topalli, garoi me një parti të re. Në fund, partia Lëvizja për Ndryshim e Topallit mori në Shkodër 934 vota ose 2.39%, ndërsa vetë Topalli mori 506 vota pëlqyese. Të 900 votat që mori Topalli duket se ndihmuan PSD-në të marrë mandatin e dytë.
Demokratët morën 47 mijë vota ose 6 mijë më shumë se sa më 2017 dhe rrëmbyen 5 nga 11 mandate. Por socialistët në aleancë me Partinë Socialdemokrate, ruajtën rezultatin në mandate të dy zgjedhjeve të kaluara. Socialistët morën 9 mijë vota më pak dhe ranë nga 4 në tre deputetë, por PSD mori 3 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë, të mjaftueshme për të fituar mandatin e dytë.
Në total, dy partitë e kampit qeveritar, PS dhe PSD morën 5 mandate, ndërsa dy të kampit opozitar, PD dhe LSI morën 6.
Votat e katër partive që morën mandate në Shkodër ishin afro 104 mijë, ndërsa një mandat u nxorr mesararisht me 9427 vota. Në këtë drejtim, PSD ishte më eficientja pasi fitoi një mandat për çdo 8171 vota, ndërsa mandatet e PD u fituan me 11,763 vota.
Votat pëlqyese në Shkodër nuk sollën ndryshim rezultati. Deputeti më i votuar i qarkut është Tom Doshi me 7886 vota, por Doshi vetë është tërhequr nga marrja e mandatit parlamentar pa dhënë ndonjë arsye.
Si person i padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara, Tom Doshi u përball me rezistencën e ambasadës amerikane para zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama premtoi se ai nuk do të ishte pjesë e qeverisë së tij.
Kandidati i dytë më i votuar është Paulin Sterkaj i PS, i cili mori 7335 vota pëlqyese, ndërsa i treti është Bardh Spahia i PD me 7219 vota. Spahia është i shtati në listën e demokratëve dhe rrjedhimisht është humbës, pasi PD mori 5 mandate ndërsa herësi i Partisë Demokratike për Shkodrën është 11.700 vota.
Ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Edi Rama përcaktuan që një kandidat humbës në listën e një partie politike mund ta përmbyste renditjen e partisë në rast se fitonte më shumë vota se sa numri mesatar i votave që kanë prodhuar një mandat për këtë parti. Formula krijon një barrierë absurde për kandidatët. Fjala vjen, në listën e PD-së në Shkodër garuan 12 kandidatë për 47 mijë vota ndërsa kandidatëve humbës u kërkohet më shumë se 10 mijë vota ose, në rastin konkret, 21% e votave të partisë.
Në anën e socialistëve, Benet Beci, drejtor i KESH-it, u rendit i dyti pas Paulin Sterkajt me 6131 vota pëlqyese. Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u vendos nga Rama i katërti në garën e Shkodrës dhe në luftë për mbijetesë, humbi njëkohësisht garën për partinë dhe garën për vota personale. Ai mori 3920 vota pëlqyese. Izmira Rusi (Ulqinaku) e Partisë Demokratike është gruaja me më shumë vota pëlqyese në garë, (3683), pasuar nga demokratja tjetër Greta Bardeli (2753). Edona Bilali është kandidatja grua me më shumë vota në radhët e socialistëve (2711).
Me dorëheqjen e Doshit, deputetë të PSD-së pritet të jenë Gledis Çeliku, i cili ka punuar në vitet 2013-2015 si drejtor në OSHEE Shkodër, dhe Meri Markiçi, drejtoreshë në Shkodër që nga viti 2014.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË–Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjithave kutive për votat e kandidatëve për deputet në Tiranë.Nga të dhënat e deritanishme, të publikuara ng...
TIRANË– Listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit bënë të mundur që qytetarët të shikonin në kohë reale se kush do futej në Kuvend dhe kush jo. Kështu në P...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët pamjen se si do të duket aeroporti i Vlorës. Video e cila është 3D shfaq të gjithë ambientin rreth aero...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shpopullimin e Shqipërisë, dhe largimin e të rinjve nga vendi.Meta citon Institutin për Studime Ekonom...
TIRANË– Dashamir Shehi ka falenderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin për të qënë për katër vite në Kuvend. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebo...
TIRANË– Ervin Bushati nuk do të jetë në Kuvend pasi ka marrë një numër të pakët të votave nga qytetarët. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve...
KOSOVË– Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri ka dy ditë që është bërë publik, mirëpo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zgjodhi të reagojë mbrëmjen e djeshm...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama një shishe vere mbrëmjen e sotme, teksa e kishte të ftuar për herë të parë pasi fitoi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kryedemokratit Lulzim Basha që të vrasë babanë e tij politik, Sali Berisha.I ftuar në “Opinion”, Rama u ndal n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori se si një burrë i vjetër irlandez është habitur me shqiptarët dhe me sjelljen e tyre në përfaqësi ndër...