LIVE UPDATES
Politike

Gazetarët pro-Foltores nisin kritikat, Bushti e Mulosmani: Ku po gabon Berisha?

15 Prill 2022, 18:05 Nga DOSJA
Gazetarët pro-Foltores nisin kritikat, Bushti e Mulosmani: Ku po gabon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë me vendim të Gjykatës së Tiranës drejtimin e Partisë Demokratike, por duket se po humbet pikë në atë çka i përcjell opinionit publik. Gazetarët Andi Bushati dhe Ermal Mulosmani, të dy të vendosur pro “Foltores” si lëvizje në vetëvete, duke se tani po shohin ndryshimet apo ndryshe gabimet e para të Berishës, që ndoshta do t’i kushtojnë shumë. Ndoshta jo atij, por elektoratit po! Mulosmani shkran se sjellja e Berishës me deputetët e ndërmjetëm të  grupit parlamentar nuk ka qenë aspak afruese, ndryshe nga sa pretendohet dhe nuk ka bërë asgjë për të fituar besimin e atyre që dolën dhe ende janë kundër ti.

“Nëse Berisha dhe G29 silleshin si fitimtarë të përunjur, mundet të kishin sot rreth vetes të paktën 30 deputetë. Dora e zgjatur e shumicës ndaj pakicës do të ishte përfillur si gjest fisnikërie e ndoshta nuk do të ishte refuzuar. Por ndodhi krejt e kundërta. Nëse Berisha do të donte të sillte sinjale pajtimi mund t’i shtynte ato zgjedhje bashkë me Kuvendin e 30 Prillit. Si gjest përfilljeje, konsensusi, fisnikërie. Kjo do ishte shenja e parë e ndryshimit. Berisha po e dhjet akoma pa e marrë!,”-shkruan Mulosmani. (SHIKO KËTU)

SHKRIMI I PLOTË:

Duke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Bashës në PD, pasi kam qenë dhe jam i bindur se Basha në krye të PD-së, ishte garancia më e madhe për çdo pushtet, dhe se fillimi i ndryshimit niste nga largimi i Bashës. Platforma e Kongresit berishist të 11 Dhjetorit, miratimi i Statutit të ri, legalizimi i fraksioneve, mandatet e kufizuara të Kryetarit dhe dorëheqja pa të drejtë rikandidimi e sanksionuar në Statutin e ri,kanë qenë zhvillime positive. Gjithashtu edhe zgjedhja e drejtuesve me kandidatura alternative nga anëtarësia ka qenë për tu përshëndetur. E kam parë si një mënyrë për të rregulluar një rrumpallhane vertikale nga Kryetari i madh te çdo kapilar partie qoftë edhe në një katund të humbur të Skraparit ku PD merr nga 5-6 vota në një fshat me 200 votues. Aq anetare sa ka familja e Kryetarit… Atë kohë mendoja se, më në fund, edhe vetë Berisha kuptoi se mekanizmi i gjithkontrollit autoritar është i panevojshëm dhe futja e pak elementëve demokratikë e retushon fytyrën e lodhur e autoritare të së shkuarës. Fundja pse i duhej Berishës të kontrollonte edhe një Kryetar Partie në Gostil të Kukësit apo Tërpan të Poliçanit? Çfarë i kushton t’i mbajë afër kundërshtarët për sa kohë që ai ka shumicën absolute të Partisë dhe, duke i mbajtur afër, me shumë gjasë në një të ardhme të shkurtër do i kthejë për vete? Atij i intereson një Parti sa më e madhe, si kështjellë për interesat e tij imediate. Fundja kështu i bënte mirë edhe Partisë edhe vetes. Por sjellja e Berishës me deputetët e ndërmjetëm të Grupit Parlamentar, nuk ka qenë aspak afruese. Berisha ndoshta ka arritur të thyejë ndonjë deputet të dobët, që ka parë interesat e tij te votat e elektoratit berishist, por nuk ka bërë asgjë për të afruar ata deputetë që e luftuan Bashën në ditët e pas 06 Marsit. Nëse Berisha dhe G29 silleshin si fitimtarë të përunjur, mundet të kishin sot rreth vetes të paktën 30 deputetë. Dora e zgjatur e shumicës ndaj pakicës do të ishte përfillur si gjest fisnikërie e ndoshta nuk do të ishte refuzuar. Por ndodhi krejt e kundërta.

Sjellja si fitimtarë dhe euforia e vendimit të Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit ua shtoi kapardisjen. Nëpër studio televizive tonet përçmuese kundër mbështetësve të Bashës ishin ftesa eksplicite për kapitullim jo bashkëpunim. Madje jo vetëm ndaj grupit të Bashës por edhe ndaj çdo elementi që nuk ishte në kontroll të plotë. Unë kam qenë dhe jam nga ata njerëz që nuk e shoh të mundshëm bashkimin për sa kohë ata i ndan një mal i madh si Amerika. Por, nëse berishistët uleshin në negociata dhe i ftonin për bashkim, të paktën ua linin atyre ndarjen e Partisë. Ndërsa kështu ata po i përzënë duke u dhënë kartën e vetëmbrojtjes. Zgjedhjet e reja në organizatat lokale në të gjithë Shqipërinë kishin kontestime të hapura e të vazhdueshme. Dukej qartë që ato po mbaheshin pa vullnetin e një pjese të Partisë. Nuk ka rëndësi se sa është ajo pjesë. Nëse Berisha do të donte të sillte sinjale pajtimi mund t’i shtynte ato zgjedhje bashkë me Kuvendin e 30 Prillit. Si gjest përfilljeje, konsensusi, fisnikërie. Kjo do ishte shenja e parë e ndryshimit. Le të ftonte edhe fraksionin e ish Kryetarit apo të tjerë korente, të nxirrnin kandidatët e tyre, të bënin fushatë siç thoshte kur bënte Kuvendin nëpër Foltore. Por jo. Aspak. Kundërshtarët e ish Kryetarit, që u bënë me Berishën për të larguar një të paaftë emblematik si Lulzim Basha, sot duhet të ngrenë kokën. Nuk duhet të pajtohen me arrogancën e Doktorit. Trandja demokratike e këtyre muajve ka zgjuar kurajon e njerëzve për të folur. Nëse nuk flitet sot kur akoma ka një farë inercie për të përmendur të metat, nesër as mos tu shkojë nëpër mend… Berisha po e dhjet akoma pa e marrë!

Po i shkruaj këto fjalë edhe i ndikuar nga një statusi i një kandidati për Kryetar Partie në Kukës. Sipas tij Partia Demokratike ka caktuar paraprakisht Kryetarin e degës atje përmes Flamur Nokës apo Albana Vokshit. Pra, mirë përjashtimi i bashistëve, por po përjashtohet çdo zë i pakontrolluar nga Qendra G29! Kandidati kishte publikuar mjaft foto ku i provonte akuzat e veta. Kjo është tejet dëshpëruese. Berisha duhet të kuptojë se trandja që i shkaktoi PD-së duke lëvizur ujërat e qelbura prej vitesh mund t’i kthehet kundër. Çdo ditë që kalon me të tilla zhvillime do të largojë njerëz nga treni i Berishës në autobusin e dikujt tjetër.

Ndërsa Bushati qëndron më shumë tek ato çfarë Berisha thotë, më konkretisht për pasardhësin e tij tashmë të dorëhequr, ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Këtë të fundit e akuzon si një njeri të përzier me finacimet ruse, të implikuar me larjen e parave të pista, mik të afërt të kryeministrit Edi Rama, socialistit Taulant Balla apo dhe ish-deputetit Aqif Rakipi, por nuk depoziton asnjë kallëzim apo padi për të. Gjë që për Bushatin ngre pikëpyetje të mëdha.

“Ka tre mundësi: ose Sali Berisha i ka ditur të gjitha këto dhe ka heshtur në mënyrë të pamoralshme, ose nuk i ka kuptuar dhe për rrjedhojë është treguar sylesh apo i paaftë, ose asgjë e tillë nuk ka ekzistuar dhe ai thjesht mashtron,”-shkruan ai ndër të tjera. (SHIKO KËTU)

SHKRIMI I PLOTË:

Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e fundit me gazetarë ai tregoi për drekat që ish i përkëdheluri i tij paskësh konsumuar me Aqif Rakipin, personazhin që PD-ja e ka akuzuar gjithnjë si njeriun që blen vota në favor të Ramës. Madje Berisha pretendoi se Basha ka bërë ç’është e mundur që ta përfishjë “Qifen” në koalicionin e djathtë, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Këto sulme pasuan denoncimin e një dite më parë, se Luli nuk ka të drejtë të marrë vizë amerikane, për shkak se po hetohet në këtë vend për mënyrën se si ka lobuar me paratë e PD-së. Kjo aferë, që tashmë ka marrë emrin e lobistit Nik Muzzin, i shtrohet asaj të lidhjeve kriminale për pastrimin e parave, e etiketuar si Toyota Yaris, asaj të biznesit me Ramën për portin e Durrësit, asaj të kullave që ishin planifikuar të ngriheshin tek PD-ja, e asaj të bashkëpunimit me kryeministrin për të fshehur aferën e inceneratorëve, e kështu me radhë.

Ndonëse është e vështirë të besohet se ish biri politik i preferuar u gdhi papritmas në “gjeni të së keqes”, ndonëse një pjesë e mirë e këtyre denoncimeve nuk janë të faktuara, Sali Berisha vazhdon me të njëjtin pathos ti artikulojë ato pa u skuqur dhe pa u turpëruar, njësoj si në ditën e parë kur nisi betejën për rrëzimin e Bashës.

Por, midis dy kohëve ka një ndryshim esencial. Në shtator të vitit të shkuar, pasi u përjashtua nga PD-ja, Sali Berishës i lejohej gjithçka. Si ata që e duan, po ashtu edhe të tjerët që e urrejnë, janë mësuar tashmë me faktin se gjuha e shthurur, shpifja si armë politike, denigrimi deri në asgjesim i rivalit, janë pjesë e bagazhit të tij të luftës. Duke i përdorur ato edhe një herë më shumë kundër Bashës, ai do të arrinte të mobilizonte fanatikët e vet dhe nuk do të humbiste asgjë tek ata që e njohin si të tillë.

Situata sot është shumë më e ndryshme nga shtatori i vitit të kaluar. Tani Basha është rrëzuar nga karrigia, atij i kanë mbetur pas vetes vetëm një grusht mbështetësish, ndaj si i tillë, ai nuk ka më asnjë përgjegjësi për fatin e PD apo të opozitës.

Kjo peshë ka rënë sërish mbi supet e regjura të Sali Berishës. Eshtë ai që ka marrë përsipër të bëjë liderin përbashkues të demokratëve dhe ti udheheqë ata në një kryqëzatë morale kundër regjimit. Nga ky opozicion, akuzat e tanishme kundër Lulzim Bashës, sterrosin së pari atë vetë. Sepse vërtetë Berisha i ka kërkuar falje militantëve se e duroi ish kryetarin edhe pas disfatave të njëpasnjëshme elektorale, por ai nuk mund të shtiret sikur nuk ka ditur asgjë nga ato që po denoncon sot. Nëse kanë ekzistuar ndonjëherë realisht edhe drekat me Qifen edhe përpjekjet për të kriminalizuar listën e deputetëve, edhe financimet ruse edhe lidhja me pastruesit e parave edhe aferat imobiliare, ato kanë nisur shumë kohë përpara, pikërishit atëherë kur lideri historik ishte mbrojtësi më i flaktë i birit të mëvonshëm plangprishës.

Pra ka tre mundësi: ose Sali Berisha i ka ditur të gjitha këto dhe ka heshtur në mënyrë të pamoralshme, ose nuk i ka kuptuar dhe për rrjedhojë është treguar sylesh apo i paaftë, ose asgjë e tillë nuk ka ekzistuar dhe ai thjesht mashtron.

Cili do nga këto versione të jetë i vërteti ai është shkatrrimtar për një lider të ardhshëm opozite. Prandaj akuzat që deri dje e ndihmuan Berishën të mposhte Bashën, atij shumë shpejt mund ti shndërrohen në bumerang. Të gjitha pështymat këtej e tutje mund ti kthehen në fytyrë.

Pikërisht për këtë, qoftë dhe për interesin e vet të ngushtë, Berishës i volit të kthehet tek portretizimi më real i atij që e pompoi dhe e mbrojti në krye të PD-së. Lulzim Basha u tregua i paftë të ishte shefi i një opozite të pakompromis në kohën e një pushteti autarkik. Ai nuk pati as forcën për ti rezistuar dhëmbë për dhëmbë regjimit, as dinjitetin për të mos u përkulur para diplomatëve që i shërbenin atij, dhe as distancën e nevojshme për të mos u joshur nga tundimet e oligarkëve pranë Ramës. Të gjitha këto qenë të mjaftueshme që ai ta mbyllte, ashtu sikurse e mbylli, misionin e vet. Por nga këtu, ta vizatosh atë, pa fakte, si një njeri të përzier me finacimet ruse, të implikuar me larjen e parave të pista, apo se ka shitur fatin e PD-së për interesa financiare është vërtet tepër.

Nëse Sali Berisha përdori të vërteta dhe të pavërteta, për të arritur qëllimin e tij në rolin e sfidantit, atij nuk i leverdis ta bëjë këtë edhe nga pozicioni i liderit. Përndryshe do të jenë gjithnjë e më të shumtë, jo vetëm ata që do ti thonë ku ishte ti kur ndodhnin këto, por mbi të gjitha ata që do ti kërkojnë garanci: pse duhet të të besojmë se nuk përsëriten rishtaz?

Berisha po përballet me kritikat e para me sjelljen e tij, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reflektim apo dhe pajtim me demokratët e tjerë. Ka ende qëndrime të forta kundër tij, ka edhe një padi që pret përgjigje në Gjykatë, por ka vetëm një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati ermal mulosmani sali berisha selia e pd andi bushati ermal mulosmani sali berisha selia e pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë