"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Po turpëroni vendin tuaj, i mbushët gjykatat plot”/ Nga Shqipëria në Angli me kamion, përfundoi duke kultivuar
24 Shtator 2021, 16:58Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Një emigrant illegal, Riza Rama, 24 vjeç, filloi të punonte në një fermë kanabisi pasi u premtua paga 3000 paund për 2 muaj punë, por asgjë nuk shkoi sipas planit. Ai u kap dhe u dënua me 32 muaj burg.
Më 9 mars 2021, fqinjët e tij raportuan për aktivitet të dyshimtë, kështu që Policia u vu në lëvizje. Brenda shtëpisë, ku qëndronte edhe Rama, efektivët gjetën 4 dhoma të mbushura plot me kananis, ndërsa në pranga ra Rama, i cili tentoi të largohej nga dera e pasme. 24-vjeçari, teksa doli në gjyq, pranoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij duke treguar se kishte shkuar në Londër vetëm 15 ditë para se të kapej.
Po ashtu, Rama i tha gjykatësit se nuk kishte paguar askënd për ta ndihmuar në Mbretërinë e Bashkuar, por shtoi se kishte mbërritur me një kamion, me shpresën se do të punonte në ndërtim. Por kur ndodhi pandemia e koronavirusit dhe vendet e punës në ndërtim u mbyllën, për të nuk kishte më mundësi për të gjeneruar të ardhura.
Gjatë shpalljes së dënimit, gjykatësi Paul Taylor i tha Ramës: Sjellja juaj po iu turpëron vendin. Këto gjykata janë të mbushura me kultivues shqiptarë të kanabisit. Dënimi që do të shqiptoj për ju tani, të merret si mesazh për njerëzit në Shqipëri dhe gjetkë që do të futen kontrabandë në Angli se ata do të përballen me dënime të gjata dhe më pas me dëbim!
MAL I ZI- Dy zyrtarë të policisë maqedonas nga Sektori për Krim Kompjuterik para disa ditëve janë kapur me drogë në Shqipëri, teksa kalonin doganën për në Mal t...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e aksit kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta për qarkullimin e mjeteve. Në një n...
TEPELENË– Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Gramëz.Forcat zjarrfikëse kanë ...
TIRANË– 10 pacientë të infektuar nga pandemia e koronavirusit kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka...
TIRANË- Universiteti i Mjekësisë ka vendosur ditën e sotme që këtë vit të ri akademik studentët do të rikthehen në auditor. Rektorati i UMT-së zhvilloi sot...
SARANDË– Drejtori i Kadastës së Sarandës, Andri Dhima ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Kërkesa për largim vjen vetëm 5 muaj nga emërimi. Mësohet ...
BRITANI-Shqiptarët që u kapnë në varkën e peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. 69 shqiptarët po udhëtonin me varkën Sva...
Aktualitet24 Shtator 2021, 13:33
Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime t...
TIRANË– Familjarët e Brisilda Sadushit, e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës pasi kishte infeksion të përgjithshëm në gjak dhe tension të ulët ka...
SHKODËR– Dy persona të armatosur janë futur në banesën e qytetarit të identifikuar si Ndue Ulaj dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin 16...