Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Policia di kush porositi vrasjen! Si u zbulua atentati ndaj Palucës, flisnin lirisht
8 Dhjetor 2021, 15:35Nga DOSJA
TIRANË– Një vrasje është parandaluar në Tiranë! Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari drogë në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku, Edmir Vlashi dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrëve të tyre, Nikoll dhe Marie Marku.
Sipas gazetarit Elton Qyno, rasti u zbulua krejt rastësisht, pasi Policia kishte një çështje tjetër në hetim për trafik të lëndëve narkotike dhe në këtë kuadër ka nisur edhe përgjimi i bisedave telefonike. Në këtë biseda është treguar zero kujdes duke diskutuar pa asnjë shqetësim e duke dhënë emra të përveçëm për personat të cilët ishin objektiv të atentatit.
Nga pakujdesia e tyre është marrë vesh edhe porositësi i atentatit që është kundërshtari i grupit Paluca, person i cili ka vënë në dispozicion sasinë e parave dhe armatimin. Megjithatë Policia e di edhe emrin e personit që ka porositur vrasjen. Ai ka ditur mënyrën si dhe kush do të kryente vrasjen, e si do të komunikonin bashkë të ‘zgjedhurit’ e tij.
Tre bashkëpunëtorët kishin marrë masat që ditën kur të kryenin krimin në Tiranë të kishin një kanal komunikimi me anë të radiove si ato të Policisë së Shtetit. Po këto radio, kapin edhe valët në të cilat komunikojnë efektivët blu, ç’ka do tu jepte atyre mundësinë të ishin në dijeni të lëvizjeve ose postblloqeve të mundshme pas atentatit.
LEZHË– Preng Paluca i ka shpëtuar një atentati për herë të tretë! Policia e Shtetit ka parandaluar një atentat të organizuar ndaj tij me mina me tele...
VLORË – Një makinë mori flakë pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier tek nënkalimi i fshatit Panaja. Automjeti i shoferit S.Sh. është djegur pjes...
TIRANË– Hapja e konkursit për 2 vende pune si pedagog me kohë të plotë në departamentin e imazherisë në fakultetin e mjekësisë, ka sjellë ankesën e 4...
SHKODËR – Dëbora e rënë në Malësinë e Madhe ka krijuar vështirësi për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. Trashësia e dëborës në Lëpushë ka...
FIER– Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë vendimin për të anuluar tenderin që kishte firmosur paraardhësi i tij, Ardi Veliu për pistoleta, tender ky ...
TIRANË – Pallati 7-katësh i artistit të nderjë, Maks Velo, është duke u prishur në mes të ditës. Edhe pse godina ka nisur të shëmbet, nuk ka asnjë sq...